GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Protestat antikorrupsion në Bullgari, Parlamenti voton pro dorëheqjes së qeverisë

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Protestat antikorrupsion në Bullgari, Parlamenti voton pro dorëheqjes së qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parlamenti i Bullgarisë miratoi sot dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov me 227 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim, raportoi agjencia bullgare BTA.

Dorëheqja erdhi një ditë pasi Zheljazkov njoftoi largimin e kabinetit në një konferencë urgjente në Kuvend, vetëm pak para zhvillimit të votimit të mosbesimit të kërkuar nga partia “Vazhdoni ndryshimet – Bullgaria Demokratike”.

“Koalicioni diskutoi situatën. Nuk kemi dyshim se qeveria do të merrte mbështetje në mocionin e mosbesimit. Megjithatë, vendimet e Asamblesë Kombëtare kanë kuptim vetëm kur pasqyrojnë vullnetin e popullit. Dëshira jonë është të jemi në nivelin që shoqëria pret. Pushteti vjen nga sovrani. Si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit ngritën zërin për dorëheqje. Kjo energji qytetare duhet mbështetur dhe inkurajuar”, deklaroi Zheljazkov.

Largimi i qeverisë pason protestat e mëdha mbarëkombëtare të shkaktuara nga planet kontroverse buxhetore. Në fund të nëntorit, qeveria u detyrua të tërhiqte draftbuxhetin nga parlamenti pas protestave masive para Kuvendit, reagimeve nga partitë opozitare dhe sindikatat, si edhe paralajmërimeve të Komisionit Evropian se dokumenti nuk ishte në përputhje me rregullat buxhetore të BE-së.

Protestat u shndërruan në një shprehje të pakënaqësisë së gjerë ndaj korrupsionit, mungesës së drejtësisë dhe dështimeve të qeverisë në disa sektorë.

Rosen Zheljazkov u zgjodh kryeministër më 16 janar, me 125 vota pro dhe 114 kundër.

 

Etiketa: BullgariParlamentqeveri

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Aktualitet

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26
Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim
Botë

Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim

08:59 - 29/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Para
“Klani Çopja trafikoi 28 tonë kokainë”/ Paraguaji ngre alarmin: Mafia shqiptare po vendoset këtu

"Klani Çopja trafikoi 28 tonë kokainë"/ Paraguaji ngre alarmin: Mafia shqiptare po vendoset këtu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com