GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rasti Balluku/ Berisha publikon listën: Ja ministrat e vendeve të BE që janë pezulluar gjatë hetimeve

13:46 - 27/11/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rasti Balluku/ Berisha publikon listën: Ja ministrat e vendeve të BE që janë pezulluar gjatë hetimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, akuzoi qeverinë për mashtrim publik lidhur me rastet e pezullimit të ministrave në vendet e Bashkimit Europian. Ai kundërshtoi deklaratat e bëra në prani të komisioneres Marta Kos dhe ambasadorëve, duke i cilësuar si të pavërteta.

Berisha theksoi se në disa vende të BE-së janë vendosur masa pezullimi për ministra dhe zyrtarë të lartë gjatë kohës që ata kanë qenë nën hetim, pa pritur vendimin përfundimtar të gjykatës. Sipas tij, kjo ka ndodhur në Rumani, Itali, Francë, Kroaci dhe Spanjë.

Ai solli shembuj konkretë nga Rumania, ku ministri i Transportit Dan Shova dhe ministrja e Turizmit Elena Udrea u pezulluan në vitin 2015 gjatë hetimeve. Po ashtu, Darius Valcov humbi kompetencat ekzekutive, ndërsa ish-kryeministri Victor Ponta dha dorëheqjen pasi gjykata po shqyrtonte pezullimin e tij.

Nga Italia, Berisha përmendi rastin e Nunzia De Girolamo, e cila u detyrua të largohej nga detyra.

Në Francë, sipas tij, ekziston një gjykatë e posaçme për gjykimin e zyrtarëve të lartë, ku ministri Christian Blanc u pezullua në vitin 2010 gjatë hetimeve, ndërsa ministri i Brendshëm Charles Pasqua humbi kompetencat e tij.

“Ju lutem, dëgjojeni pak mashtrimin publik kombëtar dhe ndërkombëtar i bashkëhajdutit të Lubi Ballukut në konferencë me komisioneren Marta Kos.
Dëgjojeni pak, duke pasur dëshmitar, edhe ambasadorin, edhe komisioneren thotë, çfarë kriminali gjakftohtë është, se si shprehet që nuk bën vaki kurrë në BE.
Tani, u them qytetarëve dhe ju të nderuar gazetarë se ky është një mashtrim banal ordiner sepse në vendet e BE, jo në një, por në një numër rastesh, janë vendosur masat e pezullimit para vendimit përfundimtar të dënimit nga gjykata.
Dhe kjo ka ndodhur në Rumani, ka ndodhur në Itali, ka ndodhur në Francë, ka ndodhur në Kroaci, ka ndodhur në Spanjë, ka ndodhur pra në një seri vendesh.
Ministrat janë pezulluar gjatë kohës që kanë qenë në hetim.
Konkretisht: Dan Shova, në vitin 2015, ministër transporti i Rumanisë. Masë ndalimi nga ushtrimi i funksionit të profesionit publik.
Prapë në Rumani. Elena Udrea, ministre e turizmit, në vitin 2015, pezullim funksionesh gjatë hetimeve. Gjatë hetimeve pra.
Darius Valcov. Humbi kompetencat ekzekutive.
A e dini ju se të njëjtin fat pati probatini i Edi Ramës dhe Taulant Ballës, Ponta. Po ai ç’bëri, ai sa e mori vesh që gjykata po e pezullonte, dha dorëheqjen. Ekzakt. Kryeministër. Se ishte në hetim. Ai e kuptoi se gjykata po merrte vendimin dhe dha dorëheqjen.
Vazhdojmë më tutje.
Italia. Nunzia De Girolamo. U detyrua të largohej nga detyra se nuk ishte Lubi, ishte tjetër.
Tjetër. Franca. Franca ka një gjykatë. Do bëj një sqarim se është shumë i rëndësishëm. Para reformës në drejtësi, në Republikën e Shqipërisë, me të gjithë personat me imunitet, merrej Gjykata e Lartë. Ligjet e reja këtë kompetencë ia kaluan Skapit të partisë dhe gjykatës speciale.
Pra, Franca ka një gjykatë të posaçme për gjykimin e zyrtarëve të lartë dhe në vitin 2010, ministri Christian Blanc është pezulluar jo gjatë akuzës, jo pas akuzës, por gjatë hetimit.
Si mund të dalë ai? Po kur ke vjedhur, del dhe nuk pyet për asgjë.
Po a është kryeministër ai që del e thotë nuk ka ndodhur kurrë në botë.
Franca. Ministri i Brendshëm Charles Pasqua. Pezullim i kompetencave. Dhe ka qenë një nga ministrat më qëndrorë të qeverive franceze të qendrës së djathtë.
Tjetër. Belgjika. Willy Claes, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ministër i jashtëm më pas. Pezullim de facto para dorëheqjes.
Tani a mund të imagjinoni në qoftë se gjykata vendos masën e pezullimit të japë dorëheqjen siç bëri Ponta?
Kurrën e kurrës.
Janë kaq të inkriminuar këta, kaq shumë kanë vjedhur sa nuk gjejnë një sekondë qetësi në shpirtin e tyre.
Krocia. Ivan Vrdoljak. Ministër i ekonomisë. Pezullim de facto gjatë hetimeve.
Spanja ka disa raste.
Izraeli, një ministër kishte ndodhur që kishte bërë aktin e Irena Gjokës, nuk mishte deklaruar dënimin. Brenda automatikisht e shkarkoi nga ministër.
Nuk po shkoj në Pakistan, Imre Khan se atje kishte probleme të tjera.
India. Gjykata e Larta. Sepse në Kushtetutën e Indisë është Gjykata e Lartë ajo që trajton aferat dhe dosjet e ministrave dhe zyrtarëve të lartë”, tha Berisha

Etiketa: BallukuberishaKryesore1

Lajme të lidhura

Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Para
Trafikonin mjete luksoze të vjedhura nga Italia në Shqipëri, shpallen në kërkim dy persona

Trafikonin mjete luksoze të vjedhura nga Italia në Shqipëri, shpallen në kërkim dy persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vllaznia siguron matematikisht “Final–Four”, “luftë” e ashpër për vendin e 4-të dhe mbijetesën
Sport

Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot

08:33 - 19/12/25

Superiorja ditën e sotme do të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjet e parafundit të këtij viti kalendarik. Ekipet...

Lexo më shumë
Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë

08:14 - 19/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 19 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 19/12/25
Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

08:01 - 19/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025

07:42 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com