GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Përmbytjet në qarkun e Durrësit/ Mbi 1.400 ha tokë nën ujë, qindra banorë braktisën shtëpitë

në Uncategorized
Kohë leximi: 1 min
A A
Përmbytjet në qarkun e Durrësit/ Mbi 1.400 ha tokë nën ujë, qindra banorë braktisën shtëpitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata nga përmbytjet në territorin e qarkut Durrës duket se është drejt përmirësimit. Grupet e punës kanë vijuar evidentimin dhe plotësimin e akte-konstatimeve në banesat e përmbytura.

Aktualisht, 340 banorë janë strehuar në Kavalishencën e Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Brendshme si dhe në hotele, ndërsa rreth 200 persona janë rikthyer në banesat e tyre.

Sa i përket situatës hidrike, lumi Erzen ka vijuar rënien e nivelit të ujit dhe po monitorohet, ndërsa lumi Ishëm paraqitet në kuota normale.

Në Bashkinë Krujë, grupet e konstatimit kanë evidentuar 18 banesa të dëmtuara në zonat Dukagjin, Borizanë, Sukë, Vendas dhe Derven, ku në disa raste janë konstatuar vetëm dëme në bazën ushqimore për blegtorinë. Një grup tjetër ka inspektuar 30 banesa në fshatin Miliskaje, nga të cilat 7 kanë pësuar dëmtime.

Sipas të dhënave, rreth 250 hektarë tokë janë mbuluar nga uji. Në Njësinë Administrative Cudhi vijon pastrimi i rrugës Nojë–Qafështamë me fadromë dhe hedhja e kripës. Autoritetet theksojnë se niveli i ujit është në rënie të vazhdueshme, ndërsa lumenjtë Gjolë dhe Zezë kanë arritur në kuota normale.

Ndërkohë, në Bashkinë Shijak, janë plotësuar 43 akte-konstatime në banesa. Sipërfaqja e tokës bujqësore të përmbytur arrin rreth 600 hektarë. Strukturat e bashkisë vijojnë ndjekjen e situatës në zonat më problematike, kryesisht në lagjen Erzen dhe Njësinë Administrative Xhafzotaj. Edhe këtu, lumi Erzen ka rënie të vazhdueshme të nivelit të ujit dhe mbahet nën monitorim.

 

Etiketa: Durrëspermbytje

Lajme të lidhura

Meta sulmon Ramën për raportin e KE-së: Nuk ka Europë që ia mbulon korrupsionin kësaj qeverie
Uncategorized

Meta sulmon Ramën për raportin e KE-së: Nuk ka Europë që ia mbulon korrupsionin kësaj qeverie

12:02 - 06/11/26
“Irani ka duart në bulevard”, Rama sulmon sërish protestuesit: Nuk ma imponon njeri dorëheqjen!
Aktualitet

“Irani ka duart në bulevard”, Rama sulmon sërish protestuesit: Nuk ma imponon njeri dorëheqjen!

13:34 - 05/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Nëntor 2026

07:41 - 04/11/26
Para
Denoncimi për Bashkinë e Vorës: Abuzime me tendera, dosjet për SPAK

Indrit Hoxha paraqitet në SPAK, financoi Rithemelimin e Berishës në luftën me Bashën për vulën e PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhduket 40 vjeçari në Vlorë, familjarët bëjnë denoncim në polici
Aktualitet

Vlorë/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari

14:35 - 06/11/26

Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë, pasi shtatë nxënëse të shkollës ku ai jepte mësim e kanë...

Lexo më shumë
Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama u hap platformë komunikimi online: Fol me kryeministrin!

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama u hap platformë komunikimi online: Fol me kryeministrin!

14:18 - 06/11/26
Dhuna në protesta dhe intimidimet, reagon PDE: Shqipëria po largohet nga rruga e integrimit në BE

Dhuna në protesta dhe intimidimet, reagon PDE: Shqipëria po largohet nga rruga e integrimit në BE

14:10 - 06/11/26
Berisha publikon grafikun: Euro nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga tonelatatat e drogës

Berisha publikon grafikun: Euro nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga tonelatatat e drogës

13:45 - 06/11/26
Humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Vlorë, e zuri korrenti gjatë punës në nënstacion (Emri)

Humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Vlorë, e zuri korrenti gjatë punës në nënstacion (Emri)

13:22 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com