Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe Niko Peleshi po kërkojnë që të blejnë kohë për mandatin e Belinda Ballukut. Gjatë një konference për mediat, Bardhi ka ngritur akuza ndaj Ballukut se ka intimiduar një prej vartëseve të saj, e cila ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka dhënë detaje e në lidhje me mënyrën se si është zhvilluar procedura e tenderit të tunelit të Llogarasë.
“Kuvendi është bunkeri i Belinda ballukut ku mendojnë se do të strehojnë çdo të korruptuar të qeverisë, mendojnë se do të marrin peng drejtëisnë dhe a pengojnë të bëjë detyrë e saj. E kanë gabim. Më së pari kryetarin e kuvendit që kthehet në zyrtarin e dytë të lartë të shtetit, që e ka shndërruar zyrin e tij në zyrë avokatie për ballukun, duke zvarritur një kërkesë të ngutshme të Prokurorisë.
Media ka publikuar dëshminë e vartëses së Ballukut, që ka bashkëpunuar me SPAK për të treguar procedurën e tunelit të Llogarasë. Kjo vartëse që sipas kërkesës së Prokurorisë, në prova, është intimiduar nga Balluku.
Këta po tentojnë, duke i dhënë kohë Ballukut të intimidojë cdo dëshmitar, të prishë provat dhe të marrë peng drejtësinë. Ka nisur Peleshi një shkresë e kemi lexuar 5 herë dhe se kemi kuptuar se cfarë ka shkruar. Është gjuhë korrupsioni,” tha Bardhi










Discussion about this post