GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT E DY BIZNESMENAVE / Sekuestro pasurish prej 12 mln € e dy hotele në Sarandë. Ja për çfarë dyshohet…

11:14 - 08/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
EMRAT E DY BIZNESMENAVE / Sekuestro pasurish prej 12 mln € e dy hotele në Sarandë.  Ja për çfarë dyshohet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.

Në njoftimin e policisë thuhet se pasuritë e sekuestruara i përkisnin Kristi Qiricit alias Jetmir Hoxha, dhe Adriatik Kalemit.

Kristi Qirici është një prej krerëve të grupeve kriminale që kultivonin kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021, dhe drogën e trafikonin drejt Greqisë. 43-vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK i janë sekuestruar sot një hotel 6-katësh dhe një hotel 4-katësh.

Më 6 mar të këtij viti, GJKKO vendosi në sekuestro preventive 90 pasuri, vlera e të cilave shkon në miliona euro, të cilat i përkisnin Qiricit dhe 2 të tjerëve.

Specifkisht, në pronësit të Kristo Qiricit SPAK evidentoi dhe sekuestroi 15 pasuri, thuasjse të gjitha në Sarandë, mes të cilave një hotel, një bar restorant dhe 9 pasuri të tjera të paluajtshme e 3 llogari bankare.

Ndërsa Adriatik Kalemit, i cili është në burg si i dyshuar për vrasjen e Edmond Papës, i janë sekuestruar:  Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m². Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m². Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m². Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër. Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

Më 4 tetor të vitit 2024, Gjykata e Apelit Tiranë lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, për Adriatik (Andrea) Kalemin, i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe strehimin e përkrahjen e të kërkuarit Andreë Bode (i arrestuar bashkë me të më 28 Gusht), ky i fundit nën akuzë për ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa dy vite më parë (2022).

Adriatik Kalemi u kap edhe me 45 mijë euro cash, si dhe arsenal armatimi, teksa dyshohej se po përgatiste hakmarrjen për vrasjen e babait të tij.

Njoftimi i policisë:

Identifikohen dhe vihen në sekuestro pasuritë me vlerë 12 milionë euro që i përkasin 2 shtetasve me precedentë penalë ndaj të cilëve kanë nisur hetimet.

Pasuritë e sekuestruara janë në emër të shtetasve Kristi Qirici alias Jetmir Hoxha dhe Adriatik Kalemi.

Policia e Vlorës njofton se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht:

Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.

Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.

Në ngarkim të shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².

Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².

Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².

Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.

Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25
Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Para
Denoncimi i PD: Thellohet skandali në Bashkinë Tropojë, “të fortët” e Edi Ramës sfidojnë për herë të dytë vendimin e KPP-së

Show pranë Liqenit të Thatë, PD: Aksioni i Ministrisë nuk prek kullat e Edi Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet mëngjesin e kësaj të premte, (19 dhjetor 2025) për të shqyrtuar kërkesën...

Lexo më shumë
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 19 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 19/12/25
Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

08:01 - 19/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025

07:42 - 19/12/25
Ditë e ngrohtë dhe me diell…parashikimi për të premten

Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

07:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com