GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston, ndërtuesin mashtrues

15:28 - 25/09/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston, ndërtuesin mashtrues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Pamjet e sheshit, të tregu elektrik, si dhe WC-ve publike të qytetit të Kuçovës duket sikur janë marrë nga Gaza! Grumbuj inertesh, dërrasash, hekurash dhe telash të hedhura gjithandej dhe erë fekalesh që kutërbon. Nuk ka ndodhur ndonjë bombardim, as tërmet, por një kompani që ka fituar tenderin për të bërë riparimet e ka shqepur gjithçka dhe i ka lënë punimet pa kryer. Në videon më poshtë është fiksuar situata që po raportojmë:

Sipas tabelës së vendosur në sheshin e ndërtimit, tashmë punimet duhet të ishin dorëzuar të përfunduara, por nuk ka gjasa të mbarojnë për një kohë të gjatë.

Në sheshin e ndërtimit nuk ka as mjete as punonjës. Duket gjithçka e braktisur. Punimet kanë nisur në 12 maj 2025 dhe në 12 shtator 2025 duhet të inauguroheshin WC-të e reja dhe sheshi të ishte rregulluar.

Tregtarët në Kuçovë prej disa muajsh ankohen për kaosin e krijuar, por bashkia e Kuçovës hesht për problemin. Pasi qytetarët denoncuan problemin në redaksinë e Gijotina.com, ne i verifikuam në terren ankesat e tyre. Përgjegjësia për këtë katrahurë është e kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari, i cili i ka dhënë tenderin një firme që njihet për punime të dobëta dhe mos zbatimin e kontratave publike që përfiton.

Në këto foto janë instalimet elektrike të lëna jashtë dhe pusetat e parregulluara.

Tenderi me objekt “Rikonstruksion i sheshit, W.C-ve dhe sistemit elektrik të tregut industrial, W.C-të publike pranë parkut të ri e W.C-ve pranë Bashkisë Kuçovë”, që e iu dha kompanisë “Aida Construction” shpk e kishte Fondin Limit 6 539 894,00 lekë pa TVSH, por situata faktike tregon se paratë kanë shtuar fitimet e pronarit dhe një pjesë në xhepat e zyrtarit të korruptuar.

Ky është tender elektoral i mbajtur gjatë fushatës zgjedhore, për të treguar se sa shumë punon “Rilindja”. Për ta fryrë vlerën e tenderit janë bashkuar tre objekte që nuk kanë lidhje me njëri tjetrin, sheshi, WC-të publike dhe rrjeti elektrik. Në këtë kuadër, u mbajt procedura e prokurimit më 3 mars 2025.

Kompania e Andon Kristos nuk plotëson kriteret e tenderit

Duhet të theksojmë se kompania fituese “Aida Construction” nuk duhej kualifikuar për këtë tender pasi nuk plotëson kriterin financiar.

Sipas ligjit në fuqi për prokurimin publik, operatorët ekonomikë duhet të vërtetojnë kapacitetin e mjaftueshëm financiar. Në rastin tonë, kompania “Aida Construction” shpk ka mjaftueshëm xhiro vjetore, por rezulton me humbje. Sipas këtij grafiku, kompania me pronar Andon Kriston, është me humbje në gjatë vitit 2023.

Operatori Ekonomik duhet të ketë një aktivitet pozitiv të qëndrueshëm gjatë 3 viteve të fundit 2022, 2023 dhe 2024. Për të vërtetuar plotësimin e këtij kushti Operatori Ekonomik duhet të paraqesë kopje të bilanceve të 3 viteve të fundit pranë autoritetit përkatës, të konfirmuara nga audituesi, në të cilat duhet të rezultojë se nuk ka dalë me humbje të paktën në tre vite të njëpasnjëshëm.

Nga ana tjetër, pas një kontrolli që bëmë në regjistrin e licencave në QKB, na rezulton se “AIDA Construction” shpk ka vetëm një licencë të lëshuar në 2022, dhe ajo është për ekspertizë mbi sistemet e mbrojtjes nga zjarri.

Sipas dokumenteve standarde të tenderit, operatori ekonomik duhet të paraqesë licencën profesionale të shoqërisë, të vlefshme për zbatimin e punimeve objekt kontrate, të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Konkretisht kërkohen licencat e tipit NP – 3 A, NS – 2 A dhe NS – 14 A.

Na lind dyshimi se komisioni nuk ka bërë asnjë lloj verifikimi dhe tenderi ka qenë fiktiv. Këto neglizhenca mund të ndodhnin vetëm me dijeninë e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari. Kështu, duke parë vetëm interesin personal, kryetari më 14 prill 2025 i firmosi kontratën Andon Kristos.

Ndërkaq, Kristo i ka lidhur mirë telat, sepse kompania mbikëqyrëse që duhet të mbrojë paratë e bashkisë, ka mbyllur sytë dhe i bën letrat sipas kërkesave të kompanisë zbatuese të punimeve. Studioja që ka zgjedhur bashkia Kuçovë për mbikëqyrjen e këtyre punimeve është “6D PLAN” shpk  me pronar Saidjon Kodhelajn.

Andon Kristos i ka dalë nami i keq prej kohësh

Andon Kristo ka fituar vazhdimisht tendera me favorizimin e zyrtarëve të korruptuar të bashkive. Kujtojmë se në 12 mars 2024, Gijotina denoncoi kryetaren e Bashkisë Lushnjë se bashkëpunon me ndërtues të denoncuar për mashtrim me punimet publike. Kryetarja Sefa, ashtu si edhe kolegu Hajdari, nuk pyet as për ligjin as për ligjvënësin. Në këtë rast, tenderin me objekt “Mur me pilota në rrugën Vëllezërit Frashëri” ia firmosi Andon Kristos që është akuzuar publikisht nga deputeti Erion Braçe për punë pa cilësi. Tenderi mori nga Open Data Albania një shënim me “Flamur të kuq” që është risku i korrupsionit.

Braçe ka denoncuar ndërtuesit e godinës së re të Bashkisë së Divjakës, për të cilën thotë se është thjesht një tmerr në fasadë, në ajrim e gjithçka tjetër.

Sipas tij, Bert Yzeiraj, Fred Ibrahimi, Andon Kristo dhe Skënder Çela shkatërruan një projekt fantastik, teksa shton se asnjë tjetër nuk ka guxuar të tallet kaq shumë me një vepër publike.

Kështu, Andon Kristo do të vazhdojë të përfitojë kontrata të tjera pa u ndjerë si nga Bashkia Divjakë edhe nga Bashkia Lushnjë, sepse kryebashkiakët kanë nevojë për “bashkëpunimin” e tyre.

Duke iu kthyer punimeve në Kuçovë, kryetar Hajdari duhet të kishte pyetur pak përpara se t’ia jepte tenderin Andon Kristos, të ishte menduar mirë sepse era e tenderit të WC-ve të Kuçovës mund të arrijë deri në SPAK. Një herë ia falën. Në 25 janar 2024, mos-deklarimi në Formularin e Dekriminalizimit i një dënimi të marrë në Greqi, i kushtoi kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari një vendim nga GJKKO me 9 muaj burg, për falsifikim dokumentesh. Ky dënim u konvertua me punë në komunitet.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: andon kristoKRESHNIK HAJDARItenderi i WC-ve

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Zbulohet muri rrethues i qytetit ilir të Amantias, i përket shekullit III pKr

Zbulohet muri rrethues i qytetit ilir të Amantias, i përket shekullit III pKr

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com