GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Agon Makolli dënohet për falsifikim, Prokuroria urdhëron përjashtimin e “Rikon-Al” nga tenderat, APP ndëshkon edhe Florjan Xhemalajn

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Agon Makolli dënohet për falsifikim, Prokuroria urdhëron përjashtimin e “Rikon-Al” nga tenderat, APP ndëshkon edhe Florjan Xhemalajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Prokurimit Publik përjashton për dy vjet nga tenderat kompaninë e Agron Makollit, përfituese e madhe e tenderave të administratës për printera dhe bojëra. Vendimi është marrë më 20 dhjetor 2025 pasi APP është vënë në lëvizje nga shkresa e dërguar nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Më 10 nëntor 2025, Prokuroria e Tiranës ka përcjellë pranë APP, Urdhrin datë 06.11.2025 të Prokurorit, për ekzekutimin e Vendimit penal Nr. 3209, datë 04 dhjetor 2018, të Gjykatës së Tiranës, për të dënuarën shoqërinë “Rikon-Al” shpk me NIPT L22119010H.

Nëpërmjet këtij urdhëri, Prokurori ka urdhëruar APP për ekzekutimin e dënimit plotësues, ndalimin e shoqërisë “Rikon-Al” Shpk për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për një periudhë 2 vjeçare.

Dënimi i Agron Makollit në vitin 2018

“Më mirë vonë, se sa kurrë” ose “Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar”, kështu mund të quhet akti i Prokurorisë i një vendimi të marrë në vitin 2018 dhe të zbardhur para dy javëve. Më konkretisht bëhet fjalë për Vendimin Penal Nr. 3209 Prot., datë 4 dhjetor 2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në të cilin është vendosur: 1. Deklarimi fajtor i të pandehurit pronarit të RIKON-AL SHPK, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe dënimin e tij me gjobë. Ndalimin i shoqërisë RIKON-AL SHPK, pajisur me NUIS (NIPT) L22119010H, për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për një periudhë 2 vjeçare.

Po të ishte për APP, kompanive nuk u hyn asnjë gjemb për mashtrimet dhe falsifkimet, por janë organet e tjera dhe subjektet e interesuara që e detyrojën të vihet ndonjë rast në lëvizje.

Florjan Xhemalaj mashtron në 3 tendera

Në të njëjtën mbledhje, APP ka marrë edhe një vendim tjetër përjashtimi, që lidhet me kompaninë “Filara” shpk.  Agjencia e Prokurimit Publik ka zhvilluar procedimin administrativ për përjashtimin e operatorit ekonomik “Filara” shpk, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për “keqinformim për qëllime kualifikimi në procedurat e prokurimit”. Bëhet fjalë për 3 tendera:

  1. “Botime dhe revista për vitin 2024”, zhvilluar nga autoriteti kontraktor Akademia e Shkencave.
  2. “Ribotim i teksteve shkollore të arsimit bazë për nxënësit e pakicave kombëtare”, organizuar nga Ministria e Arsimit.
  3. “Blerje materiale arkive për nevojat e OSHEE Group sh.a.”, zhvilluar nga autoriteti kontraktor Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group sh.a.

Operatori ekonomik “Filara” shpk, është pronë e Florjan Xhemalajt. Arsyeja e fillimit të procedimit administrativ ka qenë denoncimi i bërë më 20 qershor 2025 nga operatorit ekonomik “Kristalina-KH” shpk me pronar Kadri Hykajn.

Në përfundim të procedimit administrativ të nisur, u arrit në konkluzionin se kishte prova “për të përjashtuar operatorin ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 muaj deri në 3 vet për keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi”.

Kështu, APP ka vendosur të përjashtojë operatorin ekonomik “Filara” shpk, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për 5 muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Pra, për 3 tendera jepen pesë muaj përjashtim. Ky është një ndëshkim i butë që kompanitë e pranojnë pa asnjë lloj shqetësimi. Menjëherë mund të kundërshtohet vendimi në Gjykatën Administrative dhe kërkohet sigurimi i padisë, pra pezullim derisa të mbarojë gjyqi. Dihet se duhen vite të mbyllen cështjet nëpër shkallët e gjyqësorit shqiptar.

