GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

35-vjeçari vetëvritet në poligonin e një biznesmeni Emiljano Dushës të lidhur me tendera dhe akuza në SPAK

16:10 - 17/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
35-vjeçari vetëvritet në poligonin e një biznesmeni Emiljano Dushës të lidhur me tendera dhe akuza në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

35-vjeçari Bledi Hasani, në rrethana ende të paqarta, ka vrarë veten mesditën e sotme (17 tetor) në ambientet e poligonit të qitjes “Action Target”, një mjedis ku gjithmonë duhet të jesh i shoqëruar nga një punonjës i cili presupozohet se duhet të shmangë çdo rrezik që mund tu kanoset klientëve që frekuentojnë poligonin.

Mësohet se Bledi Hasani ka qenë klient i poligonit “Action Target” në pronësi të biznesmenit Emiljano Dusha, sipërmarrësit të lidhur prej vitesh me tendera të Ministrisë së Brendshme dhe me padi në SPAK për blerje votash për maxhorancën aktuale.

I riu mësohet se ishte klient i rregullt pasi kishte shkuar për qitje shpeshherë në poligonin e Emiljano Dushës i cili ndodhet pranë stadiumit ‘Air Albania’.

“Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.”- njoftoi policia.

Kush është Emiljano Dusha dhe ortakëria që ka me shtetin tek KAYO për prodhimin e armëve

Emiljano Dusha është një emër i lakuar në disa tendera të dyshimtë të mbrojtjes dhe sigurisë, me akuza për lidhje klienteliste me zyrtarë të qeverisë. Duke marrë kontroll mbi prodhimin e municioneve, ai përfiton një nga sektorët më të ndjeshëm të industrisë ushtarake shqiptare. Kjo përkon me skemat klasike të transferimit të pasurisë shtetërore drejt interesave private nën petkun e “partneriteteve strategjike”.

Biznesmeni Emiljano Dusha krijoi në gusht të këtij viti dy kompani ushtarake, “M.K.D” dhe GUNA TACTICAL, të cilat kanë për shoqëri mëmë, kompaninë shtetërore KAYO sh.a, e cila u ngrit në vitin 2024 për të administruar kapacitetet e mbetura të industrisë së dikurshme ushtarake shqiptare: Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan.

KAYO drejtohet nga Ardi Veliu, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, një figurë e përfolur shpesh për lidhje me tenderë dhe menaxhim klientelist.

M.K.D zotërohet 80% nga kompania MSSC e Emiljano Dusha dhe 20% KAYO. Objekti i veprimtarisë së Shoqërisë është prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël dhe të mesëm, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe objektivat e parashikuara në aktet normative për krijimin e Shoqërisë. Kjo përfshin prodhimin dhe tregtimin e municioneve për Forcat e Armatosura dhe për struktura të tjera të sigurisë.

GUNA TACTICAL zotërohet 49% nga kompania MSSC e Emiljano Dusha dhe 51% KAYO. Objekti i saj është projektimi, prodhimi dhe tregtimi i uniformave dhe aksesorëve ushtarakë për forcat e armatosura dhe strukturat e sigurisë.

Edhe në këtë rast, MSSC e Dusha merr kontrollin praktik të sektorit të uniformave, një fushë që ka pasur historikisht tendera me skandale për çmime të fryra dhe produkte me cilësi të ulët. Përqindja 51% që i mbetet shtetit është vetëm formale: vendimmarrja reale dhe përfitimi ekonomik pritet të dominohet nga ortakët privatë.

Kompanitë e krijuara brenda 72 orëve në fillim të gushtit 2025 tregojnë një model të qartë të privatizimit të fshehur: shteti (në këtë rast KAYO) mban një pjesë minoritare të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër u kalon individëve ose kompanive private me të shkuar të dyshimtë.

Kjo skemë, sipas ekspertëve të industrisë së mbrojtjes, rrezikon të kthejë sektorin strategjik të armëve në një çerdhe korrupsioni dhe monopoli, ku kontratat publike do të përfundojnë në xhepat e të njëjtëve individë që kanë fituar tenderë të dyshimtë në të kaluarën./ boldnwes.al

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Para
Operacion antidrogë në Itali: Arrestohen 8 shqiptarë dhe 1 italian, shkatërrohet rrjet trafiku në Abruzzo(Video)

Operacion antidrogë në Itali: Arrestohen 8 shqiptarë dhe 1 italian, shkatërrohet rrjet trafiku në Abruzzo(Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com