GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si tallja me Trump u bë virale dhe pse “shakaxhiu” Rama u pendua

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Si tallja me Trump u bë virale dhe pse “shakaxhiu” Rama u pendua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Ramës i pëlqen të bëjë shpesh “shakaxhiun” në samitet ndërkombetare. Kjo si një mënyrë për të tërhequr vemendje. Por, ndonjëherë, “shakaja” ka edhe pasoja.

Këtë “mësim” duket se e ka marrë këtë të enjtë kreu i qeverisë shqiptare pas asaj që ndodhi në samitin e Komitetit Politik Europian të mbajtur në Kompenhagën të Danimarkës.

Përpara uljes në tryezë, Rama u filmua duke u tallur me Presidentin amerikan Donald Trump pas “gafave” të tij të vazhdueshme se kishte arritur paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duke e ngatërruar vendin tonë me Armeninë.

“Duhet të na kërkoni falje… sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” – i tha Rama, presidentit të Francës, Emannuel Macron, duke e bërë Presidentin azer Ilham Aliyevin të shpërthente në të qeshura.

“Më vjen keq për këtë”, – tha me shaka Macron duke e qëlluar Ramën në faqe, si për t’i thënë se shakaja ishte e tepërt.

Kaq u desh dhe video bëri xhiron e të gjitha mediave ndërkombëtare. “Politico” shkruan se Trump u tall nga udhëheqësit evropianë për ngatërresën Armeni – Shqipëri.

Në artikull thuhet se “konfuzioni gjeografik i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishte objekt shakaje midis liderëve botërorë në një samit të enjten. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u filmua duke u tallur me Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen të enjten”.

Pamjet kanë bërë jehonë edhe në mediat italiane.

Edhe Euronews ka shpërndarë online videon nga ky moment. Në video Euroneës shkruan se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e tall Trumpin për ngatërrimin e Shqipërisë me Armeninë.

Edhe britanikja “The Telegraph” shkroi se “Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev janë filmuar duke bërë shaka me presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka ngatërruar në mënyrë të përsëritur Shqipërinë me Armeninë”.

Edhe mediat ruse i bënë jehonë batutës së Ramës. “RT” ka ndarë videon, ku Rama bën shaka me Macron dhe tallet me një nga deklaratat e presidentit Donald Trump.

Tërheqja e Ramës

Duke parë që kjo shaka pa kripë i ishte kthyer në bumerang, Rama është përpjekur në mbrëmje të minimizojë gjestin duke e quajtur “një shaka miqëësore”.

“Është me të vërtetë e jashtëzakonshme se si funksionon sot media dhe se si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor, në frymë miqësie, papritmas shëndrrohet në titull ndërkombëtar të një samiti me dhjetëra vende, ndërkohë që gjithçka tjetër, thelbi i vërtetë, bëhet i parëndësishëm.

Por po, ishte kënaqësi sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, të rikujtoja një lapsus të Presidentit Trump, i cili dikur tha se edhe Shqipëria kishte arritur të bënte paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që Emmanuel vetë kishte punuar pa lodhje, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Një shaka, një moment miqësor. Sigurisht, s’ka asnjë problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh e ta kthesh në helm politik është thjesht e padrejtë” – shkroi Rama në X.

Ai madje i ka thurrur elozhe kreut të shtëpisë së Bardhë.

“Prandaj le ta themi troç: E vërteta është që Presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën ‘paqe’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe aty ku të tjerët kishin provuar por kishin dështuar, dhe vijon ta ndjekë atë me ngulm. Ajo shkëmbesë nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori mes njerëzish, të cilët në fakt janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.” – shkruan Rama në X. /LAPSI.al

Etiketa: Edi RamaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve
Aktualitet

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

18:39 - 11/07/26
Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart
Aktualitet

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26
Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim
Aktualitet

Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

17:45 - 11/07/26
Para
Blinte vota për Tom Doshin/ Merret i pandehur kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

Blinte vota për Tom Doshin/ Merret i pandehur kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve
Aktualitet

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

18:39 - 11/07/26

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur këtë të shtunë në Kolonjë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë...

Lexo më shumë
Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26
FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

18:11 - 11/07/26
Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

17:45 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com