GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

BE distancohet nga Bordi i Paqes, ndërsa Rama do shkojë: “Më ka ardhur ftesa nga Trump”

10:54 - 15/02/26
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
BE distancohet nga Bordi i Paqes, ndërsa Rama do shkojë: “Më ka ardhur ftesa nga Trump”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

19 shkurti do ta gjejë kryeministrin Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë në Washington për të marrë pjesë në  themelimin zyrtar të Bordit të Paqes.

Kjo u pohua vetë nga kryemistri gjatë podkastit të përjavshëm Flasim.

“Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s’më kanë ftuar,se,se,se… Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes.”-tha Rama.

BE didistancohet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nuk do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, të planifikuar më 19 shkurt në Uashington. Përmes zëdhënësit të saj,  Anouar El Anouni, Komisioni Europian bëri të ditur se Brukseli ka ende pikëpyetje mbi statutin e “Bordit të Paqes”, veçanërisht për fushëveprimin, qeverisjen dhe përputhshmërinë me Kartën e OKB-së.

Megjithatë, BE mbetet e gatshme të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zbatimin e një plani paqeje në Gazë.

Ndërkaq, sipas raportimit të “New York Times”, në takimin joformal në Uashington pritet të prezantohet një plan prej miliarda dollarësh për rindërtimin e rripit të Gazës. SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe thuhet se janë gati të investojnë secila nga 1 miliard dollarë në këtë projekt.

Po ashtu, disa nga 20 vendet pjesëmarrëse pritet të ofrojnë mijëra trupa për krijimin e një force sigurie që do të vendoset në territor, duke shënuar një hap të ri në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e rajonit.

gijotina.com/

Etiketa: Bordi i PaqesKryesore1

Lajme të lidhura

Berisha viziton protestuesin e lënduar: U trajtua shtazërisht në qeli nga banditët me uniformë..
Aktualitet

Berisha viziton protestuesin e lënduar: U trajtua shtazërisht në qeli nga banditët me uniformë..

10:20 - 18/04/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Të majmesh në kurriz të qytetarëve, Tabaku: Si po përfiton qeveria 4.3 mln euro më shumë taksa nga kriza e naftës

10:12 - 18/04/26
Kthehet në normalitet trafiku detar në Gjirin Persik, 20 anije përshkojnë pa probleme Ngushticën e Hormuzit
Botë

Kthehet në normalitet trafiku detar në Gjirin Persik, 20 anije përshkojnë pa probleme Ngushticën e Hormuzit

09:35 - 18/04/26
Para
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, në pranga Erisjaldo Gjuta

Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, në pranga Erisjaldo Gjuta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha viziton protestuesin e lënduar: U trajtua shtazërisht në qeli nga banditët me uniformë..
Aktualitet

Berisha viziton protestuesin e lënduar: U trajtua shtazërisht në qeli nga banditët me uniformë..

10:20 - 18/04/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reagua lidhur me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të opozitës. Me anë të një...

Lexo më shumë
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Të majmesh në kurriz të qytetarëve, Tabaku: Si po përfiton qeveria 4.3 mln euro më shumë taksa nga kriza e naftës

10:12 - 18/04/26
Kthehet në normalitet trafiku detar në Gjirin Persik, 20 anije përshkojnë pa probleme Ngushticën e Hormuzit

Kthehet në normalitet trafiku detar në Gjirin Persik, 20 anije përshkojnë pa probleme Ngushticën e Hormuzit

09:35 - 18/04/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:09 - 18/04/26
Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, reagojnë autoritetet: Sulm ndaj drejtësisë

Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, reagojnë autoritetet: Sulm ndaj drejtësisë

08:45 - 18/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com