GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shoqëria civile proteston para Kuvendit për Ballukun: Dorëzoni imunitetin e hajdutëve!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shoqëria civile proteston para Kuvendit për Ballukun: Dorëzoni imunitetin e hajdutëve!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqëria Civile protestoi sot para Kryesisë së Kuvendit në mbështetje të drejtësisë, ndërsa kërkoi që Kuvendi t’i heqë imunitetin Belinda Ballukut dhe ajo të vihet në dispozicion të drejtësisë.

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare tha se ministrat apo deputetët kanë nga 300 apartamente, duke iu referua Belinda Ballukut.

Ndërsa në mënyrë simbolike ata hodhën në tokë disa çelësa shtëpish duke thënë se “këto janë çelësat e banesave të shqiptarëve”.

“Shqipëria nuk është më shtëpia e shqiptarëve. Kudo ku shkojnë shqiptarët mund të blejnë në Shqipëri. Deputetet e këtij Kuvendi, ministrat, nuk kanë një apo dy, por kanë 100-200-300 apartamente. Qytetarët duhet të vijnë ti kërkojnë apartamentet në këtë vend. Ky është vendi ku janë çelësat e shtëpive të shqiptarëve”, tha Migen Qiraxhi.

“300 çelësa këtu i kanë, cdo njeri të vijë të marrë nga një apartament të Belindës”, tha aktivisti Andi Tepelena.

“Ne kishim thirrur një protestë qytetare, ndërsa dje na u njoftua se ishte shtyrë për 12 dhe më pas u shty fare. Rama ka frikë që të përballët me drejtësinë dhe gjen këto artifica dhe shtyn procesin. Këta politikanë të veshur me pushtet, po zvarrisin procedurën siç ndodhi me Xhaçkën. Duan të kalojnë afatin që të mbushen 3 muaj. Qytetarët duhet të bëjnë presion që të mos lihet me kaq kjo çështje. Edi Rama po bën çmos, duke përdorur dhe lobimet ndërkombëtare, por po dështon çdo ditë. Të shohësh punët publike ku shemben tunelet me vlerë mln euro, ashtu po shembet dhe retorika e tij. Ai është i dështuar, pasi i ka dështuar modeli i tij ekonomiko-social, pasi shqiptarët po ikin. Gjysma e buxhetit vidhet, ndihmat e BE janë bllokuyar, 75% e studentëve duan të ikin, ky është shpopullim, gjenocid që po i bëhet shqiptarëve. Mos të pengohet nga Ballët, nga Cuçot e Çomot. Ne duam që Balluku dhe këta zyrtarë të korruptuar të vihen para drejtësisë. Duam që të jetë një proces i hapur dhe transparent për qytetarët.”, shtoi Qiraxhi.

Etiketa: BallukuKryesore1kuvendproteste

Lajme të lidhura

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve
Aktualitet

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

16:09 - 10/09/26
Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave
Aktualitet

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26
Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri
Aktualitet

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Para
Trafikuan 4 tonë droge drejt Italisë/ GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seiti, sa vite burg do të vuajnë

Trafikuan 4 tonë droge drejt Italisë/ GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nezar Seiti, sa vite burg do të vuajnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) ka kërkuar që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shpallet fajtor dhe...

Lexo më shumë
Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

16:09 - 10/09/26
Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com