GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndalohen monopatinat elektrike – Ministria e Brendshme nis bllokimin që nga e hëna (VIDEO)

12:26 - 12/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndalohen monopatinat elektrike – Ministria e Brendshme nis bllokimin që nga e hëna (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit  do të nisë bllokimin e qarkullimit të monopatinave.

Ministrja Albana Kociu dhe kreu i uniformave blu, Ilir Proda, në një video-mesazh dhanë dhe arsyet e kësaj vendimmarrjeje.

“Bllokimi do të fillojë që këtë të hënë!

Askush nuk mund të qarkulloje me mjetin elektrik nisur edhe nga rastet e përsëritur të ngjarjeve rrugore

STOP MONOPATINAVE ELEKTRIKE – Rregulla të reja për sigurinë publike! 991 raste te raportuara nga urgjencat, janë më shumë se sa mjaft për ta ndalur menjëherë këtë risi të rrezikshme në qarkullimim rrugor të qyteteve tona, deri në hartimin e një rregulloreje strikte të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”, argumentuan ata.

Ministrja e Punëve të Brendeshme Albana Koçiu: “Thirra sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të adresuar një shqetësim në rritje të qytetarëve sa i përket përdorimit të monopatinave elektrike.
Kemi marrë një sërë ankesash dhe raportimesh nga qytetarët rreth rrezikshmërisë që këto mjete përfaqësojnë,sidomos për të miturit apo të moshuarit që lëvizin në rrugë, por edhe vetë për përdoruesit e tyre.
Të dhënat e Policisë së Shtetit mbështesin këtë problematikë në rritje”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda: “Ne kemi bërë një analizë të hollësishme në lidhje me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin qe përdorimi i këtyre mjeteve po shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike. Mjafton të përmendim faktin që vetëm gjatë vitit 2024 janë 991 raste të raportuara nga urgjenca për aksidente me këto mjete, mes këtyre rasteve ka pasur edhe fatalitete si dhe dëmtime shumë të rënda. Për ta adresuar këtë problem dhe këtë rrezik që i vjen rendit dhe sigurisë publike dhe përdoruesve të rruges nga përdorimi i këtyre mjeteve ne kemi përcaktuar edhe një procedurë sdandarde bazuar në ligjin për Policinë e Shtetit për ta adresuar këtë problem duke ndëshkuar drejtuesit e mjeteve dhe përdorimin e këtyre mjeteve në rrugë urbane duke përfshirë edhe troturaret dhe duke arritur deri në bllokim administrativ të këtyre mjeteve”.

Ministrja e Punëve të Brendeshme Albana Koçiu: “Sot, i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht, të mos lejojë qarkullimin e monopatinave elektrike. Gjithashtu, dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën si një mënyrë biznesi, për dhënien me qira ditore, duhet t’a kenë të qartë që të mos investojnë në këtë aktivitet! Lejimi, gjithmonë pas përfundimi i këtij procesi, do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve. Ne do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë. Do të qartësojmë një herë e përgjithshmonë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat mund të përdoren dhe ku jo. Si dhe kriteret për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar. Megjithatë, deri në hartimin e një kuadri të plotë rregullator, interesi publik dikton një ndërhyrje të menjëhershme”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda: “Që nga dita e hënë Policia e Shtetit do të përfshihet në një operacion për ndalimin e qarkullimit yë këtyre mjeteve dhe prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces”.

Ministrja e Punëve të Brendeshme Albana Koçiu: “Shqipëria nuk është i vetmi vend është përballur me këtë situatë. Franca, Italia, Gjermania, në rajon Maqedonia e Veriut, e shumë vende të tjera kanë marrë masa drastike, me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm. Dua të sqaroj opinionin publik se ne do të studiojmë të gjithë këto shembuj dhe praktikat më të mira në nivel europian, për të balancuar interesin e të gjitha palëve të përfshira”.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/10/AQPNWF-K19XwfWO-Q4QbKSF-hUoAN6fRtDPDYwRLWpALOFTKTo7nhW2u2nymTaMKzdqrQHdeitCixH_kkRvwCpxf_r4CHkL-kXJSK1ioyvEsIzZEOQ.mp4
Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Incidenti, avioni i linjës Stamboll – Prishtinë del nga pista
Aktualitet

Incidenti, avioni i linjës Stamboll – Prishtinë del nga pista

23:05 - 07/12/25
Arrestimi i Nanos me bekimin e Amerikës? Rrëfimi i ish-ambasadorit të parë të SHBA në Tiranë
Breaking Views

Arrestimi i Nanos me bekimin e Amerikës? Rrëfimi i ish-ambasadorit të parë të SHBA në Tiranë

22:20 - 07/12/25
Pas humbjes në derbi, trajneri i Tiranës: Jemi të rënduar psikologjikisht
Breaking Views

Pas humbjes në derbi, trajneri i Tiranës: Jemi të rënduar psikologjikisht

21:57 - 07/12/25
Para
“Ministrja Sala prezanton vizionin për shëndetësinë, Rama sugjeron ‘terapi intensive’ për gjuhën shqipe”

“Ministrja Sala prezanton vizionin për shëndetësinë, Rama sugjeron ‘terapi intensive’ për gjuhën shqipe”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidenti, avioni i linjës Stamboll – Prishtinë del nga pista
Aktualitet

Incidenti, avioni i linjës Stamboll – Prishtinë del nga pista

23:05 - 07/12/25

Një incident ajror është regjistruar sot në aeroportin “Sabiha Gokçen” të Stambollit, ku një aeroplan i kompanisë AJet, i tipit...

Lexo më shumë
Arrestimi i Nanos me bekimin e Amerikës? Rrëfimi i ish-ambasadorit të parë të SHBA në Tiranë

Arrestimi i Nanos me bekimin e Amerikës? Rrëfimi i ish-ambasadorit të parë të SHBA në Tiranë

22:20 - 07/12/25
Pas humbjes në derbi, trajneri i Tiranës: Jemi të rënduar psikologjikisht

Pas humbjes në derbi, trajneri i Tiranës: Jemi të rënduar psikologjikisht

21:57 - 07/12/25
VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions

VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions

20:48 - 07/12/25
Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi

Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi

20:20 - 07/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com