GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Anulimi i fluturimit për Stamboll nga “Air Albania” lë në ajër miqësoret e Kombëtares së vajzave me Turqinë

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Anulimi i fluturimit për Stamboll nga “Air Albania” lë në ajër miqësoret e Kombëtares së vajzave me Turqinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futurimi i linjës “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit, i parashikuar të nisej sot në orën 18:20, është anuluar në mënyrë të papritur dhe pa asnjë arsye zyrtare, duke shkaktuar kaos dhe pakënaqësi të madhe te të gjithë pasagjerët.

Ndër udhëtarët që kishin prerë bileta ishte edhe Kombëtarja shqiptare e futbollit për vajza, e cila ishte nisur drejt Turqisë për të zhvilluar dy ndeshje miqësore të planifikuara prej kohësh, në datat 28 nëntor dhe 1 dhjetor.

Ky anulim i pashpjeguar ka prishur tërësisht programin e ekipit përfaqësues, teksa futbollistet dhe stafi teknik u detyruan të kthehen mbrapsht, pasi u lanë në pritje pa asnjë njoftim dhe pa asnjë zgjidhje alternative nga kompania ajrore.

Sakaq, zyra e “Air Albania”-s në aeroport ishte e mbyllur dhe numrat e telefonit të kompanisë ishin të fikur, me qytetarët që nuk kishin asnjë mundësi ku të kërkonin ndihmë apo asistencë.

Me miqësoret e programuara prej muajsh, situata e krijuar rrezikon seriozisht zhvillimin e këtyre ndeshjeve, duke vendosur në pozitë të vështirë jo vetëm Kombëtaren, por edhe Federatën Turke të Futbollit, e cila ka pritur ekipin shqiptar sipas planit.

Mbi të gjitha, ky rast përbën një situatë tejet të pakëndshme dhe të papranueshme, duke cenuar profesionalizmin dhe imazhin e një ekipi kombëtar që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Përveç futbollisteve të Kombëtares shqiptare, dhjetëra pasagjerë të tjerë që kishin rezervuar bileta për të udhëtuar drejt Stambollit mbetën të bllokuar në aeroport, pa marrë qartësi dhe pa një zgjidhje të menjëhershme.

Anulimi i fluturimit, pa shpjegim dhe pa ofrim alternativash të menaxhuara siç kërkojnë standardet ndërkombëtare të transportit ajror, ngre shqetësime serioze mbi funksionimin dhe përgjegjësinë e kompanisë “Air Albania” ndaj pasagjerëve të saj. Rasti i sotëm tregon se mungesa e komunikimit dhe improvizimi në situata të tilla dëmtojnë drejtpërdrejt sportin, institucionet dhe qytetarët që mbështeten te udhëtimet ajrore për detyrime zyrtare ose personale. /Telesport

Etiketa: Kombetarja shqiptare per vajza

Lajme të lidhura

Berisha i mohoi garën, Salianji: U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE
Breaking Views

Berisha i mohoi garën, Salianji: U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE

23:20 - 01/05/26
Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital
Aktualitet

Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital

22:04 - 01/05/26
Aksident gjatë raportimit në Greqi, gazetarët rrëzohen nga shkalla e avionit
Botë

Aksident gjatë raportimit në Greqi, gazetarët rrëzohen nga shkalla e avionit

21:51 - 01/05/26
Para
Merz: Evropa duhet të përfshihet në çdo marrëveshje për Ukrainën

Merz: Evropa duhet të përfshihet në çdo marrëveshje për Ukrainën

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Vlorë, gjendet i pajetë një person në një prej kullave të vrojtimit në plazhin e vjetër
Aktualitet

E rëndë në Vlorë, gjendet i pajetë një person në një prej kullave të vrojtimit në plazhin e vjetër

08:57 - 02/05/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë,...

Lexo më shumë
Të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë festojnë me alkool e “mall”, reagon drejtoria e Burgjeve: Nuk është ashtu siç duket

Të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë festojnë me alkool e “mall”, reagon drejtoria e Burgjeve: Nuk është ashtu siç duket

08:42 - 02/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:30 - 02/05/26
Operacion antidrogë në Elbasan! Gjykata lëshon 20 urdhërkontrolle banesash dhe disa masa ndalimi

Operacion antidrogë në Elbasan! Gjykata lëshon 20 urdhërkontrolle banesash dhe disa masa ndalimi

08:09 - 02/05/26
Trump nuk i del inati me Merz, SHBA lajmëron largimin e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania

Trump nuk i del inati me Merz, SHBA lajmëron largimin e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania

07:59 - 02/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com