GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët

09:45 - 20/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse pijet energjike nuk lejohet të shiten për fëmijët nën 18 vjeç, sërish konsumimi i tyre nga të rinjtë mbetet problematikë shqetësuese për prindërit dhe mjekët.

Ndërsa prindërit mund edhe të mos jenë në dijeni të konsumimit të herëpashershëm të pijeve energjike nga fëmijët e tyre, episodet e nervozizmit, mungesës së fokusit dhe sjellje të tjera alarmante janë thirrje ndërgjegjësuese për kontroll më të rreptë.

Nga ana e tyre, mjekët theksojnë se konsumimi i pijeve energjike nga adoleshentët dhe të rinjtë lidhet me pasoja serioze për shëndetin fizik dhe mendor, përfshirë dëmtimin e zemrës, çrregullime të sistemit nervor, probleme të përqendrimit dhe rritje të rrezikut për varësi.

Mjekja kardiologe, Anila Shahini, njëherësh drejtuese e Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 1 në Tiranë, tha për ATSH-në se në praktikën e përditshme klinike përballet me të rinj dhe adoleshentë me ankesa për probleme të zemrës, të cilat lidhen me konsumimin e pijeve energjike.

“Konsumi i tepërt i pijeve energjike shkakton presion të lartë të gjakut, rrahje të shpeshta dhe të forta të zemrës, ndjesi marrjeje fryme dhe ankth. Konsumi i pijeve energjike mund të shkaktojë aritmi edhe te të rinj që nuk kanë pasur më parë probleme të njohura të zemrës. Kjo lidhet kryesisht me përmbajtjen e lartë të kafeinës në këto pije. Ato përmbajnë nga 80–300 miligramë kafeinë, ndërkohë që një filxhan i zakonshëm kafeje përmban deri në 100 miligramë kafeinë. Përveç kafeinës, pijet energjike përmbajnë edhe substanca shtesë si guarana, taurina dhe L-karnitina”, tha Shahini.

Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve

Mjekja thekson se probleme shfaqin të rinjtë që i konsumojnë shpesh dhe ata që kanë faktorë predispozues si tolerancë të ulët ose intolerancë ndaj kafeinës, rrahje të zemrës me tendencë të lartë mbi 80 rrahje/minutë, natyrë të ndjeshme ose episode ankthi, pagjumësi, periudha stresi apo mbingarkese mendore, si gjatë provimeve, si edhe mbingarkesë fizike ose emocionale në punë.

“Gjithmonë më të kujdesshëm ndaj konsumit të tepërt duhet të jenë ata që kanë pasur më herët probleme të zemrës si çrregullime të ritmit, sëmundje të valvulave, sëmundje të muskulit të zemrës, pamjaftueshmëri kardiake apo sëmundje të arterieve koronare. Kujdes duhet të kenë edhe individët me hipertension më të madh se 130/90 ose mbi vlerat optimale 120/80. Kur pijet energjike kombinohen me aktivitet intensiv fizik, ato bëhen edhe më të rrezikshme, sepse vetë aktiviteti fizik rrit punën e zemrës dhe në këto kushte shtohet rreziku për efekte të dëmshme”, tha Shahini.

Ajo shton se kombinimi i pijeve energjike me ato alkoolike sjell pasoja edhe më të rënda.

“Kombinimi i pijeve energjike me alkoolin mund të shkaktojë gjithashtu probleme të sistemit nervor, stomakut dhe mëlçisë, për shkak të ndërveprimit të përbërësve. Paraqitjet më të shpeshta në urgjencë te të rinjtë janë çrregullimet e ritmit të zemrës apo rritja e vlerave të presionit arterial si pasojë e abuzimit në përgjithësi dhe konsumit të tepërt të pijeve energjike”, vijoi ajo.

Mjekja kardiologe shprehet se ekziston edhe mundësia e krijimit të varësisë nga pijet energjike, pasi ekziston varësi nga konsumimi i shpeshtë i tyre, e lidhur me sasitë e larta të kafeinës, sheqerit dhe stimuluesve si taurina dhe guarana.

“Kjo varësi është si fizike, ashtu edhe psikologjike. Trupi ndërton tolerancë ndaj përbërësve dhe për të marrë të njëjtin efekt, kërkohet gradualisht sasi më e madhe. Me rritjen e sasisë rritet edhe mundësia për efekte të dëmshme në zemër dhe jo vetëm. Sipas udhërrëfyesve të shoqatave evropiane dhe amerikane të pediatrisë, për moshën 12–18 vjeç, maksimumi ditor i kafeinës është deri në 100 miligramën. Adoleshentët janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të kafeinës se të rriturit. Edhe brenda dozave të sugjeruara, kafeina mund të shkaktojë çrregullime gjumi, ankth, rritje të rrahjeve të zemrës, presion të lartë të gjakut dhe shqetësime në stomak. Autoritetet shëndetësore këshillojnë fuqimisht që fëmijët dhe adoleshentët të mos konsumojnë kurrë pije energjike për shkak të përmbajtjes së lartë të kafeinës, sheqerit dhe stimuluesve si taurina, të cilat kanë efekt të shpejtë dhe të fortë në zemër”, pohoi Shahini.

