GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Buxheti 2026/ PD: Qeveria zgjedh oligarkët, jo arsimin dhe shkencën

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Buxheti 2026/ PD: Qeveria zgjedh oligarkët, jo arsimin dhe shkencën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po e lë arsimin dhe kërkimin shkencor jashtë prioriteteve kombëtare, duke e çuar vendin drejt një krize të thellë në dije dhe zhvillim.

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, deklaroi se buxheti i parashikuar për arsimin dhe shkencën për vitin 2026, në masën 2.53% të PBB-së, është tregues i neglizhencës së qeverisë ndaj brezit të ri dhe sistemit arsimor.

Sipas saj, ky financim nuk përputhet me nevojat reale të arsimit parauniversitar dhe universitar, as me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare. Sula kujtoi se sipas testimeve PISA, niveli i nxënësve shqiptarë ka shënuar rënie alarmante, ndërsa universitetet shqiptare mbeten jashtë çdo renditjeje ndërkombëtare për cilësi akademike.

DEKLARATA E DREJTUESES SË DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD, LILI SULA

Buxheti për arsimin dhe shkencën, që u paraqit nga qeveria, tregon atë ç’ka ka njoftuar Partia Demokratike disa herë, se arsimi parauniversitar, arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor, nuk konsiderohen prioritete të zhvillimit të vendit.
Ndërmjet financimit të arsimit dhe edukimit dhe financimit të koncesioneve të oligarkëve, qeveria zgjedh të financojë oligarkët dhe klientët e saj.
Buxheti për arsimin dhe shkencën në 2.53% të PBB-së, nuk përputhet as me rëndësinë strategjike të sektorit, as me nevojat urgjente të adresuara nga institucionet ndërkombëtare, as me ndalimin dhe zgjidhjen e krizës së sistemit parauniversitar dhe të lartë.
Kujtojmë se Vlerësimet e fundit ndërkombëtare, si PISA, treguan rënien alarmante të
nivelit të nxënësve tanë. Ndërkaq, universitetet tona nuk përmbushin asnjë nga treguesit
e cilësisë, dhe nuk arrijnë as të vlerësohen dhe as të rankohen në vlerësimet ndërkombëtare.
Ligjërimi i përdorur, në ato që qeveria i konsideron prioritete 2026-2028 në arsim, tregon për papërgjeshmërinë e saj për këtë fushë me rëndësi përcaktuese për sot dhe të ardhmen e vendit. Flitet në mënyrë të përgjithshme, pa asnjë të dhënë statistikore për probleme të rënda të arsimit që kanë ardhur duke u përkeqësuar nga viti në vit, si për Rritjen e numrit të fëmijëve që ndjekin arsimin parashkollor; për reduktimin e numrit të klasave kolektive, në arsimin parauniversitar. Pretendohet të rritet numri i nxënësve që do të ndjekin arsimin e mesëm duke lënë jashtë sistemit arsimor 16% të nxënësve 15-vjeçarë, minorenë të pambrojtur ndaj papunësisë, varfërisë dhe margjinalizimit social – objektiv që nuk na largon nga anëtarësimi në BE.
Me këtë financim;
● Arsimi parauniversitar do të vijojë me pamundësitë e zhvillimit të cilësisë së shërbimit.
● Arsimi profesional do të vijojë të mos përmbushë rolin dhe funksionet e tij.
● Arsimi i lartë do të vijojë me problemet për zhvilluar këtë të mirë publike.
● Studiuesit do të vijojnë të sfidohen në veprimtaritë e tyre kërkimore. Fondi për kërkimin shkencor është vetëm 0.06% e PBB-së, i pakrahasueshëm me buxhetin e vendeve të BE e shumë më i ulët krahasuar me vendet e rajonit.
● Nxënësit dhe studentët do të vijojnë të përballen me vështirësitë e shkollimit dhe me ofertën arsimore më të ulët në rajon dhe më gjerë.
● Mësuesit, pedagogët dhe kërkuesit do të vijojnë të kenë statusin profesional e financiar më të ultë në vend dhe në rajon.

Është e qartë se me financimin prej 2,5 % të PPB, gati 10 herë më të ulët se vendet e OECD dhe BE, qeveria nuk ka asnjë objektiv për ta nxjerrë arsimin nga gremina e të ndërmarrë reforma reale që e afrojnë me standardet europiane.
Prej 13 vitesh kryeministri Rama mashtron shqiptarët për buxhetim 5% të PBB të arsimit dhe shkencës dhe sot ende nuk jemi në vlerën e buxhetimit të qeverisjes se Partisë Demokratike. Prej 13 vitesh rinia emigron për të studiuar e punuar jashtë vendit, duke i lënë bosh auditorët – qeveria mbyll sytë para plagës kombëtare të shpopullimit. Në buxhetin 2026 nuk ka asnjë plan e zë për të kthyer të rinjtë në atdhe. Qeveria vijon të gënjejë hapur për mbështetje me bursa për studentët që ndjekin degët prioritare .
Arsimi është pasuria më e madhe e shoqërisë me fuqinë transformuese më të madhe e të pakrahasueshme me çdo investim tjetër dhe qeveria duhet ta kishte prioritet. Por ky buxhet dëshmon vazhdimësinë e një politike që nuk e sheh dijen si investim kombëtar.

Lajme të lidhura

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë
Breaking Views

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

22:30 - 24/09/26
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK
Aktualitet

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

21:48 - 24/09/26
Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox
Aktualitet

Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

21:31 - 24/09/26
Para
Nën hetim nga SPAK/ Fatmir Bektashi merr leje ndërtimi në Farkë me firmën e Ramës dhe Ballukut

Nën hetim nga SPAK/ Fatmir Bektashi merr leje ndërtimi në Farkë me firmën e Ramës dhe Ballukut

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë
Breaking Views

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

22:30 - 24/09/26

Është mbyllur protesta e 117-të me radhë qytetare kundër qeverisë sot më 24 shtator. Në mbyllje të tubimit, protestuesit thirrën...

Lexo më shumë
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

21:48 - 24/09/26
Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

21:31 - 24/09/26
Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit, bllokohen në Itali

Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit, bllokohen në Itali

21:14 - 24/09/26
Arben Kola: Vlora Hyseni shiti Shqipërinë te UDB-ja, Rama i inkriminoi të gjitha gratë e kabinetit

Arben Kola: Vlora Hyseni shiti Shqipërinë te UDB-ja, Rama i inkriminoi të gjitha gratë e kabinetit

21:06 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com