GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Karçanaj 3 orë në SPAK për 12 tenderat e dyshuar/ Drejtoresha e AKSHI-it “kyç gojën” para gazetarëve

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Karçanaj 3 orë në SPAK për 12 tenderat e dyshuar/ Drejtoresha e AKSHI-it “kyç gojën” para gazetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për dyshime mbi abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.

Pas më shumë se tre orësh qëndrimi në ambientet e SPAK, Karçanaj doli pa dhënë asnjë koment për mediat, duke shmangur pyetjet e gazetarëve.

SPAK po heton 12 procedura tenderuese që dyshohet se janë paracaktuar, me vlera të larta që lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore. Hetimet kanë zbuluar se kriteret e tenderave dyshohet të jenë diktuar nga kompanitë pjesëmarrëse, duke krijuar terren për fitime të garantuara me miliona euro.

Një nga biznesmenët nën hetim është Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili më herët është marrë në pyetje në SPAK dhe dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme nga procedurat e kontestuara. Ditët e fundit, hetuesit kanë thirrur dhe pyetur rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Mirlinda Karçanaj

Lajme të lidhura

Sezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet
Sport

Sezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet

23:09 - 24/05/26
Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë
Breaking Views

Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë

21:46 - 24/05/26
Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania”
Sport

Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania”

21:07 - 24/05/26
Para
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet
Sport

Sezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet

23:09 - 24/05/26

Takimi i luajtur në “San Siro” nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e...

Lexo më shumë
Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë

Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë

21:46 - 24/05/26
Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania”

Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania”

21:07 - 24/05/26
U godit rezidenca e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, reagon delegacioni i BE: Dënojmë me forcë sulmin rus!

U godit rezidenca e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, reagon delegacioni i BE: Dënojmë me forcë sulmin rus!

20:58 - 24/05/26
Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA

20:39 - 24/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com