GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama privatizon Tatim Taksat, i jep privatit gjurmimin e mallrave për “zbulimin e informalitetit”

19:36 - 20/10/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama privatizon Tatim Taksat, i jep privatit gjurmimin e mallrave për “zbulimin e informalitetit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kompani shtetërore është krijuar në Shqipëri dhe synimi i saj siç thotë qeveria është të gjurmojë çdo gjë që lidhet me biznesin.

Duke folur sot mbi këtë kompani, z.Edi Rama tha se ajo u krijua në bashkëpunim me partnerë shumë deligjentë ndërkombëtarë.

Rama tha se “kompania publike “AlbTrace” do të na ndihmojë të bëjmë gjurmueshmërinë në kohë reale të të gjitha produkteve, të rrisim në mënyrë të paimagjinueshme, deri më sot, kontrollin dhe sigurinë e produkteve, të ulim në mënyrë shumë domethënëse, edhe në këtë aspekt, informalitetin dhe të gjitha ato pasoja që ky i fundit sjell në cilësinë e jetës, por edhe në vetë shëndetin e njerëzve”.

Rama u shpreh i bindur se “me këtë kompani publike jemi vërtetë shumë besimplotë se do të sjellim ndryshime domethënëse në shoqërinë tonë dhe do të modernizojmë në mënyrë domethënëse mënyrën e funksionimit të kësaj shoqërie.”

ALBTrace Co sh.a. është një shoqëri aksionare shqiptaro-e huaj, themeluar për të marrë përsipër rolë kyç në shënjimin, gjurmueshmërinë dhe kontrollin e produkteve të taksueshme, si dhe në sektorë të specializuar si fi­s­kalë, akcizat, dhe kultivimi/sistemat përpunuese mbi bimën e kanabisit për qëllime mjekësore/industriale.

Sipas të dhënave të regjistrit tregtar, ALBTrace ka seli në Tiranë, rruga “Gryka e Kaçanikut” – Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, 1051.

Kapitali aksionar përfshin: 51% e aksioneve zotërohen nga SHTYPSHKRONJA E LETRAVE ME VLERE, një shoqëri me zotërim publik dhe e kontrolluar nga Ministria e Financave.

49% të aksioneve i përkasin kompanisë së huaj O&S Security and Solutions LLP, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë, në dokumente është dëshmuar se brenda këtij përbërësi të huaj janë përfshirë edhe kompani si SICPA Middle East Investments Holding Ltd (40%) dhe Oumulat Security Printing LLC (60%), një filial i Bankës Qendrore Saudite.

ALBTrace është caktuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë si autoritet i autorizuar për:

Shënjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së kanabisit mjekësor dhe industrial, sipas Ligjit nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj”.

Prodhimin, miratimin, por edhe shpërndarjen e pullave fiskale, markave akcizë dhe elementëve të sigurisë për produkte që i nënshtrohen akcizës.

Zbatimin e sistemeve të gjurmueshmërisë dhe kontrollit për të siguruar që produktet të jenë të verifikueshme dhe të ndjekshme përgjatë zinxhirit të tyre – nga prodhimi, përpunimi, distribu­imi deri tek konsumatori përfundimtar.

Ky veprim nga shteti shqiptar përmes ALBTrace synon:

Të rrisë transparencën në tregun e produkteve të taksueshme, të reduktojë informalitetin dhe evazionin fiskal.

Të krijojë sisteme moderne digjitale për kontroll dhe monitoring, të përshtatura me standardet ndërkombëtare të sigurisë.

Të forcojë besimin e biznesit dhe konsumatorit te cilësia dhe origjina e produkteve janë të raportuara dhe të verifikueshme.

Të mundësojë shtetit një kapacitet më të madh kontrolli dhe mbledhjeje të të ardhurave nga taksat dhe akcizat.

Etiketa: Edi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
12 organizata kosovare i bëjnë thirrje BE-së: Hiqni masat ndëshkuese ndaj Kosovës,pengojnë integrimin

12 organizata kosovare i bëjnë thirrje BE-së: Hiqni masat ndëshkuese ndaj Kosovës,pengojnë integrimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com