GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Vrasja e biznesmenit, reagon Dhoma Italiane e Tregtisë: Të bëhet një hetim i plotë dhe transparent

në Uncategorized
Kohë leximi: 1 min
A A
Vrasja e biznesmenit, reagon Dhoma Italiane e Tregtisë: Të bëhet një hetim i plotë dhe transparent
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Confindustria Albania dhe Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri, në një komunikatë të përbashkët, kanë reaguar për vrasjen e biznesmenit Edoardo Sarchi pranë Tepelenës.

Në këtë reagim kërkohet nga autoritetet shqiptare një hetim të menjëhershëm, të plotë dhe transparent për zbardhjen e rrethanave të krimit.

“Është e domosdoshme që autorët dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë pa vonesë. Ngjarje të tilla nuk mund të mbeten të pandëshkuara, pasi siguria dhe besimi janë kushte themelore për praninë dhe aktivitetin e operatorëve ekonomikë italianë në Shqipëri”, theksohet në reagimin e përbashkët.

Më tej i bëhet thirrje institucioneve shqiptare që të mobilizojnë burime të plota hetimore, të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet italiane dhe të informojnë rregullisht publikun mbi ecurinë e hetimeve.

Ndërkohë, këtë të hënë, policia e shtetit bëri të ditur se e ka zbardhur këtë ngjarje të rëndë, Sipas policisë, autori i dyshuar është Kamber Sulçe, 48 vjeç, banues në Mesaplik, Vlorë, i shpallur në kërkim.

Trupi i pajetë i biznesmenit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit” pas mesnatës së 26 shtatorit 2025.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i Policisë Gjirokastër dhe Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, u identifikua autori i dyshuar, Kamber Sulçe, 48 vjeç, banues në Mesaplik, Vlorë.

Ai është shpallur në kërkim për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Lajme të lidhura

Uncategorized

“Përballë do na keni”/ Banorët e Krujës: Policëy shkojnë me 4 makina në shtëpitë e protestuesve

15:30 - 25/10/26
Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane
Aktualitet

Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane

07:55 - 22/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët
Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
Para
Iu sekuestrua 3 mln euro pasuri, reagon noterja Sanja Telhallari: E shkuara e bashkëshortit nuk mund të më prekë mua

Iu sekuestrua 3 mln euro pasuri, reagon noterja Sanja Telhallari: E shkuara e bashkëshortit nuk mund të më prekë mua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

Një koment për partneren e të akuzuarit dyshohet se qëndron në zanafillën e konfliktit që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit...

Lexo më shumë
Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë

“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë

20:12 - 29/10/26
Eurodeputetja gjermane: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë

Eurodeputetja gjermane: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë

20:05 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com