Vetëm 35 procedime nga APP për 1 vit

Sipas të dhënave të vetë APP, gjatë vitit 2024, janë marrë në shqyrtim 64 kërkesa, nga të cilat 63 për përjashtimin e operatorëve ekonomikë e drejta për të fituar kontrata publike dhe 1 kërkesë për përjashtim të operatorit ekonomik nga ankandet publike. Ndërkohë që, nuk ka patur kërkesa për përjashtim të operatorëve ekonomikë nga pjesëmarrja në koncensione/partneritet publik privat.

Nga informacionet e administruara rezulton se: 26 raste referohen për keqinformim dhe paraqitje të dokumentave me të dhëna të rreme sipas parashikimeve të nenit 78/1/a të LPP; 37 raste referohen për mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale, sipas parashikimeve të nenit 78/1/b të LPP; – 1 rast i referohet keqinformim dhe paraqitje të dokumentave me të dhëna të rreme sipas parashikimeve të nenit 7/1/a i LAP.

Nga 64 kërkesat, ka nisur procedimi administrativ për 35 operatorë ekonomikë; 29 kërkesa, kanë rezultuar si të paplota në argumenta ligjorë dhe prova dokumentare, ose

pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se, nuk kanë qenë kushtet e parashikuara nga dispozitat ligjore për nisjen e procedimit administrativ nga APP, ose janë në proces

shqyrtimi.

Gjatë procedimit administrativ të nisur për përjashtimin e operatorëve ekonomikë, në mbështetje të Kodit të Procedurave Administrative është vendosur pezullimi i procedimit për 7 operatorë ekonomikë, për shkak të procesit gjyqësor .

Sic shihet nga të dhënat, aktiviteti i APP është krejt i papërfillshëm në raport me shkeljet që kryhen gjatë prokurorimeve, kur gjatë vitit janë kryer mijëra procedura tenderimi.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Agon MakolliAPPfalsifikimFlorjan Xhemalajtendera

Lajme të lidhura

“Nuk jeni vetëm”/ Qytetarët protestojnë tek Komisariati 6, lirohet gazetari
Breaking Views

“Nuk jeni vetëm”/ Qytetarët protestojnë tek Komisariati 6, lirohet gazetari

22:56 - 08/09/26
Ngjarja sonte në Laprakë, emrat e dy të rinjve të plagosur, nuk dihen autorët
Aktualitet

Ngjarja sonte në Laprakë, emrat e dy të rinjve të plagosur, nuk dihen autorët

22:42 - 08/09/26
“Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën”, Divjaka 40 ditë në protestë
Breaking Views

“Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën”, Divjaka 40 ditë në protestë

22:05 - 08/09/26
Para
“Jemi në situatë të vështirë”, Vuçiç: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it

“Jemi në situatë të vështirë”, Vuçiç: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dje Ergysi, sot Ron Yeffet”, Tabaku: Ndryshojnë emrat, por sistemi i Ramës mbetet
Aktualitet

“Dje Ergysi, sot Ron Yeffet”, Tabaku: Ndryshojnë emrat, por sistemi i Ramës mbetet

16:09 - 09/09/26

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar atë që e cilëson si një mekanizëm të ri të sistemit të ngritur nga...

Lexo më shumë
Kosova vendosi për ndalimin e dinarit serb, Vuçiç takim me ministrat

Vuçiç shpërndan Parlamentin, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 Tetor

15:29 - 09/09/26
I vrarë dhe me duart e lidhura brenda makinës së fundosur, viktima dyshohet se është shqiptar

I vrarë dhe me duart e lidhura brenda makinës së fundosur, viktima dyshohet se është shqiptar

15:03 - 09/09/26
Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 250 fluturime pas problemeve me sistemin e kontrollit ajror

Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 250 fluturime pas problemeve me sistemin e kontrollit ajror

14:46 - 09/09/26
Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të ndjekur kuqezinjtë në kuadër të UEFA Nations League

Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të ndjekur kuqezinjtë në kuadër të UEFA Nations League

14:25 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com