GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndryshime në qeveri/ Silva Caka braktis Partinë e Lirisë, emërohet zv.ministre e Brendshme

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
PL sërish në SPAK: Kompania e inceneratorit të Tiranës i dha hua punonjësit, më pas i shiti tokë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Silva Caka, ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, është rikthyer në detyrë publike, tashmë si zëvendësministre e Brendshme, sipas disa raportimeve mediatike. Emërimi i saj u miratua në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ku u shënua edhe shkarkimi i zëvendësministrit Andi Mahilaj nga i njëjti post.

Caka ka një profil të spikatur në fushën ligjore dhe parlamentare, me një karrierë të gjatë si juriste, pedagoge dhe politikane. Ajo ka shërbyer si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka qenë anëtare e komisioneve të rëndësishme, përfshirë atë për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe në Komisionin për Reformën në Drejtësi.

Ndër të tjera, Caka ka përfaqësuar Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE). Ka ushtruar role drejtuese në Delegacionin e Miqësisë Shqipëri–Norvegji dhe në Aleancën e Grave Deputete.

Përveç Cakës, në mbledhjen e sotme të qeverisë janë bërë edhe ndryshime të tjera në nivel zëvendësministrash.

Mira Kapisyzi është liruar nga posti i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe në vend të saj është emëruar Eugena Tomini, e cila rikthehet në këtë detyrë pas një kohe si drejtuese e ISHP-së.

Ndërkohë, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, detyra e zëvendësministres i është besuar ish-deputetes Edona Bilali.

Etiketa: PLSilva Caka

Lajme të lidhura

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Para
Akuzohen se kanë mashtruar klientët, arrestohet pronari i një agjencie turistike në Tiranë

Akuzohen se kanë mashtruar klientët, arrestohet pronari i një agjencie turistike në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com