GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata e Gjykatave: Presion mbi organet e drejtësisë

09:37 - 09/12/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kushtetuesja mblidhet nesër: Rama nën presion për pezullimin e Ballukut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, për çështjen gjyqësore të zv/kryeministres Belinda Balluku, tashmë e pezulluar nga detyra.

Shoqata i ka cilësuar veprimet dhe komentet publike të Ramës si presion ndaj drejtësisë, ndërsa shton se deklaratat e tij dëmtojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe mund të krijojnë një klimë të pasigurisë dhe mosbesimit ndaj sistemit të drejtësisë.

“Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit”,- thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi:

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme.

Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor. Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit.

Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe. Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.

Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk është fitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët.

Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit.

Etiketa: BallukugjyqtareKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Komisioni i Ligjeve skualifikon 4 kandidatë në garën për Avokat të Popullit (Emrat)
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve skualifikon 4 kandidatë në garën për Avokat të Popullit (Emrat)

11:57 - 09/12/25
Përfundon mbledhja e KLP, Joni Keta zgjidhet drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit
Aktualitet

Përfundon mbledhja e KLP, Joni Keta zgjidhet drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

11:47 - 09/12/25
Bamir Topi del nga SPAK: Po hetohet për të dalë e vërteta mbi 21 Janarin
Aktualitet

Bamir Topi del nga SPAK: Po hetohet për të dalë e vërteta mbi 21 Janarin

11:39 - 09/12/25
Para
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

Krahu i djathtë i Ballukut, SPAK kalon për gjykim çështjen e Evis Berberit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Komisioni i Ligjeve skualifikon 4 kandidatë në garën për Avokat të Popullit (Emrat)
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve skualifikon 4 kandidatë në garën për Avokat të Popullit (Emrat)

11:57 - 09/12/25

Komisioni i Ligjeve ka skualifikuar sot 4 kandidatë në garën për Avokat të Popullit për shkak se nuk kanë marrë...

Lexo më shumë
Përfundon mbledhja e KLP, Joni Keta zgjidhet drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Përfundon mbledhja e KLP, Joni Keta zgjidhet drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

11:47 - 09/12/25
Bamir Topi del nga SPAK: Po hetohet për të dalë e vërteta mbi 21 Janarin

Bamir Topi del nga SPAK: Po hetohet për të dalë e vërteta mbi 21 Janarin

11:39 - 09/12/25
Hodhi “lumë” parash në dasmën e së motrës, Myrto Uzuni u kthehet komentuesve: Nuk i  harxhova në diskotekë!

Hodhi “lumë” parash në dasmën e së motrës, Myrto Uzuni u kthehet komentuesve: Nuk i harxhova në diskotekë!

11:31 - 09/12/25
Rama në mbrojtje të Ballukut: Ndërhyrje brutale në qeverisje!

“Presion ndaj drejtësisë”/ Rama i përgjigjet Shoqatës së Gjyqtarëve: Nuk hesht përpara lajthitjeve…

11:21 - 09/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com