GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ilir Proda, tender “sekret” me Mirela Andonin, 270 milionë lekë bileta avioni për “kriminelët VIP”

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ilir Proda, tender “sekret” me Mirela Andonin, 270 milionë lekë bileta avioni për “kriminelët VIP”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Personat që ekstradohen nuk janë sekret. Ata janë në listat e personave të kërkuar që publikohen INTERPOL për dijeni të publikut brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, arrestimet e tyre ligjërohen në gjykata dhe bëhen publike vendimet. Kurse biletat e udhëtimit të tyre për në Tiranë qenkan sekret!

Në fakt, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka shfrytëzuar Nr.36/2020, “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë” për të prokuruar 270 milionë lekë bileta për ekstradimet e vitit në vazhdim. Në këtë mënyrë eliminohet konkurrenca dhe paratë mbeten në rrethin e ngushtë të miqve të “Rilindjes”.

Këtë veprim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë e mësuam nga njoftimi i fituesit “KELVIN TRAVEL”, sh.p.k me NIPT L71607034L, shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Mënyra e zgjedhur për prokurim ka qenë “Procedurë e kufizuar”, nëpërmjet marrëveshjes kuadër me një operator ekonomik, kur të gjitha kushtet janë të përcaktuara. E thënë më thjesht, stafi i Ilir Prodës ka marrë në telefon Mirela Andonin, pronare e agjencisë turistike ‘Kelvin Travel” shpk që të paraqitet për të marrë fondin e caktuar për kontratën me objekt “Blerje bileta për të ekstraduarit dhe punonjësit shoqërues”. Për këto bileta është përllogaritur vlera 27.000.000 lekë pa TVSH. Kjo shifër gjigante lë të kuptohet se të ekstraduarit vijnë të gjithë nga Dubai, Amerika Latine, Australia ose Zelanda e re. Këta VIP-ë të krimit, me siguri udhëtojnë në klasin mbretëror!

Operatori ekonomik: “KELVIN TRAVEL”, sh.p.k, me ofertë 27.000.000 lekë pa TVSH është i vetmi që ka marrë pjesë në këtë procedurë. Pavarësisht se është një tender ‘sekret’, ligji përcakton se duhen njoftuar të paktën dy operatorë ekonomik.

Nuk është e rastësishme që kjo agjenci të marrë super tenderin nga Policia e Shtetit. “Kelvin Travel” është një biznes me lidhje të forta në qeveri. Në fillimet e veta, agjencia ishte modeste. Ky biznes është krijuar në vitin 2017 nga Aida Kodrasi. Në vitin 2019, kjo kompani me humbje u ble për 100 mijë lekë nga Mirela Andoni.

Menjëherë kurba e të ardhurave të “Kelvin Travel’ mori përpjetë falë kontratave të biletave me Erion Veliajn, i cili evidentohet të ketë prorositur 26 herë në këtë agjenci. 19 kontrata të tjera janë me OST, një shoqëris shtetërore drejtuesit e së cilës preferojnë të fluturojnë me “Kelvin Travel”. Këtu futen edhe disa institucione të tjera, si ERE, OSHEE, HEC Lanabregas, IDENTITEK.

“Kelvin Travel” ka pasur edhe tri kontrata me Operatorin e Blerjeve të Përqendruara, kur ky ent varej nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Por kontrata për biletat e VIP-ëve të krimit është më e madhja që arrin të sigurojë Mirela Andoni, falë një procedure “sekrete” të Ilir Prodës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ekstradimetilir prodaMirela Andonitender

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Para
Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com