GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Propozimi i SHBA për paqen, Zelensky i drejtohet kombit: Presioni i madh mbi Ukrainën, rrezikojmë të humbasim dinjitetin

21:09 - 21/11/25
në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Propozimi i SHBA për paqen, Zelensky i drejtohet kombit: Presioni i madh mbi Ukrainën, rrezikojmë të humbasim dinjitetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një videomesazh drejtuar popullit ukrainas, ndoshta më të rëndësishmin e detyrës së tij si President, Volodymyr Zelensky tha se vendi është në një nga momentet më të vështira të historisë. Pasi u njoh me propozimet e SHBA për paqen, Zelensky tha se Ukraina është përpara dy zgjedhjeve: ose të humbë dinjitetin, ose një partner si Amerika.

“Jemi në një nga momentet më të vështira në historinë tonë. Presioni mbi Ukrainën është në maksimum. Ukraina tani mund të përballet me një zgjedhje shumë të vështirë, ose të humbasë dinjitetin e saj, ose të rrezikojë të humbasë një partner kyç si Amerika. Dilema qëndron aty: të gëlltisim 28 pikat e vështira të planit, apo të përballemi me një dimër jashtëzakonisht të vështirë, më të vështirin dhe rreziqe të mëtejshme”,- tha Zelensky.

O paqja, o dinjiteti. O pranim i hidhur i dorëzimit, o një dimër në të ftohtë dhe akull.

Pasi lexoi 28 pikat e Planit Trump, Volodymyr Zelensky kishte lënë të kuptohej që të mërkurën mbrëma se përgjigjja e tij nuk ishte as po, as jo. Ndërkohë që shumë nga bashkëpunëtorët e tij e mbyllnin çdo mundësi kompromisi (“absurde dhe të papranueshme”) me kërkesat e përfshira në projekt-marrëveshje – e hartuar nga rusët dhe amerikanët, duke lënë jashtë Kievin dhe europianët – presidenti ukrainas e mendoi edhe një natë. Pastaj u rikthye në tribuninë e mediave sociale, ashtu si në fillim të luftës, dhe publikoi një mesazh në Telegram:

“Jemi tani në një prej momenteve më të vështira të historisë sonë. Presioni ndaj Ukrainës është në maksimum. Ukraina mund të përballet tani me një zgjedhje shumë të vështirë: ose humbjen e dinjitetit të saj, ose rrezikun e humbjes së një partneri kyç”, siç janë SHBA-të.

Dilema është kjo, paralajmëron Zelensky: të gëlltisë “28 pikat e vështira” të planit, ose të përballet “me një dimër jashtëzakonisht të vështirë, më të vështirin deri tani, dhe rreziqe të tjera”. Makthi i asaj nate të parë të luftës – rreziku më i madh – kur amerikanët e shtynin të evakuohej, dhe “Ze” iu përgjigj se i duheshin armë, jo një helikopter për ta larguar, duke u bërë kështu simbol:

“Ukraina nuk duhet të përjetojë déjà-vu-në e 24 shkurtit – shkruan sot presidenti – kur kishim ndjesinë se ishim vetëm. Kur askush s’mund ta ndalte Rusinë, përveç qytetarëve tanë të guximshëm, që u vunë si mur përballë ushtrisë së Putin.”

Situata sot është ndryshe dhe kreu i shtetit sqaron rreziqet: “Një jetë pa liri, pa dinjitet, pa drejtësi. Dhe për ne, të besojmë atyre që na kanë sulmuar dy herë.” Por fronti ushtarak po shkon keq dhe Trump ka ngut të mbyllë gjithçka brenda vitit. Presioni nga Uashingtoni është i jashtëzakonshëm, dhe kjo ndihet në një telefonatë me nënpresidentin J.D. Vance, i cili madje do të ketë kërcënuar ndërprerjen e menjëhershme të furnizimeve me armë, nëse Ukraina nuk ulej në bisedime para Ditës së Falënderimeve, të enjten më 27. “Afati është ai”, konfirmon vetë Trump.

Postimi i Zelensky prandaj është një mesazh i ndërmjetëm mes një thirrjeje drejtuar popullit dhe një pranim i pjesshëm: “Sovraniteti ynë, pavarësia jonë, toka jonë, populli ynë dhe e ardhmja ukrainase. Do të bëjmë gjithçka të mundur që rezultati të jetë fundi i luftës. Dhe jo fundi i Ukrainës, i paqes në Europë dhe i paqes globale.” Me një paralajmërim: ai do të sigurohet “që, nga të gjitha pikat e planit, të mos anashkalohen të paktën dy vlera themelore: dinjiteti dhe liria e ukrainasve. Gjithçka tjetër mbështetet mbi to”.

I vënë me shpatulla pas murit, pas disa bisedave me kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin britanik Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron, është e dukshme se Zelensky dëshiron t’ua kalojë topin aleatëve më të fortë:

“Kam folur sapo me europianët – thotë ai – ne llogarisim te miqtë europianë, që e kuptojnë shumë qartë se Rusia nuk është larg, por pranë kufijve të BE-së, dhe se tani Ukraina është i vetmi mburoje që ndan një jetë të qetë europiane nga planet e Putin.”

Prandaj edhe 27 vendet e BE-së duhet të vendosin përpara datës 27: “Europa ishte me ne, besojmë se Europa do të jetë me ne.”

Ka pa dyshim një përçarje brenda ekipit të tij në Pallatin Mariinskij, i tronditur nga skandalet e fundit të korrupsionit. Për shumicën, lidhja mes hetimeve dhe Planit Trump nuk është rastësi. Dhe një grup brenda partisë – si kreu i Komisionit të Jashtëm, Oleksandr Merezhko, bashkë me zv.ministrin Sergiy Kyslytsya – e konsideron të papranueshëm çdo hap pas ndaj vullnetit të Putinit, të shprehur qartë në planin amerikan.

Strategjia e Zelenskyt, megjithatë, është ajo e dikujt që ndihet i dobësuar dhe që pranon të ulet gjithmonë në tavolinë për të parë “kartat”, edhe nëse duhet të përballojë ofendime dhe poshtërime:

“Nuk do t’i japim armikut arsye të thotë se Ukraina nuk do paqen, se ajo po e pengon procesin dhe se Ukraina nuk është gati për diplomaci.”

Tashmë bivio është i hapur dhe publik. Prandaj “do të punohet me shpejtësi, sot, të shtunën dhe të dielën, gjatë gjithë javës së ardhshme dhe për aq kohë sa nevojitet, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë”. Angazhimi është të analizohen të 28 pikat, pa “tradhtuar interesat kombëtare”.

Është një vendim dramatik. Nuk do të ishte e lehtë t’u shpjegohej ukrainasve se kanë vdekur duke mbrojtur territore tashmë të humbura. Dhe se ndërkohë disa janë pasuruar, ndërsa të tjerët luftonin./ Corriere della Sera

Etiketa: ukraina

Lajme të lidhura

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Para
Dorëhiqet anëtari i bordit drejtues të BBC/ Shkak, probleme të qeverisjes së korporatës

Dorëhiqet anëtari i bordit drejtues të BBC/ Shkak, probleme të qeverisjes së korporatës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25

Grupi për Studime Politike dhe Juridike në Kosovë ka bërë thirrje për një konsensus politik më të gjerë mbi çështjet...

Lexo më shumë
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com