GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkodra kultivon 87% të totalit të kanabisit të zbuluar në gjithë vendin, Korça vetëm 4 fidanë

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkodra kultivon 87% të totalit të kanabisit të zbuluar në gjithë vendin, Korça vetëm 4 fidanë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shtëpi bari, zbuluar të dielën e 2 nëntorit në Malësinë e Madhe në Shkodër, është një nga operacionet e fundit të policisë përgjatë vitit 2025 në betejën e gjatë kundër kultivimit të kanabis sativa.

Shtëpitë e barit, me përhapje gjithnjë e më të madhe, vitet e fundit, ku kanabisi kultivohet nën dritat e neoneve, janë sfida më e madhe e policisë për t’i gjurmuar. Brenda saj u gjetën të paktën 1110 bimë kanabisi, që po rriteshin mes llambash.

Përgjatë këtij viti, shifrat zyrtare të siguruara nga Report TV deri në ditët e para të Nëntorit, dëshmojnë sërish një përhapje të gjerë të fenomenit, ndonëse më i reduktuar. Në total, në 12 qarqe, Policia e Shtetit ndihmuar sërish nga Guardia Di Finanza italiane, gjeti dhe asgjësoi 213,856 bimë dhe fidanë kanabis. Krahasuar me vitin 2024, shifrat janë më të ulëta, me 137,705 rrënjë e fidanë më pak.

Prej disa vitesh qarku i Shkodrës konfirmohet në krye të listës, me mbi 87% të rasteve të zbuluar në këtë territor, dhe një total prej 186,460 bimësh dhe fidanësh të asgjësuar. I dyti në radhë është Fieri me 9,305 rrënjë kanabis, ndjekur nga Lezha, Tirana, Durrësi, Dibra dhe Vlora. I fundit në renditje, me numër shumë të ulët rrënjësh kanabisi të asgjësuara është qarku i Korçës, me vetëm 4 bimë kanabis të zbuluara.

Të paktën 182 persona u identifikuan si të përfshirë direkt në kultivimin e bimëve narkotike. Shumica e tyre, 141 persona, u arrestuan. Të tjerët, një pjesë janë në hetim e disa të shpallur në kërkim.

Krahasuar më vitin e shkuar ka më pak persona të implikuar, por më shumë që kanë përfunduar në pranga.

Gjatë operacionit të pak ditëve më parë në Malësinë e Madhe, përveç dy personave të dyshuar si autorë, në pranga përfunduan edhe 4 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.

Në total gjatë këtij viti, për të njëjtën akuzë apo dhe moskallëzim krimi, janë hetuar 160 zyrtarë, kryetar njësie administrative, kryetarë fshatrash, punonjës të OSHEE-së, inspektorë mjedisi dhe pyjesh. Prej tyre vetëm dy u arrestuan. Një vit më parë, nën hetim përfunduan 103 zyrtarë. /Report TV

Etiketa: Kanabis

Lajme të lidhura

Fluks në Rrugën e Kombit! Pushuesit nga Kosova “vërshojnë” drejt bregdetit shqiptar për ditët e fundit të gushtit
Aktualitet

Fluks në Rrugën e Kombit! Pushuesit nga Kosova “vërshojnë” drejt bregdetit shqiptar për ditët e fundit të gushtit

08:03 - 23/08/26
Sot dita e 85-të, qytetarët protestojnë kundër Ramës dhe qeverisë: Dorëheqje e menjëhershme dhe qeveri tranzitore
Aktualitet

Sot dita e 85-të, qytetarët protestojnë kundër Ramës dhe qeverisë: Dorëheqje e menjëhershme dhe qeveri tranzitore

07:58 - 23/08/26
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe
Kosovë & Rajon

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Para
“Projekti i zhdukur i rindërtimit” — PD: Qeveria e shiti Durrësin për interesat e AADF-së!

“Projekti i zhdukur i rindërtimit” — PD: Qeveria e shiti Durrësin për interesat e AADF-së!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 23 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:24 - 23/08/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Fluks në Rrugën e Kombit! Pushuesit nga Kosova “vërshojnë” drejt bregdetit shqiptar për ditët e fundit të gushtit

Fluks në Rrugën e Kombit! Pushuesit nga Kosova “vërshojnë” drejt bregdetit shqiptar për ditët e fundit të gushtit

08:03 - 23/08/26
Sot dita e 85-të, qytetarët protestojnë kundër Ramës dhe qeverisë: Dorëheqje e menjëhershme dhe qeveri tranzitore

Sot dita e 85-të, qytetarët protestojnë kundër Ramës dhe qeverisë: Dorëheqje e menjëhershme dhe qeveri tranzitore

07:58 - 23/08/26
Lojërat Mesdhetare, Kombëtarja U-21 merr një barazim të çmuar me Italinë në ndeshjen e parë të grupit

Lojërat Mesdhetare, Kombëtarja U-21 merr një barazim të çmuar me Italinë në ndeshjen e parë të grupit

07:49 - 23/08/26
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 Gusht 2026

07:41 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com