GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Armand Duka mori sot pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, e zhvilluar në Prishtinë, një ngjarje me rëndësi të veçantë për qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit në Kosovë.

Në këtë Kuvend, u rizgjodh President i FFK, z.Agim Ademi si dhe u zgjodhen 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, duke riafirmuar qëndrueshmërinë institucionale dhe vazhdimësinë e projekteve zhvillimore të federatës së kosovës.

Në fjalën e tij në cilësinë e zv.Presidentit të UEFA-s, Presidenti Duka vlerësoi progresin e ndjeshëm të bërë nga Federata e Kosovës gjatë katër viteve e fundit, duke theksuar se futbolli në Kosovë po ndërtohet mbi baza të qarta, të strukturuara dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane.

Më poshtë, fjala e plotë e Presidentit Armand Duka e mbajtur në Kuvendin Zgjedhor të FFK:

“I nderuar President Agim Ademi

Të nderuar anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së,

Të nderuar përfaqësues të FIFA-s, Rolf Tanner dhe Marco Ferri

I nderuar Denis, Drejtor i Zhvillimit të Federatave në UEFA

I nderuar përfaqësues të Ministrisë së Sportit, z.Fidan

Të nderuar delegatë,

Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua të jem sot mes jush në punimet e Asamblesë së Zakonshme të FFK.

Së pari, më lejoni që t’ju përcjell përshëndetjet më të mira të Presidentit të UEFA-s, z. Aleksander Čeferin, Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, z. Theodore Theodoridis, dhe të kolegëve të mi nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Marrëdhënia ndërmjet UEFA-s dhe Federatës së Futbollit të Kosovës ka vijuar të zhvillohet në mënyrë konstruktive dhe të ndërsjellë. FFK ka dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm ndaj forcimit institucional dhe zhvillimit afatgjatë të futbollit, progres i cili njihet dhe vlerësohet nga UEFA.

Gjatë viteve të fundit, bashkëpunimi ynë është përqendruar në disa fusha kyçe strategjike, përfshirë qeverisjen, zhvillimin e infrastrukturës, futbollin e të rinjve dhe qëndrueshmërinë e institucionit. Në këtë drejtim, dëshiroj të theksoj përdorimin efektiv të fondeve të programit HatTrick të UEFA-s, veçanërisht për ndërtimin e fushave të reja me bar artificial dhe objekteve stërvitore. Këto investime kanë një rol të rëndësishëm në zgjerimin e qasjes së futbollit, përmirësimin e kushteve të stërvitjes dhe forcimin e futbollit të bazës në të gjithë Kosovën.

Në aspektin sportiv, futbolli i Kosovës vazhdon të shënojë përparim të qëndrueshëm. Paraqitja e përfaqësueses A në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026 dhe pjesëmarrja e saj në play-off-in e marsit, për të qenë pjesë e finaleve, dëshmojnë qartë zhvillimin dhe ambicien e lartë. Uroj që Kosova të ketë suksese në dy ndeshjet e ardhshme në play-off-it.

Në nivel klubesh, arritjet janë të mëdha. Drita jo vetëm që është kualifikuar në grupet e UEFA Europa Conference League, por edhe i ka kaluar ato dhe sot është në fazën play-off.

Po ashtu, progresi i përfaqësueseve të moshave të reja është evident. Kombëtarja U-21 ka bërë një performancë pozitive në ndeshjet kualifikuese dhe ka shumë shanse që të jetë pjesë e finaleve të EURO U-21 2027. Uroj që të jetë pjesë e këtij eventi madhor në Tiranë. Ky zhvillim pasqyron rëndësinë që i është kushtuar futbollit të të rinjve dhe tregon se investimet e bëra sot po japin rezultate konkrete për të ardhmen.

Në këtë kontekst, më lejoni t’u shpreh urimet tona më të mira për përfaqësueset kombëtare dhe klubet tuaja në garat aktuale dhe ato që do të vijnë. I urojmë lojtarëve, trajnerëve dhe zyrtarëve tuaj çdo sukses në vazhdimin e rrugëtimit të tyre sportiv.

Të marra së bashku, këto zhvillime dëshmojnë se futbolli në Kosovë po ecën përpara në mënyrë të strukturuar dhe të qëndrueshme, nga infrastruktura, te futbolli i bazës, te zhvillimi i të rinjve, garat e klubeve dhe ekipet kombëtare.

Nuk dua t’ju marr më shumë kohë sot, pasi keni përpara çështje të rëndësishme për të trajtuar sot në Asamble. Do të trajtoni çështjet vjetore të bilanceve apo buxheteve, keni për të bërë edhe zgjedhjen e Presidentit tuaj dhe konfirmimin e komitetit ekzekutiv te zgjedhur nga shoqatat rajonale.

Proceset zgjedhore janë gjithmonë momente themelore e të rëndesishme për çdo federatë, sepse rikonfirmojnë  legjitimitetin, unitetin dhe përgjegjësinë e institucioneve të futbollit.

Edhe pse sot ju keni një kandidat të vetëm, fakti që Asambleja zhvillohet në përputhje me statutin, rregullat dhe procedurat demokratike është një tregues i rëndësishëm i stabilitetit institucional të FFK-së.

Ju uroj një Asamble Zgjedhore të suksesshme dhe të zhvilloni punimet, siç e uroi edhe Presidenti Ademi, ‘fair play’.

Ju faleminderit shumë për mikpritjen tuaj të ngrohtë, si gjithmonë, në shtëpinë time në Prishtinë. Punime të mbara.”

Etiketa: dukaFutbollKosove

Lajme të lidhura

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane
Sport

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26
Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore
Breaking Views

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

20:20 - 04/02/26
Benzema “tradhton”  Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave
Sport

Benzema “tradhton” Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave

15:20 - 04/02/26
Para
Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26

Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim zyrtar nga Papa Leoni XIV gjatë vizitës së tij në Vatikan. Takimi...

Lexo më shumë
Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

16:25 - 05/02/26
Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com