GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Ditën e Rinisë, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti shprehu shqetësimin e thellë për rritjen e dhunës mes të rinjve dhe për dështimin e institucioneve në mbrojtjen dhe edukimin e brezit që po rritet.

Duke iu referuar ngjarjeve të fundit tragjike ku të rinj kanë humbur jetën, Mehmeti theksoi se problemi nis që në familje, atje ku shpesh prindërit nuk marrin përgjegjësi për sjelljet e fëmijëve të tyre, madje arrijnë deri tek justifikimi i tyre. Sipas tij, shumë prindër nuk po e kuptojnë se “mbrojtja e fëmijës” nuk do të thotë të justifikosh krimin, por të ndërhysh për të parandaluar gabimet dhe devijimet.

“Çdo prind e ka për detyrë të mbrojë fëmijën, po jo krimet e tij. Shpesh nuk po justifikohet vetëm sjellja e fëmijës, por po justifikohet mosedukimi i vetë prindit,” thotë eksperti.

Ai denoncoi faktin se në shumë raste askush nuk kontrollon më se çfarë marrin të rinjtë me vete në shkollë.

“Si ka zëvendësuar thika librin? Si erdhi kjo kohë që thika zëvendësoi librin? Ne u ngritëm me idenë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa në 8 dhjetor. Nuk u ngritëm që ta bënim Shqipërinë si vendet më të pasigurta në botë. Sot ne jemi vendi më i pasigurt në botë për fëmijët. Sot është 8 dhjetori, Dita e Rinisë, ka festa, ka zbukurime. Por sot duhet protestuar. Është mëkat të festosh, madje është krim të festosh. Çfarë po festojmë? Paaftësinë?”, tha ai.

 

Etiketa: Kryesore1librithike

Lajme të lidhura

Vrasje e dyfishtë në Dukagjin! Babë e bir u vranë me armë zjarri, një i plagosur në gjendje të rëndë (Emrat)
Aktualitet

Vrasje e dyfishtë në Dukagjin! Babë e bir u vranë me armë zjarri, një i plagosur në gjendje të rëndë (Emrat)

18:18 - 23/08/26
Aksidenti tragjik në Durrës, kapet shoferi që përplasi për vdekje 41-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Durrës, kapet shoferi që përplasi për vdekje 41-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja

18:01 - 23/08/26
Zhduken dy të mitur në Shkodër, nëna e alarmuar kërkon ndihmë në polici
Aktualitet

Çfarë po ndodh në Dukagjin? Raportohet për dy persona të vdekur dhe një të plagosur

17:50 - 23/08/26
Para
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dukesh si 10 vjeç!” Haaland suprizon fansat dhe shokët e ekipit me look të ri, Guardiola nuk përmbahet
Show Biz

“Dukesh si 10 vjeç!” Haaland suprizon fansat dhe shokët e ekipit me look të ri, Guardiola nuk përmbahet

18:45 - 23/08/26

Erling Haaland ka surprizuar fansat pak orë para debutimit të Manchester City në Premier League, duke i dhënë lamtumirën flokëve...

Lexo më shumë
Vrasje e dyfishtë në Dukagjin! Babë e bir u vranë me armë zjarri, një i plagosur në gjendje të rëndë (Emrat)

Vrasje e dyfishtë në Dukagjin! Babë e bir u vranë me armë zjarri, një i plagosur në gjendje të rëndë (Emrat)

18:18 - 23/08/26
Aksidenti tragjik në Durrës, kapet shoferi që përplasi për vdekje 41-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja

Aksidenti tragjik në Durrës, kapet shoferi që përplasi për vdekje 41-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja

18:01 - 23/08/26
Burnley i Brojës pëson disfatë, sulmuesi kuqezi luan vetëm 57 minuta në fushë

Burnley i Brojës pëson disfatë, sulmuesi kuqezi luan vetëm 57 minuta në fushë

17:59 - 23/08/26
Zhduken dy të mitur në Shkodër, nëna e alarmuar kërkon ndihmë në polici

Çfarë po ndodh në Dukagjin? Raportohet për dy persona të vdekur dhe një të plagosur

17:50 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com