GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kosova udhëton sot drejt Sllovenisë për një vend në “play-off”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova udhëton sot drejt Sllovenisë për një vend në “play-off”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja e Kosovës udhëton sot drejt Lubjanës për sfidën vendimtare të së shtunës kundër Sllovenisë, ndërsa përgatitjet për këtë duel të rëndësishëm të kualifikimeve për Botërorin 2026 po zhvillohen me intensitet maksimal.

Në seancat e deritanishme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar të theksojë punën taktike, me fokus të veçantë te tranzicionet dhe organizimi mes reparteve. Gjithë grupi i futbollistëve është në gjendje të shkëlqyer fizike, duke i dhënë trajnerit një komfort të plotë para ndeshjes që mund të përcaktojë fatin e Dardanëve në këto kualifikime.

Atmosfera në kampin kosovar mbetet shumë pozitive dhe e mbushur me besim. Të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e sfidës në “Stožice”, e cila mund t’i sigurojë Kosovës vendin në ‘play-off’ dhe ta mbajë në garë për kualifikim direkt.

Pas stërvitjes, optimizmi u reflektua edhe nga mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni. Të dy vlerësuan cilësinë e Sllovenisë, por njëzëri theksuan se në Lubjanë do të hyjnë vetëm për fitore.

“Grupi është duke punuar shumë mirë dhe jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe po e presim me padurim. Është një finale për ne. Një pikë nuk është e keqe, por ne hyjmë për të fituar dhe do të shkojmë për tri pikë”, tha Vojvoda.

Ndërsa Gallapeni shtoi: “Atmosfera është shumë pozitive dhe përgatitjet po shkojnë perfekt. Këto dy ndeshje janë jetike për ne, një mundësi historike. Sllovenia është ekip kompakt, edhe atyre u duhen tri pikët, ndaj pres një ndeshje të hapur. Ne do të luftojmë për fitore.”

Kosova do të mbajë një seancë të fundit të lehtë stërvitore paradite, para nisjes për në kryeqytetin slloven, ku të shtunën do të kërkojë fitoren që do ta afronte me ëndrrën e Botërorit.

Etiketa: Kosova

Lajme të lidhura

Publikohen formacionet zyrtare, Anglia dhe Argjentina gjithçka për finalen e madhe
Sport

Publikohen formacionet zyrtare, Anglia dhe Argjentina gjithçka për finalen e madhe

19:46 - 15/07/26
Dështim historik për Vllazninë në Europë, eliminohet nga Malisheva me rezultatin e pabesueshëm
Sport

Dështim historik për Vllazninë në Europë, eliminohet nga Malisheva me rezultatin e pabesueshëm

19:15 - 15/07/26
Angli-Argjentinë, rivaliteti që ka shkruar historinë e Botërorit! Nga “Dora e Zotit”, te dueli i ri për finalen
Sport

Angli-Argjentinë, rivaliteti që ka shkruar historinë e Botërorit! Nga “Dora e Zotit”, te dueli i ri për finalen

18:21 - 15/07/26
Para
Video me Olsi Ramën/ Reagon deputeti Ndoja: Ishim të ftuar në një drekë para 4 vitesh në Kukës…

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabitet “exchange” në Tiranë, punonjësja merr 5 mijë euro nga arka
Aktualitet

Grabitet “exchange” në Tiranë, punonjësja merr 5 mijë euro nga arka

20:08 - 15/07/26

Një pikë këmbimi valutor në zonën e quajtur “Vorri i Bomit” në Tiranë është grabitur nga një prej punonjëseve të...

Lexo më shumë
Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia, dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia, dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm

19:58 - 15/07/26
Publikohen formacionet zyrtare, Anglia dhe Argjentina gjithçka për finalen e madhe

Publikohen formacionet zyrtare, Anglia dhe Argjentina gjithçka për finalen e madhe

19:46 - 15/07/26
U përplas me Berishën në Këshillin Kombëtar, anëtarja e PD: “Mulizmi” është një fenomen që duhet luftuar

U përplas me Berishën në Këshillin Kombëtar, anëtarja e PD: “Mulizmi” është një fenomen që duhet luftuar

19:41 - 15/07/26
PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën: Zbatoni statutin!

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën: Zbatoni statutin!

19:23 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com