GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ustallarët” e korrupsionit, Korporata e Investimeve Shqiptare shpërblen veten me 40.5 mln lekë

10:13 - 19/12/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ustallarët” e korrupsionit, Korporata e Investimeve Shqiptare shpërblen veten me 40.5 mln lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Korporata e Investimeve Shqiptare, një strukturë e krijuar për të menaxhuar zhvillimin e pronave publike, edhe gjatë vitit 2024 ka patur një skemë shpenzimesh që ngre më shumë pikëpyetje sesa përgjigje. Ndonëse me staf të kufizuar dhe pa realizuar fitim gjatë viteve të saj të ekzistencës, që nga viti 2019, edhe përgjatë vitit të kaluar, shoqëria ka regjistruar qindra milionë lekë në shpërblime, paga dhe pagesa për ekspertë të jashtëm, shpenzime që mbeten të larta për një ent publik që nuk gjeneron ende të ardhura të konsiderueshme nga aktiviteti i vet.

Sipas të dhënave zyrtare, të analizuara nga ekofin.al, vetëm për ekspertët e jashtëm të angazhuar në Komisionin e Efiçencës së Përdorimit të Pronës (KEPP), Korporata ka shpenzuar 15.5 milionë lekë gjatë vitit 2024. Këta ekspertë përzgjidhen nëpërmjet një procesi formal, përmes rregullores së miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës, ndërsa shpërblimet ndryshojnë sipas kontratës, nga çmime të përcaktuara, te pagesa mbi objektiva apo sipas periudhave. Megjithëse fleksibiliteti i kontratave argumentohet si mjet për të siguruar ekspertizë cilësore, mbetet e paqartë se cilat projekte konkrete kanë justifikuar këtë nivel shpenzimesh dhe sa prej tyre kanë sjellë rezultate të matshme.

Madje, procesi i përzgjedhjes së ekspertëve mbetet pjesërisht i centralizuar: kur KEPP nuk është ngritur ende, vendimmarrja i kalon drejtpërdrejt Drejtorit Ekzekutiv. Kjo i jep një individi kompetenca të gjera në kontraktimin e shërbimeve të paguara nga fondet publike.

Në një tjetër linjë financiare të ndjeshme, Korporata ka shpenzuar rreth 25 milionë lekë për shpërblime ndaj anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Bordit Këshillimor dhe personelit kyç vetëm gjatë vitit 2024. Për një ent me numër të vogël punonjësish, rreth 17, kjo shumë paraqet një nivel të lartë përfitimesh që ngre pyetje mbi ekonomicitetin dhe proporcionalitetin e kostove.

Në dokumentet e brendshme të Korporatës, të konsultuara nga ekofin.al, thuhet se ekzistojnë mekanizma për identifikimin e marrëdhënieve me palë të lidhura, por nuk ekziston një politikë e veçantë për punonjësit kyç, duke e lënë të hapur çështjen se sa të standardizuara janë praktikat e kompensimit në nivelet më të larta të administratës. Kontratat individuale mbeten dokumenti i vetëm referues, duke e bërë transparencën e brendshme relative dhe të kufizuar.

Ndërkohë, pavarësisht këtyre shpenzimeve të konsiderueshme, Korporata nuk ka realizuar fitim për vitin 2024 dhe, rrjedhimisht, nuk paguan tatim mbi fitimin. Kjo situatë krijon kontrast me praktikat në treg, ku kompensimet e larta zakonisht lidhen me performancë dhe rezultate konkrete financiare.

Në mungesë të fitimit, të ardhurat që financojnë këto shpërblime vijnë kryesisht nga fondet publike. Kjo e bën edhe më të domosdoshme transparencën mbi metodologjinë e përzgjedhjes së ekspertëve, kriteret e pagave dhe shpërblimeve për organet drejtuese, si dhe efektin real të këtyre shpenzimeve në misionin e Korporatës.

Kjo situatë ngre disa pyetje të natyrshme publike: A është e justifikuar kjo shkallë shpenzimesh për një ent që funksionon me staf të vogël dhe pa performancë financiare? Cilat janë rezultatet konkrete të punës së KEPP dhe bordeve këshillimore që të argumentojnë shpërblimet e larta? A është marrë në konsideratë raporti mes kostove dhe kontributit real në projektet e menaxhuara?

Në një kohë kur qeveria predikon kujdes në përdorimin e fondeve publike dhe efikasitet institucional, rasti i Korporatës së Investimeve Shqiptare rihap debatin mbi mënyrën se si shpërndahen shpërblimet, sa efektive janë strukturat këshillimore dhe sa e justifikueshme është rritja e kostove administrative për një organizatë që nuk gjeneron fitime.

Shpenzimet totale për personelin për vitin 2024 ishin 65.1 milionë lekë, ndërkohë që kostot e tjera ishin 31.3 milionë lekë, përfshirë këtu 15.5 milionë të paguara për konsulentët e jashtëm dhe 5.7 milionë të paguara për udhëtime dhe akomodime. /ekofin.al

Etiketa: Korporatamilionashperblim

Lajme të lidhura

Emigrimi vijon të rritet/ Gati gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë
Aktualitet

Emigrimi vijon të rritet/ Gati gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë

14:15 - 19/12/25
Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar
Aktualitet

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar

13:55 - 19/12/25
Facebook teston kufizime të reja: Vetëm dy linqe në muaj për përdoruesit pa abonim
Aktualitet

Facebook teston kufizime të reja: Vetëm dy linqe në muaj për përdoruesit pa abonim

13:45 - 19/12/25
Para
“Fati” i Belinda Ballukut, kreu i SPAK dhe dy prokurorët e posaçëm mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

"Fati" i Belinda Ballukut, kreu i SPAK dhe dy prokurorët e posaçëm mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigrimi vijon të rritet/ Gati gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë
Aktualitet

Emigrimi vijon të rritet/ Gati gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë

14:15 - 19/12/25

Diaspora shqiptare vijon të zgjerohet dhe të mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme demografike dhe ekonomike të vendit. Sipas...

Lexo më shumë
Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar

13:55 - 19/12/25
Facebook teston kufizime të reja: Vetëm dy linqe në muaj për përdoruesit pa abonim

Facebook teston kufizime të reja: Vetëm dy linqe në muaj për përdoruesit pa abonim

13:45 - 19/12/25
Provat për Ballukun/ Prokurorëte SPAK: Deputetët mund t’i marrin, Balla kundështon!

Provat për Ballukun/ Prokurorëte SPAK: Deputetët mund t’i marrin, Balla kundështon!

13:16 - 19/12/25
I jepte informacion mafies shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador

I jepte informacion mafies shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador

13:06 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com