GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Po rren, mos rrej!” — deputeti Armend Zemajt godet me grushte qytetarit në mes të Prishtinës

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po rren, mos rrej!” —  deputeti Armend Zemajt godet me grushte qytetarit në mes të Prishtinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë në një incident fizik me një qytetar më 24 tetor, teksa ishte duke dhënë një intervistë. Nga Policia thanë se palët e përfshira në konflikt janë duke u intervistuar.

Pas kësaj ngjarjeje, Zemaj ka kërkuar falje publike.

“Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qëllim të caktuar, këtë do e vërtetojë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi Zemaj në Facebook. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, Enis Pllana, tha për Radion Evropa e Lirë se ngjarja ndodhi rreth orës 15:00.

“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici”, tha Pllana.

Zemaj ishte duke dhënë një intervistë për Gazetën Blic, njoftoi udhëheqësi i kësaj media, Astrit Gashi.

Sipas gazetarit Gashi, pas incidentit fizik mes Zemajt dhe qytetarit është lajmëruar policia dhe autoritetet kanë marrë pamjet e xhiruara nga kamerat.

Në reagimin e tij, Zemaj tha se në raste të “fyerjeve të ulëta, sigurisht do duhej ta ruaja qetësinë”, duke shtuar se dhuna në çfarëdo forme “nuk është përgjigje e drejtë”.

“Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike”, shkroi deputeti i LDK-së në Facebook.

Media Periskopi, duke u thirrur në burime, raportoi se incidenti ndodhi kur Zemaj ishte duke dhënë intervistë në sheshin e Prishtinës dhe një qytetar iu drejtua me “po rren, mos rrej”. Zemaj, sipas raportimit, iu përgjigj “kush po rren” dhe e goditi qytetarin me grusht.

Lajme të lidhura

Dua Lipa uron Ditën e Pavarësisë me flamurin kuq e zi
Kosovë & Rajon

“Liria ka emër”, Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së: Askush nuk mund ta njollosë luftën për liri

08:37 - 17/09/26
E rëndë në Sarandë! Plagosen 3 persona brenda një qendre tregtare, dy prej tyre janë vëllezër (Emrat)
Aktualitet

E rëndë në Sarandë! Plagosen 3 persona brenda një qendre tregtare, dy prej tyre janë vëllezër (Emrat)

08:22 - 17/09/26
Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët
Aktualitet

Të luftosh për mbijetesë! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vitet e fundit

07:57 - 17/09/26
Para
Bogdani në kombëtaren e Italisë, reagon ish-sulmuesi kuqezi: Ja e vërteta e djalit tim

Bogdani në kombëtaren e Italisë, reagon ish-sulmuesi kuqezi: Ja e vërteta e djalit tim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dua Lipa uron Ditën e Pavarësisë me flamurin kuq e zi
Kosovë & Rajon

“Liria ka emër”, Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së: Askush nuk mund ta njollosë luftën për liri

08:37 - 17/09/26

Pas vendimit së Hagës për dënimin me 81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:27 - 17/09/26
E rëndë në Sarandë! Plagosen 3 persona brenda një qendre tregtare, dy prej tyre janë vëllezër (Emrat)

E rëndë në Sarandë! Plagosen 3 persona brenda një qendre tregtare, dy prej tyre janë vëllezër (Emrat)

08:22 - 17/09/26
Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

Të luftosh për mbijetesë! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vitet e fundit

07:57 - 17/09/26
‘Arrestoni Ramën’/ Gazeta amerikane: Policia përplaset me protestuesit, revolta po trondit Shqipërinë

110 ditë revoltë! Qytetarët paralajmërojnë protestë para parlamentit: Koha për mosbindje civile

07:46 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com