GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Nuk më mungon goli nga sulmuesit”/ Sylvinho: E njohim ekipin e tyre, mund ta kemi një surprizë

16:55 - 10/10/25
në Breaking Views, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk më mungon goli nga sulmuesit”/ Sylvinho: E njohim ekipin e tyre, mund ta kemi një surprizë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ndeshja juaj më e rëndësishme në krye të ekipit?

Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po, kjo ka më shumë rëndësi. Një muaj më parë ishte ajo me Letoninë, nëse nuk do fitonim kjo nesër nuk do vlente. Më pas kemi Andorrën në vazhdim. Sfida nesër është emblematike, ndihet në atmosferë dhe kjo u pa edhe në Tiranë.

Sulmi dhe golat?

Sa i takon ndeshjes, është e bukur për t’u luajtur. Kemi pasur tre ditë e gjysmë të shpejta për trajnim, për të folur dhe për të analizuar ndeshjen. Kemi punuar në dy fazat, në sulm dhe mbrojtje. Goli është pjesa e fundit e futbollit. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe nesër do zgjedhim emrat për në fushë. Nuk më shqetëson goli, është pika e fundit. Unë jam besim te futbollistët dhe e di që do bëjmë më të mirën në fushë.

Keni ndonjë surprizë për nesër? Trajneri i Serbisë tha se e di sesi do luani në fushë…

Edhe ne e dimë si do luajnë ata. Tre në mbrojtje, dy anësorë, tre në mesin e fushës dhe sulmi. Nuk do them për surpriza, kemi edhe një stërvitje.

Një ndeshje si finale, sa janë shanset për fitoren tonë?

Futbolli është i paparashikueshëm. Për këtë ne nuk vendosim baste. Unë jam një trajner që kam luajtur në nivele të larta si futbollist. Nuk kam parë një ekip që fiton para se të fillojë ndeshja. Rivalët janë një ekip i fortë që luajnë në nivele të larta. Në Tiranë (0-0) pamë që ishim në një nivel, në futboll mund të ndodhë çdo gjë.

Forma e futbollistëve kuqezi jo e duhura, a është ky shansi i fundit për ta?

Nesër kemi ndeshjen më të rëndësishme, kjo vlen për ndeshjet e radhës. Atmosfera është e mirë. Ne kemi një grup futbollistësh dhe nuk më intereson momenti i tyre, por që të futen në fushë dhe të japin më të mirën. Edhe nëse fitojmë këtu dhe nuk mbajmë ritmin, nuk vlen. Kemi mësuar në Evropian dhe unë kam besim te emrat që kam thirrur se në fushë do japin më të mirën.

Ndeshje ndryshe edhe për historinë, a ka presion në grup dhe si po përballohet? Ky duel vendos vendin e dytë në Grupin K…

Ne këtu dhe futbollistët jemi mësuar me presion. Luajmë që 15 vjeç, pastaj kemi derbi. Kam lindur në Sao Paolo dhe kam luajtur në Londër. Jemi këtu, kemi fatin në duart tona. Kush fiton nesër shkon në play-off. Jemi të qetë dhe të gatshëm për fitore.

Pikat më të forta të Serbisë dhe a keni frikë se mund të shkarkoheni me një humbje?

Pyetja e parë është e bukur, për të dytën mendoj unë për të ardhmen. Kam qenë në Brazil, me Arsenalin, me Barcelonën dhe në Shqipëri ndihem shumë i lumtur për punën time.

Serbia ka futbollistë shumë të mirë, ekip fizik, në lojën një me një kanë cilësi. Mbaj mend Brazil – Serbi në Botërorin e Rusisë 2018, keni pasur ekip të mirë sepse kam qenë pjesë e stafit të Brazilit. Unë mund të të them emrat, por kjo nuk ka rëndësi. Si Serbia dhe ne kemi shumë futbollistë të fortë dhe kjo e bën ndeshjen më të bukur kur dalim në fushë. Hoxha, Manaj, Broja, Asani, Laçi, Daku, janë shumë cilësorë.

Si janë dy skuadrat sot dhe tre muaj më parë? Si doni t’i motivoni futbollistët?

Kjo është një gjë e bukur në Kombëtare, ndryshe nga klubet. Është një metodologji tjetër, ndryshon gjithçka. Ky është një moment kur futbollistët vijnë në momentin më të mirë, ndryshe nga qershori kur kampionatet kishin mbaruar. Tetori dhe nëntori janë muajt kur futbollistët mund të jenë në formën më të mirë, ose të dëmtohen. Për fat nuk kemi shumë lëndime. Skema si luajnë në klubet e tyre dhe ajo në Kombëtare janë ndryshe.

E kam një letër, por nuk mund ta tregoj tani (qesh). Punojmë me ekipin edhe nga ana psikolgjike.

Keni thirrur 55 emra dhe 44 prej tyre i keni futur në fushë. Para këtij dueli, a është dikush që do të ‘rrëmbjë’ fanellën e titullarit nesër?

Kjo që thoni është e drejtë, kemi dyert të hapura për lojtarët. Cake dhe Gripshi janë dy afrimet e fundit. Klisman po bën mirë, Gripshi më pëlqen. Është përgjegjësi e madhe të kesh këtë ekip, unë mundohem të bëj zgjedhjet më të mira. Kemi marrë më herët edhe emra nga U-21. Dua emra që kanë përvojë këtë moment”, tha Sylvinho.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Trajneri Sylvinho

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Nobeli për Paqe 2025 ndez debat/ Reagon Shtëpia e Bardhë: Trump i zhgënjyer

Nobeli për Paqe 2025 ndez debat/ Reagon Shtëpia e Bardhë: Trump i zhgënjyer

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com