GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Albana Vokshi: Rama vendos regjim pa llogaridhënie me ‘ministren’ Diella!

21:10 - 17/09/25
në Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Albana Vokshi: Rama vendos regjim pa llogaridhënie me ‘ministren’ Diella!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama se po vendos një regjim pa llogaridhënie, përmes emërimit antikushtetues të një ministreje digjitale, ‘Diella’, që sipas saj është një fasadë për të fshehur korrupsionin dhe për të shmangur çdo përgjegjësi ligjore.

Vokshi deklaroi për Syri TV se qëllimi i vërtetë i Ramës është që të heqë firmën, emrin dhe përgjegjësinë nga çdo vendimmarrje, duke përjashtuar SPAK-un dhe publikun nga çdo informacion mbi tenderat, koncesionet apo abuzimet me fondet publike. Ajo e cilësoi këtë si një manovër të rrezikshme për të thelluar autoritarizmin dhe për të mbyllur gojën opozitës dhe qytetarëve.

Më tej, deputetja denoncoi përfshirjen direkte të grupeve kriminale dhe karteleve të drogës në zgjedhje, duke theksuar se mbi 20 deputetë aktualë janë futur në Kuvend me ndihmën e bandave dhe përfaqësojnë interesat e krimit, jo të qytetarëve.

Pjesë nga deklarata:

Sikurse është njoftuar, seanca fillon me diskutimin për programin qeverisës. Jam përqendruar te disa prej fushave të këtij programi dhe nuk e kam përfunduar ende analizimin e tij. Mendoj se Rama e ka bërë këtë për disa arsye. “Diella” i shërben si një mjet propagandistik. Është një “risi” që ai ka vendosur ta shesë në takime, forume dhe institucione ndërkombëtare si një inovacion: që ai do të luftojë korrupsionin duke vendosur një ministre të bazuar në inteligjencën artificiale.

Deri diku ia ka arritur qëllimit për të tërhequr vëmendjen, sepse është hera e parë që një “ministre” dekretohet në mënyrë antikushtetuese një ministre digjitale. Të gjithë kanë folur për këtë.

Nga ato që kam lexuar nga ekspertë të inteligjencës artificiale, kjo është një situatë shumë e rrezikshme. Sepse, përveç faktit që dekreti është antikushtetues pasi ka një procedurë për emërimin e ministrave që Rama e ka anashkaluar plotësisht kemi të bëjmë me një propozim që presidenti nuk pritej ta kthente mbrapsht, dhe për pasojë ai u dekretua.

Alarmin e kanë ngritur ekspertët për mënyrën se si “Diella” supozohet të veprojë. Rama i ka vendosur një emër dhe një fytyrë, por në thelb nuk kemi më një ministër real. Nëse do të mbledhë tendera apo të merret me prokurime gjë që e dimë se AI programohet atëherë gjithçka do të jetë e programuar që rezultati final të jetë ai që është dashur gjithmonë, por pa një ministër që firmos, pa një ministër që mban përgjegjësi përpara SPAK-ut.

Kjo zëvendësohet me Diellën. Po ajo si do të japë llogari? Si do të mbahet përgjegjëse? Rama e ka hequr fare konceptin e llogaridhënies. Ai do të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri tani madje mund ta bëjë edhe më shumë. Nuk besoj se ka ndokush që mendon se Rama ka vërtet qëllimin të luftojë korrupsionin. Por tani i ka hequr emrin dhe përgjegjësinë, që askush të mos mund të kërkojë llogari apo të japë llogari para SPAK-ut.

Madje as ne si grup parlamentar i PD-së nuk do të kemi mundësi të kërkojmë llogari për tendera, koncesione, në arsim, në shëndetësi… Më falni, po kush do të vijë të japë përgjigje? Ai e ka hequr mundësinë për llogaridhënie, transparencë dhe informim të publikut. Do të jetë e njëjta gjë me Ramen, por pa asnjë prej mekanizmave që duhet të ekzistojnë në një demokraci.

I gjithë programi i PS-së përmban premtime të përgjithshme, por asgjë konkrete. Të gjitha këto të çojnë drejt autoritarizmit. Rama po e vërteton çdo ditë se jemi në regjim.

Mendoj se zoti Berisha i ka përmendur me emra, por ne kemi bërë një analizë dhe raport të plotë për influencën e krimit dhe karteleve në zgjedhje. Kemi bërë një analizë të të gjitha karteleve, siç është ai i Tropojës. Kemi kartelin e Elbasanit “Çelës”. Janë 10 qarqe dhe në të dhjeta janë mbi 20 bashki ku ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë të bandave të drogës.

Në çdo qark ka pasur deputetë, kryesisht nga lista e hapur, të cilët janë evidentuar si përfitues të një numri të lartë votash. Janë 28 emra deputetësh të mbështetur nga këto struktura në të gjitha qarqet; nga këta, 20-25 kanë hyrë në Kuvend.

Pra, kemi një parlament ku mbi 20 deputetë mund të konsiderohen përfaqësues të karteleve. Ne nuk do të kemi më fjalën e qytetarëve në Kuvend, por interesat e krimit të organizuar. /Syri TV

Etiketa: Albana Vokshi

Lajme të lidhura

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij
Aktualitet

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij

08:37 - 06/02/26
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Aktualitet

Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës

07:56 - 06/02/26
Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26
Para
Gol me përplasje dhe magji e Salah, Liverpool në avantazh të dyfishtë pas 6 minutash

Gol me përplasje dhe magji e Salah, Liverpool në avantazh të dyfishtë pas 6 minutash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij
Aktualitet

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij

08:37 - 06/02/26

Media turke Atik ka publikuar një artikull ku e quan kryeministrin Rama, një "klloun të pakëndshëm" dhe kritikon takimin e tij me...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 06/02/26
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm

Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës

07:56 - 06/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shkurt 2026

07:32 - 06/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 6 Shkurt 2025

07:31 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com