GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Plehrat e Durrësit në Tiranë/ “Inceneratori” i Klodjan Zotos nën sekuestro, ndërsa Sako i firmos pa garë 6.3 miliardë lekë!

15:25 - 12/11/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Plehrat e Durrësit në Tiranë/ “Inceneratori” i Klodjan Zotos nën sekuestro, ndërsa Sako i firmos pa garë 6.3 miliardë lekë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vazhdon vjedhja e taksapaguesve të Durrësit dhe kthimi i Sharrës së Tiranës në një varrezë plehrash, ku depozitohen mbetjet nga rrethet fqinjë. Operacioni që ka nisur qysh në vitin 2020, është ideuar nga kryeministri Edi Rama dhe zbatohet nga kompania“Integrated Energy B.V. S.P.V. dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjanan Sako. Kjo e fundit, megjithëse është thirrur në SPAK për këtë cështje vazhdon rolin e kamikazit duke xhiruar miliarda lekë në llogarinë e kompanisë së incenteratorit të Tiranës.

Transferta më e fundit është realizuar me “tender” me vlerë 6.3 miliardë lekë dhe është firmosur më 15 tetor 2025.

Tenderi bëhet sa për sy e faqe, sepse ky është një proces në shkelje të plotë të ligjit për prokurimin publik.

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Durrës me objekt: “Depozitimi i mbetjeve urbane, Bashkia Durrës me Fondin Limit 621 920 462,00 lekë pa TVSH. Sipas dokumenteve, tenderi është kryer me procedurë “me negocim” me vetëm një pjesëmarrës.

Ky gjoja tender është njoftuar më 29 shtator 2025 dhe është mbyllur më 3 tetor 2025, i finalizuar me dhënien e parave të taksapaguesve durrsakë kompanisë  “INTEGRATED ENERGY BV SPV” Shpk. Në mënyrë absurde, sipas dokumenteve, ka pasur edhe një ofertë që është sa 100% e fondit limit. Data e shpalljes se fituesit është më 15 tetor 2025, por mundet që të mos ishin bërë fare këto letra sepse dihet që paratë do t’i xhiroheshin kompanisë së Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Nga letrat e dorëzuara në Agjencinë e Prokurimit publik mundëm të marrim vesh vetëm këto të dhëna. Nuk ka asgjë rreth sasisë, çmimit për ton, grafikut të depozitimit të plehrave, kohëzgjatjes së kontratës, madje mungon edhe data e nënshkrimit të saj.

Ky tender është shënuar nga Open Data Albania me dy “flamuj të kuq” për të treguar riskun e madh të korrupsionit, nga mungesa e konkurrencës dhe zhvillimi i tenderit me procedurën me negocim.

“Inceneratori” i Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit vazhdon vjedhjen

Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka firmosur vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Vendimi u mor më datë 28 korrik 2023 nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndërsa mësohet se është ekzekutuar më 1 gusht 2023.

Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila më 31 gusht 2017 ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë me kosto të investimi të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro pa TVSH.

Gjithashtu sipas SPAK, Zoto dhe Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimit, në lidhje me kontratën e koncesionit nr. 6597 prot, datë 31.08.2017 … ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”, ka informuar SPAK.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.

“Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. dhe shoqërinë mëmë në Holandë me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V.”, aktualisht “Geogenix B.V.”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi.”

SPAK gjithashtu zbuloi dhe skemën si kanë përfituar afro 4 milionë euro Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, duke përdorur fatura të flasifikuara tatimore.

“Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se Klodian Zoto, në bashkëpunim me Mirel Mërtirin, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri”  thuhet nga SPAK.

Në sekuestro janë vendosur dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kompanisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.”.

Po si ka mundësi që kjo kompani është nën sekuestro dhe vazhdon të na vjedhë? Këtë do ta kuptojmë më poshtë.

Kush e mbylli Porto Romanon?

Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Durrësi ishte ende një qytet ‘fantazmë’, kryeministri Edi Rama firmosi në emër të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile një vendim për menaxhimin e mbetjeve të krijuara nga tërmeti.

