GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vetëm dy kategori mund të përfitojnë nga Paketa e Maleve, sqaron ministri Demo

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetëm dy kategori mund të përfitojnë nga Paketa e Maleve, sqaron ministri Demo
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paketa e Maleve, e miratuar në mars 2025, shihet si një mundësi e re për zhvillimin ekonomik të zonave malore dhe për sektorin e turizmit.

Ervin Demo, ministër i Pushtetit Vendor, deklaroi për Klan News se investimet e para pritet të fillojnë në fillim të vitit 2026.

Sipas Demos, Paketa e Maleve nuk është instrument për shpërndarje pronësie. Procesi pezullohet automatikisht në rast se prona ka mosdakordësi midis banorëve ose palëve të treta.

“Paketa e Maleve nuk është një instrument për shpërndarje pronësie toke. Duhet të kuptojmë që është një instrument për të nxitur, ndihmuar, ata të cilët kanë një marrëdhënie me tokën, e gëzojnë prej vitesh ose dekadash më saktë, e që nuk mund të investojnë pikërisht sepse kanë problemin me dokumentacionin, regjistrimin e pronës”, tha ai.

Ministri sqaroi se mund të aplikojnë vetëm dy kategori: individët që janë pronarë të tokës për më shumë se 10 vjet dhe e kanë punuar atë, edhe pse nuk kanë dokumentacion, dhe ata që kanë ndarë pronësinë sipas kufijve të vjetër, pa konflikte me palë të tjera dhe ku komuniteti e pranon këtë fakt.

“Paketa e Maleve nuk do të thotë që cilido person, nëse ka dëshirë, shikon një mal, vendos gishtin dhe thotë unë dua të investoj atje. Nuk funksionon ashtu. Paketa e Maleve e ka të përkufizuar shumë qartë cilat janë dy kategoritë e personave që mund të aplikojnë për Paketën e Maleve.

Një është kategoria e individëve të cilët posedojnë një pronë për një periudhë jo më pak se 10 vjet, i kanë marrë frytet e tokës, duke e punuar, duke mbjellë pemtari, por nuk kanë dokumentacionin.

Ajo tokë në Kadastër rezulton akoma tokë-shtet, nuk bëhet fjalë për tokë private, e ky individ që e ka mundësinë për të treguar që marrëdhënia e tij me tokën është më e hershme se 10 vjet, ka të drejtën të aplikojë për Paketën e Maleve.

Kategoria e dytë, bëhet fjalë për ato raste, ku në zona të caktuara të Shqipërisë shpeshherë njerëzit, në mirëkuptim brenda komunitetit, brenda fshatit, janë dakordësuar që ndarja e tokave nuk është bërë thjesht sipas ligjit, por kanë respektuar kufijtë e vjetër të pronave”, tha ai.

Demo theksoi se investitorët e jashtëm mund të bashkëpunojnë vetëm me pronarët e përfshirë në këto kategori, pas përfitimit të lejes së posaçme.

Paketa e Maleve, prezantuar nga kryeministri Edi Rama, synon të promovojë zhvillimin ekonomik në zonat malore, duke ofruar përfituesve të parë 10 vite pa taksa dhe duke nxitur investime në bujqësi, turizëm dhe industri të qëndrueshme.

Lajme të lidhura

Vlora Hyseni del nga GJKKO, lihet në fuqi masa e arrestit shtëpiak
Aktualitet

Vlora Hyseni del nga GJKKO, lihet në fuqi masa e arrestit shtëpiak

14:55 - 24/09/26
Drejtuesi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 3 automjete, plagoset një këmbësor në Durrës
Aktualitet

Drejtuesi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 3 automjete, plagoset një këmbësor në Durrës

14:44 - 24/09/26
Kuvendi miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza, mbyllet para kohe seanca
Aktualitet

Kuvendi miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza, mbyllet para kohe seanca

14:36 - 24/09/26
Para
Tiranë – Arrestohet taksisti që furnizonte grupe kriminale me armë dhe drogë

Tiranë – Arrestohet taksisti që furnizonte grupe kriminale me armë dhe drogë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlora Hyseni del nga GJKKO, lihet në fuqi masa e arrestit shtëpiak
Aktualitet

Vlora Hyseni del nga GJKKO, lihet në fuqi masa e arrestit shtëpiak

14:55 - 24/09/26

Ish-drejtorja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka lënë ambientet e GJKKO-së, ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest...

Lexo më shumë
Drejtuesi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 3 automjete, plagoset një këmbësor në Durrës

Drejtuesi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 3 automjete, plagoset një këmbësor në Durrës

14:44 - 24/09/26
Kuvendi miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza, mbyllet para kohe seanca

Kuvendi miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza, mbyllet para kohe seanca

14:36 - 24/09/26
Të shtëna me armë në Lezhë! Plagoset një person, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë

Të shtëna me armë në Lezhë! Plagoset një person, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë

14:20 - 24/09/26
Përplasjet me policinë në protestë, 17 qytetarë janë shoqëruar në komisariate

Përplasjet me policinë në protestë, 17 qytetarë janë shoqëruar në komisariate

14:04 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com