GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Çmimi Nobel në Ekonomi 2025 i jepet tri ekonomistëve Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimi Nobel në Ekonomi 2025 i jepet tri ekonomistëve Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tri ekonomistë të njohur, Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt janë shpërblyer me një prej nderimeve më të larta globale Çmimin Sveriges Riksbank në Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobel për vitin 2025.

Laureatët e këtij viti janë vlerësuar “për shpjegimin e rritjes ekonomike të nxitur nga inovacioni”, një temë që është bërë jetike për të ardhmen e ekonomisë globale.

Gjysma e çmimit i është dhënë Joel Mokyr, për kërkimet e tij historike mbi origjinën e rritjes së qëndrueshme ekonomike, duke theksuar rolin e përparimit teknologjik dhe hapjes ndaj ideve të reja si shtylla të zhvillimit afatgjatë. Mokyr theksoi se rritja ekonomike e qëndrueshme kërkon jo vetëm zbulime teknike, por edhe kuptim shkencor të tyre.

Gjysma tjetër e çmimit ndahet mes Philippe Aghion dhe Peter Howitt, “për identifikimin e parakushteve për rritje të qëndrueshme përmes progresit teknologjik”.

Në një artikull të vitit 1992, ata modeluan sesi produktet e reja dhe më të mira zëvendësojnë të vjetrat, duke i detyruar firmat e papërgatitura të humbin. Kjo dinamikë është, sipas tyre, motori i rritjes së qëndrueshme në ekonomitë moderne.

Kjo teori nënvizon rëndësinë e mbështetjes së mekanizmave që nxisin inovacionin dhe menaxhimin e konflikteve që lindin nga ndryshimi teknologjik, për të shmangur kthimin në stanjacion ekonomik.

Të dhënat për laureatët:

Joel Mokyr – Universiteti Northëestern, SHBA; i njohur për analizën historike të rritjes teknologjike (½ e çmimit).

Joel Mokyr, i lindur në Holandë më 1946 dhe profesor në Universitetin Northwestern në SHBA, është i njohur për analizën e thelluar historike mbi kushtet që mundësojnë rritjen e qëndrueshme ekonomike. Ai tregoi se ajo që e ndryshoi botën pas Revolucionit Industrial nuk ishte vetëm shpikja e makinave të reja, por ndërlidhja mes dijes shkencore dhe teknologjisë praktike – një bashkëjetesë që lejonte ndërtimin mbi njohuritë ekzistuese, dhe jo thjesht përsëritjen e tyre.

Sipas Mokyr, rritja ekonomike afatgjatë nuk ndodh rastësisht, ajo kërkon një shoqëri të hapur ndaj risive, ndaj pyetjeve, ndaj ndryshimit. Ai theksoi se kur shoqëritë inkurajojnë dijen, ato përgatiten për të ardhmen. Për të, historia nuk është thjesht e kaluar, por një udhëzues për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

 Philippe Aghion & Peter Howitt

Në vitin 1992, Philippe Aghion dhe Peter Howitt publikuan një artikull që do të ndryshonte mënyrën se si kuptohet rritja ekonomike moderne. Ata përshkruan një proces të quajtur “shkatërrim krijues”, i cili që atëherë është bërë një nga konceptet kyçe në ekonomi:

Kur një teknologji e re ose një produkt më i mirë hyn në treg, ai “shkatërron” produktet e vjetra, duke i zëvendësuar me diçka më të mirë, një cikël i pafund që shtyn shoqërinë përpara.

Peter HoWitt, profesor në Universitetin Broën, dhe Philippe Aghion, që mban poste akademike në Collège de France, INSEAD dhe London School of Economics, treguan me këtë teori se rritja nuk është një proces i qetë, por një betejë e vazhdueshme mes risisë dhe të vjetrës. Në thelb, çdo përparim sjell jo vetëm përfitime, por edhe humbës – dhe këto tensione duhet të menaxhohen me kujdes që shoqëritë të mos bllokojnë zhvillimin.

Etiketa: Çmimi Nobel në Ekonomi 2025Joel MokyrPeter HowittPhilippe Aghion

Lajme të lidhura

Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga
Botë

Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga

16:58 - 27/08/26
Familja shqiptare dëbohet pas tetë vitesh në Francë, banorët vendas u dalin në mbrojtje
Aktualitet

Familja shqiptare dëbohet pas tetë vitesh në Francë, banorët vendas u dalin në mbrojtje

14:00 - 27/08/26
Tragjedi në familjen shqiptare, zjarri në banesë u merr jetën tre fëmijëve, 4 të tjerë  në gjedje kritike
Aktualitet

Tragjedi në familjen shqiptare, zjarri në banesë u merr jetën tre fëmijëve, 4 të tjerë në gjedje kritike

12:42 - 27/08/26
Para
Konflikti Sadushi-Llagami dërgohet për kompetencë në Gjykatën Kushtetuese

Konflikti Sadushi-Llagami dërgohet për kompetencë në Gjykatën Kushtetuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Në shtator do të ketë surpriza nga protesta, do të përshkallëzohet! SHBA do godasë fort
Aktualitet

Gent Progni: Në shtator do të ketë surpriza nga protesta, do të përshkallëzohet! SHBA do godasë fort

17:19 - 27/08/26

Aktivisti dhe eksperti i IT-së, Gent Progni, deklaroi se kryeministri Edi Rama po mundohet të lëshojë pe, duke iu thënë...

Lexo më shumë
Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga

Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga

16:58 - 27/08/26
Arrestimi i Agasit, nga ndjekja në rrugë te sekuestrimi i “Land Rover”-it/ Për çfarë e akuzon SPAK

Arrestimi i Agasit, nga ndjekja në rrugë te sekuestrimi i “Land Rover”-it/ Për çfarë e akuzon SPAK

16:41 - 27/08/26
“M’u errësuan sytë”, 53-vjeçari shqiptar pranon vrasjen e gruas para fëmijëve

“M’u errësuan sytë”, 53-vjeçari shqiptar pranon vrasjen e gruas para fëmijëve

15:48 - 27/08/26
Gjykata e Apelit rrëzon Prokurorinë, ish-kryeministri Nikola Gruevski shpallet i pafajshëm

Gjykata e Apelit rrëzon Prokurorinë, ish-kryeministri Nikola Gruevski shpallet i pafajshëm

15:29 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com