GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Mbreti i tenderave “sekretë”, Ilirjan Celibashi, firmos 440 MLN lekë para zgjedhjeve, pjesën e luanit për Renis Tërshanën

15:23 - 05/11/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Mbreti i tenderave “sekretë”, Ilirjan Celibashi, firmos 440 MLN lekë para zgjedhjeve, pjesën e luanit për Renis Tërshanën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, shtron sofrën me tendera “sekretë” për miqtë e tij. Megjithëse këtë radhë janë zgjedhje të pjesshme vendore, fondet që ka ndarë KQZ është sikur po ndërton infrastrukturë nga fillimi. Janë 440 milionë lekë që Ilirjan Celibashi i ka dhënë pa garë brenda dy ditëve, duke shfrytëzuar “procedurën me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”.

Në mënyrë abuzive, kreu i KQZ-së përdor një pikë të ligjit që justifikohet kur ka emergjenca. Pra, duhet të henë rast përjashtimor dhe jo të bëhen rutinë për të xhiruar paratë në llogaritë e miqve.

Neni 47/1, c) i ligjit për Prokurimin publik përcakton se kjo procedurë përdoret “kur për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti ose enti kontraktor, afatet kohore për procedurat e hapura, procedurat e hapura të thjeshtuara, procedurat e kufizuara, shërbimet e konsulencës, procedurat konkurruese me negocim ose procedurat me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit, nuk mund të respektohen. Rrethanat e përmendura për të justifikuar nevojën ekstreme nuk duhet të shkaktohen në asnjë rast nga autoriteti ose enti kontraktor”.

Më 1 tetor 2025, Presidenti Begaj dekretoi caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore. Sipas dekretit, më 9 nëntor do të zhvillohet procesi zgjedhor. Pra, ka pasur kohë të mjaftueshme që të shpallej tenderi dhe të respektoheshin afatet.

Vetë data e lidhjes së kontratave, më 27 dhe 28 tetor 2025, tregon se afatet mund të repektoheshin.

Dy kontrata “me negocim” për Renis Tërshanwn

Por, Ilirjan Celibashi e ka ndarë mendjen që t’ua japë këto fonde miqve të tij të pazareve. Më kryesori është biznesmeni Renis Tërshana, pronari i kompanisë “R&T” shpk.

Kontrata e parë ka si objekt “Shërbim për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të procesit të numërimit të votave dhe shërbimi i përgatitjes së kamerave në QV”.

Tenderi është hapur më 22 tetor dhe është mbyllur më 28 tetor. Pra, për 6 ditë ka mbaruar “negociata” e Celibashit me Tërshanën. Zhvillimi i procedurës 4 javë pasi ka dalë dekreti i Presidenti Bega nuk tregon asnjë shenjë urgjencë nga stafi i Celibashit. Thjesht është kryer pazari dhe janë mbushur letrat pa zhvilluar garë, sic e kërkon ligji.

Fondi Limit për këtë shërbim ka qenë 27,666,503 lekë pa TVSH, ndërsa vlera torale përfundimtare në konratën e shpallur më 28 tetor 2025 rezulton 33,159,510 lekë me TVSH.

Renis Tërshana nuk është ndalur me kaq, por ka me por ka marrë edhe një tjetër fond brenda kësaj jave. Sërish me procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, nga e njëjta zyrë. Tërshanës i është dhënë tenderi “Shërbime Live Vote” me fondin limit: 2,083,194 lekë pa TVSH.

Kjo kontratë është shpallur më 23 tetor 2025 dhe e ka vlerën totale përfundimtare 2,498,400 lekë me TVSH.

Edhe materialet e kancelerisë pa garë!

Oligarku Grigor Joti nuk lë as qindarkat për bizneset e tjera, por merr me tender “sekret” firnizimin me materiale kancelerie të KQZ-së.

Më 28 tetor 2025, Celibashi ka miratuar kontratën “Blerje materiale kancelarike” me vlerë 1,885,320 lekë me TVSH. Këto lekë kalojnë në llogarinë e kompanisë “InfoSoft Office” Sh.p.k.