Vendimi i kryeministrit i hapi rrugën një tenderi pa garë me vlerë 1.9 miliardë lekë [15 milionë euro] për inkapsulimin dhe rijetëzimin e venddepozitimit të mbetjeve në Porto Romano – i cili po hetohet për korrupsion nga SPAK.

Me një efekt zinxhir, mbyllja e Porto-Romanos e la gjithashtu Durrësin pa venddepozitim mbetjesh dhe e futi bashkinë e dytë më të madhe të vendit në një situatë ‘emergjence mjedisore’, duke e detyruar atë që të negociojë për depozitimin e mbetjeve me koncesionarin e Zonës së Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë – kompaninë ‘Integrated Energy B.V SPV’.

Në një intervistë televizive, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i tranzitimit të mbetjeve të Durrësit drejt Tiranës po asistohej nga agjencia përkatëse shtetërore.

“Na u desh që të rrisnim presionin mbi bashkinë e Durrësit për këtë marrëveshje të rëndësishme,” tha Rama në një intervistë televizive në atë kohë.

Pas mbylljes së venddepozitimit të mbetjeve në Porto Romano – bashkisë së Durrësit iu imponua një tarifë për trajtimin e mbetjeve në Sharrë së paku me 29 euro për ton.

Së bashku me kostot e transportit, kjo tarifë ndëshkuese do t’i sillte bashkisë së Durrësit çdo vit  miliona euro kosto shtesë për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Deri më sot, këto para ia janë dhënë kompanisë mafioze pa tender. Por tashmë, që Emirjana Sako ndjen se SPAK e ka seriozisht hetimin e kësaj çështje, ka bërë një tender formal.

Në 16 tetor 2019, AKUM hapi një tender me fond limit 1.6 miliardë lekë për mbylljen e venddepozitimit të Porto Romanos dhe ndërtimin e një Eko Parku, por e anuloi atë 3 ditë përpara hapjes së ofertave më 6 dhjetor.

Tenderi u rihap me procedurë të përshpejtuar pas vendimit të kryeministrit Rama me 16 dhjetor 2019, për menaxhimin e mbetjeve të krijuara nga tërmeti dhe 11 ditë më pas – pasi AKUM negocioi me 4 kompani, shpalli fituese bashkimin e operatorëve De Mare Srl & dhe Victoria Invest International.

Ky tender po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka regjistruar një procedim penal për veprat e “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tender” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Më 13 janar 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT miratoi lejen e ndërtimit për projektin e  rijetëzimit të fushës së mbetjeve në Porto Romano. Më 10 janar, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës- Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) i kishte kërkuar bashkisë Durrës gjetjen e një vendi alternativ për depozitimin e mbetjeve, ndërsa më 20 prill urdhëroi mbylljen e venddepozitimit – tashmë të tenderuar.

Kryebashkiakja Sako në SPAK

Kryetarja e Bashkisë, Emirjana Sako deklaronte se depozitimi i plehrave në Sharrë po bëhej falas, faktet tregojnë për të kundërtën. Ajo fshihet pas një vendimi të vjetër të këshillit bashkiak, në kohën kur kryetar ka qenë Vangjush Dako. Në fakt vendimi kërkon adresimin e problemit, për një venddepozitim të ri të mbetjeve brenda bashkisë Durrës, pa e përmendur Sharrën e Tiranës.

Kryebashkiakia e Durrësit, Emiriana Sako është thirrur më 17 maj 2024 në SPAK. Sako qëndroi përreth dy orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Pas daljes, ajo dha një prononcim të shkurtër për gazetarët ku tha se ishte thirrur për një çështje në hetim, por refuzoi të jepte më shumë detaje. Ndërkaq, krybashkiakja vazhdon t’i japë lekë inceneratorit që nuk ekziston, derisa SPAK të marrë vendimin për ta çuar në burg

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: depozitimi i mbetjeveEmirjana SakoPorto Romanotender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit të Tiranës

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit të Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com