GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

15-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, Kurti premton rishikim të pagave

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
15-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, Kurti premton rishikim të pagave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në përvjetorin e 15-të të themelimit të Njësisë Speciale Intervenuese, kryeministri Albin Kurti, e vizitoi kampin e kësaj njësie, me ç’rast e përgëzoi për punën, angazhimin dhe kontributin pa kursim e të parezervë që në Kosovë të sundojë ligji dhe të ketë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sipas njoftimit, Kurti tha se Qeveria është në shërbim të qytetarëve, por edhe në shërbim të mekanizmave shtetërorë si Policia e Kosovës, pa të cilët nuk mund ta mbajmë zhvillimin e progresin, mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarit të Republikës.

Në të njëjtën kohë, u tha ai pjesëtarë​ve të Njësisë Speciale Intervenuese, “ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për nevojat tuaja dhe për mungesat që ekzistojnë dhe gjithashtu për mundësitë që duhet t’i shtojmë, prej çështjes së mungesës së pajisjeve dhe armatimit në disa prej njësive, mbrojtjeve shtesë në kushtet e rrezikshmërisë së lartë dhe çështjes së pagës”.

Kryeministri tha se nevojat dhe mungesat e tilla do të trajtohen me prioritet jo vetëm nga Ministria e Punëve të Brendshme, por nga i gjithë kabineti qeveritar.

Duke u shprehur mirënjohje për sakrificën dhe situatat e rrezikshme me të cilat përballen në punën e tyre, që Republika e Kosovës të jetë gjithmonë vend i kushtetutshmërisë, i ligjshmërisë, i drejtësisë dhe i sigurisë, kryeministri Kurti i uroi për 15 vjetorin e themelimit dhe i përgëzoi për angazhimin në veçanti komandantët e njësive.

Etiketa: Albin KurtiKosovepagaPoliciathemelimi

Lajme të lidhura

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci
Kosovë & Rajon

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

20:02 - 11/07/26
“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja
Kosovë & Rajon

“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja

08:50 - 11/07/26
Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së
Kosovë & Rajon

Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së

12:32 - 10/07/26
Para
Turqia do të furnizojë Shqipërinë me dronë, ja sa para do paguajmë

Turqia do të furnizojë Shqipërinë me dronë, ja sa para do paguajmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Europa përvëlohet nga i nxehti ekstrem, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

09:08 - 14/07/26

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe pjesën më të madhe të Evropës, me temperaturat...

Lexo më shumë
Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje

08:37 - 14/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:12 - 14/07/26
Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

08:09 - 14/07/26
Hapet zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet dy anije cisternë që transportonin naftë

Hapet zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet dy anije cisternë që transportonin naftë

07:48 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com