GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria renditet mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, popullsia e vendit u zvogëlua me -1.15%, duke reflektuar presionin e dyfishtë të emigracionit dhe të normave të ulëta të lindshmërisë. Ky zhvillim po ushtron ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e punës dhe perspektivën afatgjatë të ekonomisë shqiptare.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2%, krahasuar me 1 Janar 2024.

Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë: Shtesës natyrore, që për vitin 2024 ishte pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje; Migracionit neto, i cili mbeti negativ me -28.836 persona.

Ndërsa Censi i vitit 2023 zbuloi se në një dekadë, popullsia e vendi është tkurrur me rreth 400 mijë persona, duke mbajtur rekord në Europë për reduktimin e popullatës në 10 vitet e fundit.

Ndërkohë, Kosova kryeson listën botërore për rënien më të fortë të popullsisë, me një tkurrje rekord prej -9.69% në vitin 2024. Emigracioni masiv, sidomos i të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Europian, po e kthen këtë fenomen në një sfidë serioze demografike dhe ekonomike për vendin.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 42 vende dhe territore po tkurren aktualisht, me disa prej tyre që përjetojnë rënie më të shpejta se të tjerat. Në këtë infografikë, paraqiten zonat ku po ndodhin tkurrjet më të shpejta, sipas të dhënave të vitit 2024.

Nga ana tjetër popullsia e përgjithshme e botës vazhdon të rritet me një normë mesatare prej 1%.

Europa Lindore kryeson në rënien e popullsisë

Një pjesë e konsiderueshme e vendeve në tkurrje ndodhen në Europën Lindore, ku Kosova, Moldavia dhe Maqedonia e Veriut po përjetojnë rëniet më të thella.

Një arsye kryesore për këtë prirje është emigracioni, akti i largimit nga vendi i origjinës për t’u vendosur në një tjetër.

Europa Lindore ka përjetuar norma të larta emigracioni gjatë dekadave të fundit për shkak të hendekut të pagave me Europën Perëndimore, si dhe integrimit në BE (që krijon një rrugë ligjore për lëvizjen e fuqisë punëtore).

Ekonomitë e mëdha i bashkohen listës

Një prirje tjetër interesante është përfshirja e ekonomive të mëdha si Gjermania, Japonia, Kina dhe Italia. Edhe pse rëniet e tyre janë të moderuara, madhësia e këtyre vendeve bën që ndryshimi demografik të ketë pasoja të gjera globale.

Qeveritë po marrin masa për të rritur normat e lindshmërisë, por është ende herët për të gjykuar efektivitetin e tyre.

Në Japoni, për shembull, qeveria ka krijuar Agjencinë e Fëmijëve dhe Familjeve, një strukturë e re administrative që mbikëqyr çështje si mirëqenia e fëmijëve dhe aksesin në çerdhe. Ndërkohë, në Kinë, qeveria ka zbatuar një subvencion kombëtar prej 3,600 juanësh (rreth 500 dollarë) në vit për çdo fëmijë nën moshën tre vjeç.

/Monitor.al/

Etiketa: emigrimKryesore1shpopullimShqiperia

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

19:00 - 10/09/26
Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj
Aktualitet

Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

18:52 - 10/09/26
“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE
Aktualitet

“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

18:22 - 10/09/26
Para
Begaj takon Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane, lidhje e pathyeshme

Begaj takon Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane, lidhje e pathyeshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

19:00 - 10/09/26

Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 103-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë...

Lexo më shumë
Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

18:52 - 10/09/26
Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun

Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun

18:30 - 10/09/26
“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

18:22 - 10/09/26
FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

17:52 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com