GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Marrja e Ballukut nën hetim, reagon Këlliçi: Konfirmon denoncimet publike të PD

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për marrjen nën hetim të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reagua pas lajmit, duke e cilësuar këtë zhvillim si një konfirmim të denoncimeve të vazhdueshme të Partisë Demokratike. Ai e ka quajtur Ballukun “figurën numër 2 të qeverisë” dhe “të dytën më të korruptuar në Shqipëri pas Edi Ramës”.

Në deklaratën e tij, Këlliçi thekson se kryeministri Edi Rama ndodhet në një situatë ku një ish-kryebashkiak i Tiranës ndodhet në burg, ndërsa zëvendëskryeministrja është tashmë e pandehur. “Ai nuk ka më asnjë justifikim moral, politik apo ligjor për të mbajtur të uzurpuar zyrën e kryeministrit,” deklaron Këlliçi.

Reagimi:

Belinda Balluku u mor sot si e pandehur prej Prokurorisë së Posaçme për shkelje të barazisë në tendera në lidhje me procedurën e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.
Kjo akuzë vetëm sa i konfirmon denoncimet publike të Partisë Demokratike për figurën numër 2 të qeverisë në pushtet, gruan me më shumë pushtet pas Edi Ramës dhe njëkohësisht të dytën më të korruptuar në Shqipëri pas Edi Ramës!
Edi Rama është në kushtet kur ka një ish kryebashkiak të Tiranës në burg dhe tashmë zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë të pandehur nga SPAK!
Ai nuk ka më asnjë justifikim moral, politik apo ligjor për të mbajtur të uzurpuar zyrën e kryeministrit.
Prokuroria e Posaçme nëse do të rifitojë sadopak besueshmërinë në sytë e publikut, duhet të ketë guximin të shkojë tek kreu i atij që qartësisht po dëshmohet një grup i strukturuar kriminal, me në krye Edi Ramën.
Asnjë mendje e shëndoshë nuk mund të mendojë se hajdutët rrotull tij mund të vjedhin pa lejen, strukturimin dhe planin e kreut të organizatës.
Shqipëria meriton të çlirohet njëherë e mirë nga kjo klikë zhvatësish!

Lajme të lidhura

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat
Aktualitet

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26
Uncategorized

Pas tatuazhit për trajnerin, Cucurella heq dorë edhe nga kaçurrelat ikonike

14:20 - 30/07/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Uncategorized

Nga kafeja te gazi e perimet, produktet që u shtrenjtuan më shumë në qershor

15:29 - 29/07/26
Para
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon kryetari i PD Sali Berisha: Personalitet i të majtës shqiptare

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon kryetari i PD Sali Berisha: Personalitet i të majtës shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut
Aktualitet

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

12:07 - 06/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit për krijimin e një kompanie të re shtetërore që do...

Lexo më shumë
Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

11:51 - 06/08/26
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

11:32 - 06/08/26
“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

11:24 - 06/08/26
Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

11:08 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com