GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama nuk është i paprekshëm”, Dumani: Për Olsi Ramën nuk ka prova që e implikojnë në trafikun e drogës

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama nuk është i paprekshëm”, Dumani: Për Olsi Ramën nuk ka prova që e implikojnë në trafikun e drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i SPAK, Altin Dumani është përgjigjur pyetjes së deputetit Klevis Balliu lidhur me hetimet për vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama.

Dumani tha se hetimet lidhur me atë çështje janë mbyllur pasi nuk janë gjetur provat që vërtetojnë përfshirjen e tij në trafikimin e lëndëve narkotike.

Balliu: Në këtë sallë me 140 deuterëve është njëri që quhet Taulant Balla, dikur ministër i Brendshëm. Në atë foltore në seancën penale të 4 prillit 2024 ka thënën: Unë e di kush është Tani. Ju a kishit qëllim ta identifikonit personin që kishte 10 vite që ishte personi i moshës 45 vjeç i paidentifikuar. Nëse kishit për qëllim ta identifikonit pse nuk thirrët Ballën për ta pyetur që tha publikisht këtë? Nëse Balla e di pse ju nuk e dini? Keni nisur ju një hetim për këtë?

Dumani: Kjo ka të bëjë me laboratorin e Xibrakës dhe Balliu i referohet një hetimit të SPAK për implikimin e mundshëm të Olsi Ramës në trafikim të narkotikëve. SPAK rifilloi hetimet, kreu veprimet e nevojshme dhe në përfundim konkludoi me pezullim të hetimeve për shkak se nuk u zbuluan autorët e veprës penale  dhe hetimet i kanë kaluar për ndjekje të mbështetje Policisë së Shtetit”.

Gjatë seancës, Dumani u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili kërkoi sqarime mbi arsyet pse, sipas opozitës, kryeministri Edi Rama “është shpallur i paprekshëm” nga drejtësia.

Në përgjigjen e tij, kreu i SPAK theksoi se për Prokurorinë e Posaçme nuk ekziston asnjë individ mbi ligjin dhe se çdo hetim zhvillohet në bazë të fakteve dhe provave, jo të emrave apo funksioneve.

“Për SPAK nuk ka të paprekshëm! Siç e kam thënë edhe më parë, për prokurorët e posaçëm nuk kanë rëndësi emrat, por vetëm provat,” – deklaroi Dumani.

Ai sqaroi më tej se çdo procedim penal fillon me hetimin e faktit penal dhe më pas shtrihet në drejtim të autorëve të veprës penale:

“Në çdo procedim penal, hetimi zhvillohet fillimisht për faktin penal dhe më tej në drejtim të autorëve të mundshëm. Të gjitha rastet që përmendni janë objekt i hetimeve të gjithanshme nga prokurorët tanë.”

gijotina.com/

Etiketa: Altin DumaniKryesore1Olsi Rama

Lajme të lidhura

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi
Aktualitet

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Para
Kurti për institucionet shëndetësore e arsimore serbe në Kosovë: Do të punojmë për t’i bashkuar në një sistem të vetëm

Kurti: Përveç balotazhit, mund të kemi dy herë zgjedhje parlamentare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com