Drejtori i Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, Besmir Lesha, i ka katërfishuar humbjet e ndërmarrjes brenda 1 viti. Në këtë ritëm ka ecur edhe korrupsioni politik dhe ekonomik me tenderat.
Grafiku më poshtë tregon nivelin e humbjeve me të cilin e mori shoqërinë Lesha:

Ndërsa, nën administrimin e Leshës, Ujësjellësi shkoi në humnerë financiare. Dokumenti më poshtë është pasqyra financiare e shoqërisë e miratuar nga këshilli mbikëqyrës për vitin financiar 2024:

Pra, një katastrofë e vërtetë, që përkon me zgjedhjet elektorale vitit 2025. Qeveria (zëvendëskryeministrja Belinda Balluku që e ka në varësi këtë sektor) siguroi financime për investime në ujësjellësa që mbështesin premtimet në fushatë dhe vota. Ndërkaq, Besmir Lesha që ishte edhe vetë kandidat i “Rilindjes” për deputet, është kujdesur që paratë të shkojnë tek kompanitë e njerëzve brenda PS-së.
Tenderi i mëposhtëm shton dyshimin se paratë e ujësjellësave janë përdorur për fushatë, ndërsa pas zgjedhjeve janë bërë letrat e prokurimit.
Bëhet fjalë për tenderin e Shoqërisë Rajonale Ujësjëllës-Kanalizime Qarku Shkodër SH.A me objekt “Ndërtim i Ujësjellësit të Bajzës dhe fshatrat përreth, Loti i II Bashkia Malësia e Madhe”. Fondi limit i siguruar për këtë projekt është 110 760 716,00 lekë pa TVSH.
Burimi i financimit është Buxheti i Shtetit për vitin 2024-2026. Financimi për këtë kontratë është parashikuar në Buxhetin 2024-2026, përkatësisht: Për vitin 2025 fondi limit 33,229,166 leke pa tvsh; Për vitin 2026 fondi limit 77,531,550 leke pa tvsh.
Tenderi u shpall nga Lesha më 28 tetor 2024, por papritur projekti pësoi ndryshime dhe shtyrje.

Agjencia e Prokurimeve Publike duke parë se dokumentet e tenderit ishin bërë shkel e shko, kërkoi që të hartoheshin në përputhje me ligjin. Lesha bëri dy palë ndryshime, por tenderi vijoi të mbetej vetëm nëpër fjalime të fushatës.
Pas zgjedhjeve, në kulmin e verës, kur ndihet edhe më shumë thatësira dhe mungesa e ujit të pijshëm në fshatrat e Malësisë së Madhe, Lesha e rishpalli procedurën e prokurimit. Njoftimi u bë në APP në datën 19 gusht 2025. Sipas letrave tenderi duhet të jetë mbajtur më 4 shtator 2025 dhe një javë më pas është shpallur fituesi.
Paratë i shkojnë kompanisë së kushëririt të ish-deputetit Stërkaj
Paratë e projektit të Ujësjellësit sic duket ishin paracaktuar për kompaninë ‘Sterkaj” shpk. Të gjitha veprimet e tjera të komisionit të Leshës janë në funksion të kësaj porosie.


Konkretisht, shoqëria “AGI KONS” shpk ka bërë ofertën me vlerë 84,079,904 Lek pa T.V.SH.
Edhe “BE – IS” SH.P.K, ka vlerën më të ulët: 93,512,882 Lek pa T.V.SH.
Po ashtu, B.O.E “LAÇAJ” shpk dhe “DESARET COMPANY” kanë ofertën 95,815,704 Lek pa T.V.SH.
Ndërsa B.O.E “K.M.K” shpk dhe “CAUSHI M” shpk ofrojnë ta bëjnë punën me 100,977,002 Lek pa T.V.SH.
Sigurisht që korrupsioni politik i drejtorit nuk do ta lejonte komisionin t’i nxirrte paratë e buxhetit jashtë gjirit të “Rilindjes”. “STERKAJ” shpk është në pronësi të Lulzim Sterkajt, kushëri i ish-deputetit të PS, Paulin Sterkaj, me influencë në këtë zonë.

Gjatë dy viteve të kaluara, kryebashkiaku i Malesise se Madhe, Tonin Marinaj ka firmosur të paktën 8 milionë euro tendera për kompaninë Sterkaj shpk, me procedura të dyshimta.
Lulzim Sterkaj, gjatë viteve të fundit, i vetëm dhe në bashkëpunim, ka përfituar rreth 70 milionë euro tendera publikë.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201










Discussion about this post