Sokol Topciu nuk u ndahet vulave të KQZ-së

Sokol Topciu është kontrabandist ilacesh, i arrestuar në vitin 2021. Gjithsesi kjo nuk e ka ndaluar të merrte afro 200 tendera nga ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ndërkaq, biznesmeni ka siguruar nga Celibashi tenderat e bojës timbruese, që fshihej menjëherë sapo delje nga qendra e votimit. Dhe së fundmi, kreu i KQZ-së i ka dhënë kontrabandistit të bëjë vulat e institucionit.

Me tender “sekret”, Topciu është shpallur fitues i kontratës me objekt “Vula Kode Sigurie”.

Më 21 tetor 2025, kompania Vitanet Albania Sh.p.k. e Sokol Topciut ka marrë në dorë kontratën me vlerë totale 1,327,800 lekë me TVSH.

Shpenzohen 51 milionë lekë për bexhe

Një shumë e konsiderueshme parash është dhënë për printimin e bexheve. Kompania “GRAPHIC LINE – 01” Sh.p.k. me pronare Vasilika Koten është ftuar të marrë tenderin me objekt “Prodhim shenja identiteti (bexhe pvc) dhe etiketa me elemente sigurie”.

Fituesja është shpallur më 27 tetor 2025 dhe ka marrë konratën me vlerë totale përfundimtare 5,122,080 lekë me TVSH.

Kjo është vetëm maja e ajsbergut të shpenzimeve të KQZ-së për këto minizgjedhje, shumica dërrmuese e të cilave ndahen me tendera “sekretë”.

©️Copyright Gijotina.com 

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Ilirjan CelibashiRenis TërshanatenderZgjedhjet e pjesshme lokale

Lajme të lidhura

Dy automjete u përplasën në unazën e Cërrikut, dy persona të plagosur
Aktualitet

Dy automjete u përplasën në unazën e Cërrikut, dy persona të plagosur

16:45 - 20/01/26
Rama me deputetët socialistë: Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian
Aktualitet

Sot seanca në Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve me 700 euro, reagon sërish Rama: Farsë e paimagjinueshme!

16:37 - 20/01/26
Erion Veliaj del nga qelia, do të paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Veliaj kallëzon për falsifikim dokumentesh, nënshkrim i rremë në Apel, nuk kam firmosur unë

16:30 - 20/01/26
Para
“Dy toka në Vlorë”/ Dalin përgjimet e reja nga dosja “Balluku”, takimi me deputetin e PD-së

“Dy toka në Vlorë”/ Dalin përgjimet e reja nga dosja “Balluku”, takimi me deputetin e PD-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy automjete u përplasën në unazën e Cërrikut, dy persona të plagosur
Aktualitet

Dy automjete u përplasën në unazën e Cërrikut, dy persona të plagosur

16:45 - 20/01/26

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit të Cërrik, ku dy automjete janë përplasur me...

Lexo më shumë
Rama me deputetët socialistë: Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian

Sot seanca në Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve me 700 euro, reagon sërish Rama: Farsë e paimagjinueshme!

16:37 - 20/01/26
Erion Veliaj del nga qelia, do të paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

Veliaj kallëzon për falsifikim dokumentesh, nënshkrim i rremë në Apel, nuk kam firmosur unë

16:30 - 20/01/26
I shpallur në kërkim nga Britania, 26-vjeçari shqiptar vetëdorëzohet në Tiranë (EMRI)

I shpallur në kërkim nga Britania, 26-vjeçari shqiptar vetëdorëzohet në Tiranë (EMRI)

16:15 - 20/01/26
Ndërprerjen e energjisë në QSUT/ Reagon mjeku Dasho: Skandal nuk ndodh as në Afrikë, prokuroria të nisë hetimet

Ndërprerjen e energjisë në QSUT/ Reagon mjeku Dasho: Skandal nuk ndodh as në Afrikë, prokuroria të nisë hetimet

15:59 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com