GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U ekzekutua me tritol/ Viktima është babai i Klaus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U ekzekutua me tritol/ Viktima është babai i Klaus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Isuf Jaçaj 58 vjeç ka humur jetën mbrëmjen e të shtunës në Sarandë, pas tritolit që iu vendos makinës së tij.

Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025.

Një grup hetimor po punon për të identifikuar dhe kapur autorët, ndërsa do të sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë në zonë, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

E shkuara problematike e Isuf Jaçajt dhe djalit të tij

Vrasja e 58-vjecarit dyshohet të jetë për motivet e hakmarrjes, pasi i biri i tij, Klaus Jaçaj, 31 vjeç, është përfshirë në një ngjarje kriminale më 17 korrik në qytetin e Sarandës dhe aktualisht ndodhet në burg.

Më 17 korrik, në qytetin e Sarandës dy të rinj u plagosën me armë zjarri nga Ramadan Zoto allias Canaj, 43 vjeç, pas një konflikti për një tokë në bregdet. Zoto qëlloi me armë dy të rinjtë nga Kamza, Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën. Ishte Klaus Jaçaj, ai i cili e ndihmoi Zoton të largohej nga vendi i ngjarjes, bashkë me të vëllanë Erjon Canaj, 36 vjeç. Klaus Jaçaj u arrestua vetëm 1 javë pas ngjarjes, ndërsa vetë Ramadon Zoto ra në pranga më datë 22 gusht në qytetin e Korçës.

Por vetëm 2 ditë para arrestimit, Klaus Jaçajt iu hodh mjeti në erë më tritol. Makina ndodhej e parkuar po në lagjen numër 3, ku sot i vranë babanë, por 31-vjeçari nuk ishte në makinë.

Shpërthimi me tritol i 22 korrikut në mjetin e Jaçajt mbeti një ngjarje e pazbardhur, pasi nuk dihet nëse ishte thjesht një paralajmërim, apo atentatorët dështuan të ekzekutonin të riun, ndërsa sot u hakmorën duke i vrarë babanë.

Po ashtu, edhe 58-vjeçari ishte emër i njohur për policinë si person me precedentë penalë që para viteve 2000.

Në qershor të vitit 2010, Jacaj mbeti i plagosur pas një konflikti me sende të forta në lagjen nr. 4, ndërsa në tetor 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri, po në Sarandë.

Gjithashtu në korrik të vitit 2022, u përfshi në një tjetër përplasje, ku u arrestua me një përforcues grushti, ndërkohë që një tjetër person u kap me armë zjarri. Ndërsa në vitet e fundit “Bushi” merrej me sektorin e turizmit, duke transportuar turistë me skafin e tij në zonat bregdetare përreth Sarandës.

Isuf Jaçaj

Klaus Jaçaj

Shpërthim i fortë në Sarandë, automjeti hidhet në erë me një person brenda

 

 

 

Etiketa: atentattritol

Lajme të lidhura

Zjarri në Panaja del jashtë kontrollit, flakët afrohen drejt kodrave
Aktualitet

Zjarri në Panaja del jashtë kontrollit, flakët afrohen drejt kodrave

19:25 - 22/05/26
Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi
Aktualitet

Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi

14:10 - 22/05/26
Aktualitet

Komisioni Europian mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës me BE-në

13:56 - 22/05/26
Para
U përplas nga një automjet, ndërron jetë drejtuesi i motorit në Shkodër

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri në Panaja del jashtë kontrollit, flakët afrohen drejt kodrave
Aktualitet

Zjarri në Panaja del jashtë kontrollit, flakët afrohen drejt kodrave

19:25 - 22/05/26

Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve në zonën e fshatit të Panaja në Vlorë....

Lexo më shumë
Konfirmohet konferenca e 8-të Shqipëri–BE, gati hapat finalë për grupkapitullin e par

Konfirmohet konferenca e 8-të Shqipëri–BE, gati hapat finalë për grupkapitullin e par

18:56 - 22/05/26
Komisioni Europian pranon letrën e Merz: Ukraina, anëtare e asociuar, Shqipëria “vëzhguese”

Komisioni Europian pranon letrën e Merz: Ukraina, anëtare e asociuar, Shqipëria “vëzhguese”

18:45 - 22/05/26
“Do të rikthehem”, deklarata e Sylvinho në takimin e FSHF prek tifozët shqiptarë

“Do të rikthehem”, deklarata e Sylvinho në takimin e FSHF prek tifozët shqiptarë

16:36 - 22/05/26

Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake

15:32 - 22/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com