GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet për Tiranën, Bardhi: Presidenti do bëjë shkelje të rëndë nëse nuk respekton Kushtetuesen

12:54 - 30/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet për Tiranën, Bardhi: Presidenti do bëjë shkelje të rëndë nëse nuk respekton Kushtetuesen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, komentoi shkresën e kryeministrit Rama drejtuar Presidentit, e cila njofton për vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe pesë bashki të tjera. Bardhi tha se Presidenti Bajram Begaj do të veprojë sipas interesit të kryeministrit Edi Rama, çka do të përbënte një shkelje të rëndë të Kushtetutës.

“Presidenti që është autoriteti për të shpallur zgjedhjet duhet të verifikojë procedurën para se të konstatojë ekzistencën e vakancës dhe të dekretojë datën e zgjedhjeve. Nëse vepron ndryshe, do të ishte shkelje e rëndë që sjell përgjegjësi ligjore,” tha Bardhi.

Ai theksoi gjithashtu se Gjykata Kushtetuese, ku Erion Veliaj ka depozituar ankimimin për shkarkimin, duhet të njoftojë pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për të shmangur përplasje institucionale. Bardhi ironizoi më tej Begajn, duke thënë se ai ndjek vetëm “urdhrat e Ramës”.

Bardhi shtoi se edhe pse nuk ka interes për fatin e Veliajt, Kushtetuta duhet të respektohet dhe procesi i ankimimit duhet të përfundojë para se të shpallen zgjedhjet.

“Ky është vendim që do e marrin strukturat e PD, kryesia. Uroj shumë që presidenti të respektojë kushtetutën. Di që kërkesa përkatëse, edhe pse kam zero interes për fatin e Veliajt, për mua duhej të ishte shkarkuar shumë kohë më parë, por sa kohë ka një proces që e përshkruan Kushtetuta duhet të respektohet. Besoj se edhe GJK ka rol për të luajtur në këtë drejtim dhe  besoj se duhet të njoftojë dhe atë që ka kushtetuta automatike, pezullimin e vendimit të këshillit të ministrave.

Nuk e kam lexuar të plotë përgjigjen e GJK, por procedura e kërkon që në momentin që kërkesa regjistrohet në Gjykatë, automatikisht pezullohet. Në gjykimin tim, edhe për të shmangur një përplasje institucionale, GJK nuk duhet të kursehet vetëm me regjistrimin në regjistër, por duhet të sqarojë se vendimi i Këshillit të Ministrave është pezulluar. Nga Begaj pres ta shpallë Shqipërinë edhe republikë kryeministrore. Ka vetëm një bibël e Kuran që është urdhri i Ramës.”, tha Bardhi.

Etiketa: BardhiPresident

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
U kap me 1000 euro ryshfet/ GJKKO lë në qeli inspektorin e IM,  Klajdi Zhilla

U kap me 1000 euro ryshfet/ GJKKO lë në qeli inspektorin e IM, Klajdi Zhilla

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com