GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj bie në “gropë” me këmbët e veta, tregon hapur si abuzoi me tenderin 3.8 mld lekë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj bie në “gropë” me këmbët e veta, tregon hapur si abuzoi me tenderin 3.8 mld lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderët në shkelje të ligjit janë kthyer tashmë në “hobi” për kryebashkiakun Erion Veliaj. Këtë herë skema për abuzim i ka ecur huq për shkak se ka zbardhur pa dashje shkeljet që janë bërë. Tashmë dihet se tenderit nga Bashkia Tiranë klasifikohen në listën e kontratave “Red Flag”, për shkak se firmosen në shkelje të ligjit dhe lënë hapësira për abuzime dhe cenim tregu. Në çdo rast Veliaj zhvillon tenderë pa garë, ose shpesh skualifion pa të drejtë kompanitë dhe lë në garë vetëm operatorin që ai e ka mik, duke dhënë kontrata gjithmonë me çmimet më të larta. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me këtë herë, por “gabimi” me skualifkimin e operatorëve duket hapur te dokumentet e publikuara, pasi një operator renditet edhe tek kompania fituese edhe tek lista e të skualifikuarve, ndërsa më poshtë në shpjegimin e procedurave shfaqet fituese një tjetër kompani.

Konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Mbikëqyrja e punimeve për objektin: “Ndërtim pedonale, pistë vrapimi dhe korsi biçikletash në liqenin e Farkës” me fond limit 3.8 miliardë lekë. Në paraqitjen e dokumentit me të dhënat e tenderit, ku përfshihen konkurruesit, fituesi, afati dhe fondi limit, regjistrohet si fitues kompania “A.SH. Engineering” shpk, ndërsa në dokumentin ku tregohen kompanitë e skualifkuara dhe bëhet njoftimi për kompanin që është cilësuar e suksesshme, fitues regjistrohet “A & E ENGINEERING” shpk. Pra vetë dokumentet e publikuara nuk janë të sakta, çka përbënë shkelje ligjore në bazë të ligjit për prokurimet.

Abuzimi pastaj bëhet edhe me i thellë vetëm për faktin që Veliaj skualfikoi menjëherë kompanitë e tjerë nga gara dhe i dha tenderin kompaninë “A & E ENGINEERING” shpk pa u zhvilluar më parë gara. Duke shtuar kështu një tjetër tender në listën e kontratave “të skuqura” nga shkeljet dhe të rrezikshme për tregun.

Sakaq shtojmë këtu faktin, se Veliaj po shpenzon plot  3. 892. 330.00 vetëm për mbikëqyrjen e punimeve në ndërtimet që po bëhen në Farkë. Më saktë, derdhen miliona euro për të betonizuar Farkën dhe pasuruar kompanitë oligarke. Ku punimet zgjasin nga 19 ditë maksimumi 12 muaj, ndërsa paratë vërshojnë lumë. E.H/ gijotina.com

Etiketa: Erion Veliajkryesore2

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Xhafaj dezerton nga Rama: Bashkëpunim i zi mes krimit dhe qeverisë

Xhafaj dezerton nga Rama: Bashkëpunim i zi mes krimit dhe qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarja nga protesta: Ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008 na sollën këtu ku jemi, shqiptarët duan ndryshim
Aktualitet

Qytetarja nga protesta: Ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008 na sollën këtu ku jemi, shqiptarët duan ndryshim

20:11 - 20/09/26

Një protestuese, gjatë tubimit para Kryeministrisë, ka adresuar një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj Parlamentit, duke e lidhur situatën aktuale në...

Lexo më shumë
“Lideri janë qytetarët”/ Aktivisti Myftari: Protesta duhet të marrë përgjegjësi, duhen ide konkrete për ndryshimin

“Lideri janë qytetarët”/ Aktivisti Myftari: Protesta duhet të marrë përgjegjësi, duhen ide konkrete për ndryshimin

19:50 - 20/09/26
Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 4-t, fitojnë Kukësi, Burreli dhe Besëlidhja

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 4-t, fitojnë Kukësi, Burreli dhe Besëlidhja

19:36 - 20/09/26
“Të çlirojmë Shqipërinë nga mafia e korrupsionit!”- Profesori Lush Susaj: Dorëheqja e Ramës i hap rrugë pluralizmit dhe demokracisë

“Të çlirojmë Shqipërinë nga mafia e korrupsionit!”- Profesori Lush Susaj: Dorëheqja e Ramës i hap rrugë pluralizmit dhe demokracisë

19:24 - 20/09/26
Pankarta pikante nga dita e 113-të e revoltës qytetare në Tiranë: Jemi të ndryshëm, por të bashkuar

Pankarta pikante nga dita e 113-të e revoltës qytetare në Tiranë: Jemi të ndryshëm, por të bashkuar

19:14 - 20/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com