GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Buxheti i shtetit ndryshon çdo muaj, paaftësi e qeverisë

20:09 - 04/11/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Tabaku flet “pa doreza”: U riktheva ne PD, me Bashën ka kohë që nuk kam folur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për buxhetin faktik të vitit, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin se qeveria ka dështuar të zbatojë një programim afatmesëm buxhetor, duke i dhënë të drejtë gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

“Sot nuk ka më një programim të qartë dhe afatmesëm të buxhetit të shtetit,” u shpreh Tabaku. “KLSH ka evidentuar se qeveria miraton një buxhet në fillim të vitit, por në fund ai ndryshon përmes një sërë aktesh normative, duke humbur çdo lidhje me planifikimin fillestar.”

Deputetja opozitare theksoi se, sipas raportit të KLSH, rreth 20% e shpenzimeve kapitale realizohen në ditët e fundit të vitit, çka tregon mungesë të theksuar eficience dhe planifikimi nga Ministria e Financave.

“Si mund të quhet funksionale një Ministri që nuk arrin të ndajë dhe të zbatojë normalisht fondet për investime? Kjo është paaftësi institucionale dhe dështim në menaxhimin e financave publike,” shtoi ajo.

Tabaku vuri në dukje gjithashtu se procesi i rindërtimit është kryer në pjesën më të madhe pa fonde të buxhetuara, duke e cilësuar këtë si një shembull flagrant të mungesës së disiplinës fiskale.

“Ky është një buxhet që ndryshon nga janari në dhjetor, që nuk reflekton prioritete ekonomike, por vendime politike,” përfundoi Tabaku, duke kërkuar që Ministria e Financave të zbatojë rekomandimet e KLSH-së dhe të rikthejë programimin afatmesëm buxhetor.

Lajme të lidhura

Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25
Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Para
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Shpresojmë të ketë shpejt një qeveri për të zbatuar rekomandimet

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Shpresojmë të ketë shpejt një qeveri për të zbatuar rekomandimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vllaznia siguron matematikisht “Final–Four”, “luftë” e ashpër për vendin e 4-të dhe mbijetesën
Sport

Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot

08:33 - 19/12/25

Superiorja ditën e sotme do të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjet e parafundit të këtij viti kalendarik. Ekipet...

Lexo më shumë
Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 19 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 19/12/25
Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

08:01 - 19/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025

07:42 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com