GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

A do të mbyllet rrjeti Telegram?

08:54 - 13/01/22
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
A do të mbyllet rrjeti Telegram?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Brendshme gjermane duket se po e humb durimin me shërbimin për komunikim, Telegram. Duket se në Ministri po mendohet seriozisht edhe për ndalimin e shërbimeve të Telegramit në Gjermani. “Ne nuk mund ta përjashtojmë këtë mundësi”, tha ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, në një intervistë për gazetën javore “Die Zeit”. Por mbyllja do të ishte “shumë serioze dhe vetëm zgjidhja e fundit”. Kjo mundësi do të shikohet vetëm në qoftë se dështojnë të gjitha përpjekjet e tjera.

Është e qartë që masat e mëparshme, përfshirë këtu edhe një letër paralajmëruese të dërguar nga Ministria e Drejtësisë, nuk kanë çuar në ndonjë rezultat pozitiv, tha Faeser. “Nëse themi se në fund do ta mbyllim këtë shërbim, për përdoruesit dhe ata që ofrojnë këtë shërbim do të ishte një veprim i ndjeshëm dhe i keq”.

Ekstremistët në Telegram kanë qenë deri tani në gjendje të përhapin urrejtje dhe të bëjnë plane për sulme, pa pasur frikë se operatori do të ndërhyjë. Ligji për rrjetet sociale detyron ofruesit që pas ndonjë ankese të heqin shpejt përmbajtjen dukshëm të paligjshme. Mendoj se kjo është një nga pikat më të rëndësishme për të zbatuar ligjin”, tha ministrja e Brendshme.

Faeser kërkon zgjidhje evropiane

Faeser angazhohet që kjo çështje të zgjidhet në nivelin evropian, në mënyrë që Telegrami të detyrohet të bashkëpunojë. “Telegrami e ka sot selinë në Dubai, e nesër ndoshta do ta ketë në Ishujt Cayman”, theksoi ministrja. “Ne do të kemi nevojë për shumë forcë për të zbatuar ligjin. Vetëm Gjermania nuk do të mund ta zgjidhë këtë problem.” Ministrja Faeser thotë se ajo është në kontakt të përhershëm dhe në konsultime intensive me homologët e saj evropianë për zgjidhjen e kësaj çështjeje./DW

Etiketa: GjermaniTelegram

Lajme të lidhura

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Para
Kanabisi në Përmet, kryeplaku i fshatit në pranga

Lajmi i mirë/ Studimi: Kanabisi parandalon infektimin me Covid-19

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin
Breaking Views

Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin

16:30 - 25/01/26

Java e 19-të e Kategorisë së Parë dhuroi emocione, gola dhe rivalitet të fortë në të gjitha ndeshjet. Skuadrat kryesuese...

Lexo më shumë
Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë

Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë

16:24 - 25/01/26
Mbijetesë, presion dhe protesta: Tirana mposht Flamurtarin, Teuta dhe Vora ndahen në paqe

Mbijetesë, presion dhe protesta: Tirana mposht Flamurtarin, Teuta dhe Vora ndahen në paqe

16:12 - 25/01/26
‘U vra në pabesi, shpëtoi të tjerët’! Rrëfimi tronditës i bashkëshortes së Petrit Ndout, që e vranë me çekiç

‘U vra në pabesi, shpëtoi të tjerët’! Rrëfimi tronditës i bashkëshortes së Petrit Ndout, që e vranë me çekiç

15:47 - 25/01/26
Hyn “Live” nga qelia e burgut! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

Hyn “Live” nga qelia e burgut! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

14:55 - 25/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com