GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Blindohet” Tirana/ Erdogan sot në Shqipëri, në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Blindohet” Tirana/ Erdogan sot në Shqipëri, në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan mbërrin sot Tiranën, në një vizitë që ai do të zhvillojë në vendin tonë dhe që pritet të zgjasë rreth 13 orë, ku nuk do të jetë vetëm në kryeqytetin shqiptar, por edhe në Laç, ku do të inspektojë nga afër punimet e bëra në zonën e Kurbinit në kuadër të procesit të Rindërtimit.

Kjo vizitë e Erdogan në këtë 17 janar përkon pikërisht me 554-vjetorin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), simbolin e rezistencës shqiptare ndaj pushtimit të Perandorisë Osmane në trojet shqoptare dhe më gjerë në Ballkan. Madje dhe investimi i turqëve, që mund të ishte bërë kudo në vendet e prekura nga tërmeti, u zgjodh të bëhej pikërisht në Laç, zonë që përkon me Sanxhakun (ndarje territoriale) e Kurbinit, si një shenjë e miqësisë mes dy vendeve.

Vizita e Erdogan sot në vendin tonë ka bërë që të gjitha institucionet e sigurisë të marrin masa të shtuara, duke filluar që nga bllokimi i rrugëve e deri tek mbikqyrja me forca të shtuara të Gardës së Republikës dhe forcave RENEA, të cilat kanë ‘pushtuar’ Tiranën e jo vetëm. Por, për mbarëvajtjen dhe ruajtjen e sigurisë fizike të Presidentit turk, ka ardhur nga Ankaraja edhe një ekip efektivësh të Gardës së Turqisë dhe shërbimet sekrete, të cilat janë ndarë, një pjesë do të qendrojnë në Laç, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e pozicionuar në Tiranë.

Vizita e kreut të shtetit turk ka vënë në gjendje të plotë gatishmërie edhe Policinë e Shtetit, e cila ka marrë masa për bllokimin e disa akseve kryesore rrugore, mes të cilave edhe aksin Tiranë – Durrës, ndërsa ka apeluar qytetarët, të cilët do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të 17 Janarit.

Aeroporti i Rinasit dhe akset që lidhin kryeqytetin me të do të jenë prej sot në mesditë nën masa të larta sigurie ndërsa kufizimet do të preknin autostradën me drejtim Rinas-Vorë-Tiranë, Rrugën e Durrësit dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit ditën e hënë paradite. Rrugët në të cilat do të ndalohet tërësisht qarkullimi janë Milot-Vorë-Milot nga 07 deri në 14 për kamionët dhe makinat. Kurse nga 08:30 deri në 12:30 ndalohet mbikalimi Laçit si dhe Rinas-Vorë-Rinas nga ora 08:30 deri në ora 10:00. Bllokime do të kenë edhe akset në Tiranë, autostrada e Rinasi, Rruga e Durrësit, bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ etj.

AXHENDA E PLOTË E ERDOGAN NË SHQIPËRI:

Në orën 09.20 pritet mbërritja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Aeroportin e Rinasit dhe pas 5 minutash fillon ceremonia e mireseardhjes.

Pas kësaj Presidenti turk niset drejt Laçit, ku në orën 10.05 bëhet ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç. Do të ketë edhe një fjalë të Presidentit turk.

Në orën 11.30 Erdogan do të zhvillojë një vizitë në shtëpinë e një familjeje në Laç, ndërsa në 11.45 pritet të mbahet ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë.

Më pas në orën 13.00 Erdogan mbërrin në Tiranë dhe zhvillon një takim më Kryeministrin Rama, ndërkohë që, në orën 16.00 zhvillohet ceremonia Zyrtare e Inaugurimit të Xhamisë së Et’hem Beut.

Në orën 17.00 Presidenti i Republikës së Turqisë pritet të mbajë një fjalë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe në 18.00 do të bëhet nisja e tij drejt Aeroportit të Rinasit për të fluturuar drejt Turqisë.

Etiketa: Erdogan TaipKryesore1

Lajme të lidhura

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

07:44 - 22/10/26
Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!
Aktualitet

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

07:26 - 22/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Para
Jetëgjatësia e shqiptarëve në 70 vjet u rrit me 42%, u tkurr nga pandemia

Jetëgjatësia e shqiptarëve në 70 vjet u rrit me 42%, u tkurr nga pandemia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

07:44 - 22/10/26

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën e radhës plenare, në një klimë të tensionuar politike...

Lexo më shumë
Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

07:26 - 22/10/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com