GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të rinjtë largohen drejt BE-së! Europa kërkon profesionistë, Shqipëria ofron punë krahu

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Të rinjtë largohen drejt BE-së! Europa kërkon profesionistë, Shqipëria ofron punë krahu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekonomia shqiptare vazhdon të prodhojë kryesisht punë me intensitet të lartë fizik dhe pagë të ulët, ndërkohë që tregjet europiane po përballen me mungesë në profesione të kualifikuara. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në BE kërkesa më e madhe është për menaxherë të shitjeve, marketingut dhe zhvillimit, me një shkallë prej 8.4% të vendeve të lira të punës, ndjekur nga punëtorët e prodhimit dhe punonjësit mbështetës të zyrave, të dy me 7.3%.

Ndërkohë, tregjet europiane shfaqin mungesë edhe në sektorët e shitjes (6.1%) si dhe në profesionistë të asociuar artistikë, kulturorë dhe të kuzhinës (6.0%), duke dëshmuar se ekonomitë e BE-së po orientohen drejt profesioneve që kërkojnë aftësi teknike dhe menaxheriale.

Në kontrast të plotë, të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) për vitin 2024 tregojnë se mbi 27% e vendeve të lira të punës në Shqipëri i përkasin profesioneve elementare, kryesisht punë që nuk kërkojnë kualifikim apo përvojë.

Zanatçinjtë dhe zejtarët, një tjetër kategori që bazohet shumë në forcën fizike, përbëjnë rreth 23% të kërkesës, ndërsa punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve arrijnë 18.9%. Edhe sektori i industrisë regjistron 11.7% të vendeve të lira të punës, duke treguar se struktura e ekonomisë shqiptare vijon të mbetet e fokusuar në profesione manuale, me pak orientim drejt aftësive të mesme dhe të larta profesionale.

Kjo diferencë strukturore mes Shqipërisë dhe BE-së po nxit emigracionin e organizuar, veçanërisht të të rinjve të arsimuar që shohin më shumë mundësi në tregjet europiane. Eurostat thekson se Evropa ndodhet pranë punësimit të plotë dhe po përballet me mungesë rekord të fuqisë punëtore, madje edhe në sektorë ku mungesat nuk pasqyrohen në statistikat e vendeve të lira, si kujdesi shëndetësor dhe arsimi.

Kjo situatë europiane, e kombinuar me mungesën e një modeli ekonomik që të ofrojë vende pune dinjitoze në Shqipëri, po e shtyn një pjesë të konsiderueshme të popullsisë aktive drejt tregjeve të huaja të punës.

Etiketa: BEprofesionisteShqiperi

Lajme të lidhura

Alban Skënderaj: Forca e protestës janë njerëzit e ndershëm që e duan vendin e tyre
Aktualitet

Alban Skënderaj: Forca e protestës janë njerëzit e ndershëm që e duan vendin e tyre

10:13 - 26/06/26
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Aktualitet

Qytetarët i kërkojnë të largohet, Rama ironizon protestuesit dhe publikon manifestin e ‘dorëheqjes’

09:59 - 26/06/26
Mbante kokainë në dyqan për ta shitur, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër (Emri)
Aktualitet

Përplasje me armë zjarri në Shkodër, dy të arrestuar dhe një në kërkim (Emrat)

09:09 - 26/06/26
Para
Në garë për kreun e SPAK! Adnan Xholi: Do çoj para luftën kundër krimit e korrupsionit

Në garë për kreun e SPAK! Adnan Xholi: Do çoj para luftën kundër krimit e korrupsionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitorja ndaj Gjermanisë dhe kualifikimi historik, presidenti i Ekuadorit shpall festë Kombëtare ditën e sotme
Sport

Fitorja ndaj Gjermanisë dhe kualifikimi historik, presidenti i Ekuadorit shpall festë Kombëtare ditën e sotme

10:16 - 26/06/26

Kualifikimi historik i Ekuadorit në fazën eliminatore të Kupa e Botës 2026 është festuar në mënyrë të veçantë në vend,...

Lexo më shumë
Alban Skënderaj: Forca e protestës janë njerëzit e ndershëm që e duan vendin e tyre

Alban Skënderaj: Forca e protestës janë njerëzit e ndershëm që e duan vendin e tyre

10:13 - 26/06/26
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

Qytetarët i kërkojnë të largohet, Rama ironizon protestuesit dhe publikon manifestin e ‘dorëheqjes’

09:59 - 26/06/26
Mbante kokainë në dyqan për ta shitur, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër (Emri)

Përplasje me armë zjarri në Shkodër, dy të arrestuar dhe një në kërkim (Emrat)

09:09 - 26/06/26
Botërori 2026/ Turqia përmbys 3-2 SHBA-në dhe largohet me fitore, amerikanët përballë Bosnjës në 1/16

Botërori 2026/ Turqia përmbys 3-2 SHBA-në dhe largohet me fitore, amerikanët përballë Bosnjës në 1/16

08:38 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetholiganbetUltrabetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetUltrabetcasibom giriştimebetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet