GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet e tunelit/ A është Rama “kurva” e Ballukut?

14:52 - 05/11/25
në Aktualitet, Opinion, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
A po bitiset edhe Bankers si inceneratori?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Nuk kemi parë gjë akoma, po hanë kokat e njëri-tjetrit. Vetë e tha.

Me datë 01/10/2021, në orën 10 e 54 në mesazhet e Ballukut me drejtorin e saj të rrugëve, Eris Beriberi, kur po bëhej gati të shpallte fituesin e tunelit të Llogarasë, ajo i shkruan:” prit t’i çoj fjalën atij kurvës që kërcënon me sms..” dhe më tej në orën 16:06 të asaj dite Berberi me sms lajmëron..”tuneli u nxor sapo..” Sepse për të marrë leje finalizimi për dakordësimin e fituesit të një investimi të kësaj përmase, natyrisht njoftimet për dritë jeshile, bëhen lart, jo poshtë.

Skandalet shokuese të pushtetit, abuzimet, korrupsioni, vjedhjet, lidhjet e forta me krimin e organizuar vendas e të huaj, pastrimi i parave, tenderimet e dedikuara pa garë dhe me shumë shkelje, e të tjera paudhësi të jashtëligjshme, janë në nxitim se kush të kapë lajmin e parë keqbërës në Shqipëri. Toruhumbur Edi Rama kur po njihej me letërzezën raport-progres të radhës nga Brukseli, në krah të kreut të delegacionit të BE, Silvio Gonzato, mbylli gojën dhe konferencën, në pyetjen për hetimin e zëvendës së tij. Kazani socialist ka marrë flakë dhe fikja nuk ka afat. Balluku ngjan se nuk është aq e bindur sa Veliaj ndaj të gjatit, të cilit ajo sipas përgjimeve në dosje, i kishte vënë emër kofidencial, pallosh. Por ka më tepër.

Pirro Vengu ish-drejtor i Portit të Durrësit, nën varësinë e Belinda Ballukut dhe Petrit Malaj ish-drejtor AKBN, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, po në të njëjtën varësi të zëvëndëskryeministres, ishin thuajse zgjedhje të promovuara prej saj te “palloshi i gjatë” duke sjellë poste të cilat i mbajnë nga “Rama 3” ku u emëruan gjatë mandatit e vazhdojnë po aty në “Rama 4” bashkë me ish-shefen ende shefe, ndonëse zërat brenda korridoreve të pushtetit thonë se u është kërkuar të hapin krahun. Refuzimi duket se justifikon dhe orët e mesnatës së mbledhjeve të qeverisë, e cila mbyllet e hapet me rraskapitje pa vendime.

Ndërkohë Balluku dhe pesë vartës të saj janë të pandehur. Hetimet natyrisht do të zgjaten te kryeministri, sepse nënshkrimet e lejimet e tij, përgjimet e bisedave rreth tij, janë nëpër shkresa e fashikuj, të atyre qindramilionëve favorizuese e përfituese. Nëse emrat do të kishin qenë anonim, Struktura e Posaçme do të kishte njoftuar me kohë akuzën organizatë kriminale për të pandehurit. Por të presim. Ka kohë, ka dhe prova të tjera. Një mal me çështje mund të nxjerrin shumë male me fakte, jo si ata të ministre botox Diellës, e cila pjell me sms të Ramës, e nuk merr as leje lindjeje. Transferta me shumë shifra janë nëpër parajsa fiskale. Llogari në Zvicër, Qipro, USA e vende të tjera, kanë rënë në dijeni të autoriteteve ku gjenden strehët e dollarëve të emigruar të korrupsionit të të pandehurve të njohur e të munguar.

Disa nga dosjet përvëluese Rama-Balluku. Sigurisht Narcodosja, me lëndë amerikane e evropiane, duke mos harruar sky-enchro, është edhe furnizuese me të dhëna për hetimet e nisura. Aty po shpërtheu puseta, nuk ka kallash ta ndalojë.

Inceneratorët Tiranë-Elbasan-Fier, ku disa të pandehur mbyllin dënimet e të tjerë ende hetimet. Firma e Edi Ramës për t’i dhënë bonus kompanisë fantazmë, shurdh-qorron prokurorët
Porti i Durrësit
Unaza e re e Tiranës
Bazat detarë në Sarandë e Shëngjin dhënë për ndërtime privatëve
Tuneli i Llogarasë
Aeroporti i Vlorës
Tigrat e energjisë në Vlorë,
Rruga e Arbërit,
Koncensioni Thumanë-Kashar
Tenderat për energjinë
Tenderat sekretë të periudhës së Covidit dhe më pas
Tenderat AKSHI ku janë familjarë të Ramës të përmendur
Eco Parku sërish familjarë të KM të përmendur
Bechetti, një dosje 150 milionë euroshe e “harruar” nga SPAK
Licencat për parqet voltaike
Investimet strategjike e risorte, ku përfitues janë grupet kriminale të trafikut të drogës.

Përplasjet janë të forta. Grupet janë acaruar. Qeveria është një shesh ku të pandehurit po vrasin njëri-tjetrin. Autori i “Kurbanit” po përjeton refrenin e tij, duke na bindur se nuk kemi parë gjë akoma, dhe “hëngshin kokat e njëri-tjetrit..” Zoti është i madh, USA gjithashtu…!

Etiketa: Basir CollakuBelinda BallukuEdi RamaKryesore1tuneli i llogarase

Lajme të lidhura

Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Para
Ngjarje e rëndë në Gjirokastër – 24-vjeçari përdhunon një të mitur, arrestohet nga policia

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër – 24-vjeçari përdhunon një të mitur, arrestohet nga policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vllaznia siguron matematikisht “Final–Four”, “luftë” e ashpër për vendin e 4-të dhe mbijetesën
Sport

Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot

08:33 - 19/12/25

Superiorja ditën e sotme do të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjet e parafundit të këtij viti kalendarik. Ekipet...

Lexo më shumë
Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 19 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 19/12/25
Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

08:01 - 19/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025

07:42 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com