Kardiologia Shahini u bën thirrje të rinjve dhe adoleshentëve që të ndjekin një dietë e shëndetshme duke kombinuar karbohidrate, proteina dhe yndyra për energji të qëndrueshme.

Apeli i psikologes: Prindërit të rrisin vëmendjen ndaj fëmijëve

Përveç, ndikimit që pijet energjike kanë në shëndetin e adoleshentëve, një tjetër pasojë është aspekti psikologjik.

Psikologia Jonida Haxhiu, tha për ATSH-në se tërheqja e të rinjve nga pijet energjike në këndvështrimin psikologjik më së shumti vjen për shkak të efektit stimulant që këto pije kanë në organizëm dhe tendenca për të përsëritur një efekt i cili mendohet se përmirëson performancën.

“Një arsye po aq potenciale për të filluar, por edhe për të vazhduar përdorimin e pijeve energjike është edhe modelimi i sjelljes së bashkëmoshatarëve e jo pak herë, edhe presioni i tyre për përdorimin e tyre. Problemi kryesor, sipas ekspertëve lidhet me substancat stimuluese që këto pije kanë, të cilat jo në pak raste janë lidhur me raportime të gjendjeve të ankthit, ngarkesë emocionale, pagjumësi, vështirësi përqendrimi etj”, tha ajo.

Psikologia Haxhiu pohon se konsumi i pijeve energjike ndikon në shumicën e rasteve në mënyrë direkte te gjumi, duke shkaktuar probleme në cilësinë e gjumit.

“E nesërmja pa gjumë e vendos individin në vështirësi për përmbushjen e detyrimeve të tij, sikurse është ngarkesa shkollore një nga impenjimet prioritare të adoleshentit, duke e kthyer në një nevojë marrjen e pijeve energjike për përballimin e tyre. Në shumicën dërrmuese të rasteve një adoleshent që përdor pijet energjike me frekuencë të lartë, shfaq vështirësi në përmbushjen e detyrimeve shkollore, gjë e cila mund të shkaktojë nga ana tjetër debate, konflikte, ndjesi negative”, theksoi Haxhiu.

Ajoi shtoi se përdorimi i pijeve energjike lidhet me ankthin, irritimin, uljen e përqendrimit dhe një sërë efektesh të tjera të papëlqyeshme.

“Për adoleshentët shpesh është e vështirë menaxhimi i sjelljeve të tilla që lidhen me një ndikim në përjetimin psikologjik, por edhe me modele të përhapura apo të preferuara midis bashkëmoshatarëve. Prindërit është shumë e rëndësishme të kenë vazhdimisht në konsideratë faktin që sjelljet e shëndetshme krijohen dhe marrin përforcimin kryesor në familje. Kjo do të thotë që prindërit duhet të kujdesen shumë që të krijojnë – sidomos nëpërmjet modelit të tyre – sjelljet e shëndetshme tek fëmijët, të cilat duhet patjetër të përforcohen dhe marrin vëmendje edhe kur fëmija rritet, pra kalon në adoleshencë, moshë në të cilën shtohen edhe modele të tjera sikurse shoqëria, apo ndikime si mediet sociale”, tha Haxhiu. /ATSH

Lajme të lidhura

Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!
Aktualitet

Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!

13:50 - 20/12/25
Berisha: Jemi të hapur për Lapajn dhe Shehajn, por pozicioni i tyre tregon se janë opozitë e opozitës
Aktualitet

Berisha: Jemi të hapur për Lapajn dhe Shehajn, por pozicioni i tyre tregon se janë opozitë e opozitës

13:47 - 20/12/25
GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas
Aktualitet

GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas

13:30 - 20/12/25
Para
Tabaku kritikon projektligjin për investimet e huaja: I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare

Tabaku kritikon projektligjin për investimet e huaja: I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!
Aktualitet

Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!

13:50 - 20/12/25

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se në bazë të gjetjeve të organizatës, Lëvizja Vetëvendosje është...

Lexo më shumë
Berisha: Jemi të hapur për Lapajn dhe Shehajn, por pozicioni i tyre tregon se janë opozitë e opozitës

Berisha: Jemi të hapur për Lapajn dhe Shehajn, por pozicioni i tyre tregon se janë opozitë e opozitës

13:47 - 20/12/25
GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas

GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas

13:30 - 20/12/25
Berisha: Të hënën qytetarët i japin ultimatum Ramës, duhet të largohet për paqen e Shqipërisë

Berisha: Të hënën qytetarët i japin ultimatum Ramës, duhet të largohet për paqen e Shqipërisë

13:15 - 20/12/25
Vlorë / Zbardhet atentati me tritol në portën e një banese, arrestohen babë e bir

Vlorë / Zbardhet atentati me tritol në portën e një banese, arrestohen babë e bir

12:59 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com