GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit, i dënuar për drogë në Gjermani (Emri)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRI/ Premtonte letra angleze, Prokuroria ndalon mashtruesin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shtetasit Ilber Domi, i cili është arrestuar nga autoritetet gjermane për “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet e kryera ka rezultuar se Ilber Domi ishte shpallur më herët në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden në Gjermani, për veprat penale të “Trafikut të lëndëve narkotike” si dhe “Mbajtjes dhe shitjes së armëve luftarake dhe municioneve”.

Hetimet nga organi i akuzës tregojnë se veprimtaria kriminale dyshohet të jetë ushtruar gjatë viteve 2019–2020, një periudhë e mëparshme krahasuar me momentin e kryerjes së investimeve për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Sipas urdhrit të kërkimit ndërkombëtar, evidentohet përfshirja Domit në disa episode të shitblerjes së lëndëve narkotike, aktivitet i cili dyshohet se ka gjeneruar të ardhura të konsiderueshme financiare.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit I.D., i arrestuar nga autoritetet gjermane për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.01 të vitit 2025, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

Nga të dhënat rezultoi se kjo veprimtari kriminale është ushtruar gjatë viteve 2019–2020, periudhë e mëparshme në kohë krahasuar me kryerjen e investimeve për blerje pasurie të paluajtshme. Referuar urdhrit të kërkimit ndërkombëtar, evidentohet përfshirja e subjektit në disa episode të shitblerjes së lëndëve narkotike, veprimtari kjo që ka gjeneruar të ardhura të konsiderueshme financiare.

Në analizën financiare të detajuar vërehet se vlera totale e të ardhurave të faktuara të shtetasit I.D. dhe familjarëve të tij është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera nga ky shtetas dhe familjarët e tij dhe dyshohet se vjen nga veprimtaria kriminale.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, arriti në përfundimin se shtetasi I.D. dhe familjarët e tij janë në pamundësi financiare për kryerjen e investimeve në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme për të cilat kërkon konfiskimin si më poshtë:

– Pasuria e paluajtshme lloji “arë”, me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;

– Pasuria “njësi”, me sipërfaqe bruto 98.8m2; si dhe

– 2 “poste parkimi”, ndërtuar sipas lejes së ndërtimit për objektin 1-2-9 kate+1kat nën tokë, në rrugën ‘Bulevardi Blu-Kamëz’.

Etiketa: konfiskimpasuriprokurori

Lajme të lidhura

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut
Aktualitet

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

12:01 - 12/05/26
Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit
Aktualitet

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

11:43 - 12/05/26
Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

11:03 - 12/05/26
Para
Reshjet e dëborës në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal

Reshjet e dëborës në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut
Aktualitet

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

12:01 - 12/05/26

Një incident i rëndë ka ndodhur në Rozafa Fish City, ku i ‘forti’ i Gjergj Lucës ka dhunuar klientët. Ngjarja...

Lexo më shumë
Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

11:43 - 12/05/26
Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

11:03 - 12/05/26
PS bojkotoi komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi

Raporti për integrimin, Vokshi përplaset me socialistët në Komisionin e Jashtëm: Po fshihni të vërtetën!

10:48 - 12/05/26
A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn

A do ta lirojë Sokol Sadushi? Caktohet data e shqyrtimit të rekursit për Erion Veliajn

10:35 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com