GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reportazh i ‘The Sun’: Fshati shqiptar që po zbrazet nga emigracioni

09:52 - 21/09/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Reportazh i ‘The Sun’: Fshati shqiptar që po zbrazet nga emigracioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një reportazh i gazetës britanike The Sun i ka kushtuar vëmendje fenomenit të emigracionit masiv nga Shqipëria, duke marrë shembull fshatin Golaj në veri të vendit, vetëm pak minuta larg qytetit të Hasit.

Nga një komunitet me rreth 4,000 banorë, thuajse 60% e të rinjve kanë braktisur vendlindjen për të shkuar në Britani të Madhe, ku kërkojnë një jetë më të mirë dhe punë të paguara më mirë.

Në fshat, mundësitë e punës mbeten të kufizuara në bujqësi me të ardhura minimale dhe disa kafene buzë rrugës, që mbijetojnë vetëm falë ndonjë turisti të rastësishëm. “Nuk ka më gangsterë këtu, se janë të gjithë në Angli”, i tha me ironi një banor vendas gazetës britanike.

Por fenomeni i emigracionit nuk ka kaluar pa pasoja. Përveç shumicës së shqiptarëve që punojnë ndershëm dhe kontribuojnë me etikën e tyre të punës, një pjesë e vogël ka krijuar lidhje me grupet kriminale, duke i dhënë shqiptarëve një imazh problematik në sytë e opinionit publik britanik.

Sipas statistikave të vitit të kaluar nga Ministria britanike e Drejtësisë, një në çdo 50 shqiptarë në Britani ndodhej në burg.

Në reportazh përmenden edhe dy vëllezër nga Golaj, Isuf dhe Fation Dauti, të cilët u dëbuan nga Mbretëria e Bashkuar pas akuzave për pjesëmarrje në një rrjet të krimit të organizuar. Fillimisht ata punuan në ndërtim e pastrim, por më pas u vunë re për jetën luksoze që bënin, përtej të ardhurave të deklaruara.

Në vitin 2021, Agjencia Kombëtare e Krimeve (NCA) e konsideroi Fation Dautin si një “rrezik për sigurinë kombëtare”, duke e akuzuar për trafik droge, kontrabandë njerëzish dhe pastrim parash. Pas dëbimit të tij, rolin më aktiv në rrjet dyshohet se e mori i vëllai, Isufi.

Dy kushërinjtë e tyre, po nga Golaj, akuzohen se kanë qenë ndër organizatorët kryesorë të një grupi që kontrabandonte emigrantë të paligjshëm drejt Britanisë, përfshirë edhe fëmijë. Çmimi për kalimin ishte deri në 13,000 paund për një vend në kabinën e shoferit dhe 8,000 paund për t’u futur në pjesën e pasme të kamionëve, shpesh në kushte çnjerëzore dhe me rrezik për jetën.

Emigracioni masiv po e zbraz Golajn dhe zona të tjera të Hasit, duke i kthyer në fshatra ku jetojnë kryesisht të moshuarit, ndërsa e ardhmja e të rinjve kërkohet përtej kufijve.

Etiketa: braktisjefshatThe Sun

Lajme të lidhura

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve
Aktualitet

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir
Aktualitet

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla
Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

23:15 - 25/03/26
Para
Investim i rëndësishëm i FSHF, miratohet projekti i hotelit të ekipeve kombëtare në “Shtëpinë e Futbollit”

Investim i rëndësishëm i FSHF, miratohet projekti i hotelit të ekipeve kombëtare në “Shtëpinë e Futbollit"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 26/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Mars 2026

07:33 - 26/03/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 26 Mars 2026

07:29 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com