GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Gjin Boriçit, kush janë 40 dëshmitarët e thirrur nga SPAK tek dosja ‘Metamorfoza’

15:24 - 16/02/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Gjin Boriçit, kush janë 40 dëshmitarët e thirrur nga SPAK tek dosja ‘Metamorfoza’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mesditën e sotme prokurorë dhe avokatë, janë përballur në Gjykatën e Posaçme me dy përfaqësuesit e akuzës, të cilët parashtruan disa kërkesa, mes të cilëve dhe një kërkesë për thirrjen si dëshmitarë të rreth 40 personave që do rrëfehen në gjyqin kundër Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës, Denis Brajoviç dhe Edmond Prekës.

Këta persona mes të cilëve dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, akuzohen nga SPAK se kanë vepruar si një grup kriminal, duke kryer vrasjen e Gjin Boriçit, mëngjesin e 8 Gushtit 2020 në Shkodër.

Për të provuar krimin, SPAK ka shprehur dëshirën të thërrasë në gjykatë si dëshmitarë rreth 40 persona, mes të cilëve janë e dashura e viktimës Gjin Boriçi.

Sipas dosjes hetimore e dashura është personi i fundit që ka komunikuar me Gjin Boriçin. Ky komunikim është bërë përmes telefonit dhe nga këqyrja e aparatit të saj del që ajo ka biseduar me të dashurin Gjin Ndoj alias Boriçi.

Mësohet se vajza do thirret si dëshmitare dhe do pyetet nëse i dashuri i saj ka pasur shqetësime dhe rreth mësimit të lajmit për vrasjen e tij.

Një tjetër dëshmitar është, Nuredin Dumani, i cili në këtë dosje është person nën hetim pasi akuzohet se ka “Siguruar kushtet për të kryer vrasjen” e Dorjan Dulit.

Nuredin Dumani, tashmë i kthyer në bashkëpuntor i SPAK ka pranuar se është kontraktuar nga Behar Bajri dhe Bardhyl Mavraj me qëllim vrasjen e Dorjan Dulit.

Por qëllimi i SPAK me dëshminë e Dumanit, është të provojë kodet e komunikimeve që ka pasur me Behar Bajrin dhe Bardhyl Mavraj, kode me të cilët Bajri, ka kryer biseda dhe në rastin e vrasjes së Gjin Boriçit.

Mes emrave të tjerë për të dëshmuar është dhe Jozi Kraja alias Ndoj,i cili rezulton të jetë vëllai i viktimës Gjin Ndoj alias Boriçit.

Aktualisht Jozi Kraja, ndodhet i izoluar në burg pasi akuzohet për “Sigurim të kushteve për të kryer vrasjen” e vëllezërve Durim dhe Valter Bami.

Lista e dëshmitarëve vijon me emra të tjerë Kleant Musabelliu, Enver Sylejmani, Adem Cemurati, Vatë Betaj, Hysen Podgorica, Eliseo Berberi, Gasper Kokaj dekan në Universitetin e Shkodrës, Kristjan Kokaj, djali i Dekanit, Kolec Marku, Nikollë Marku, Emanuel Marku dhe persona të tjerë.

 

Etiketa: deshmitaremetamorfoza

Lajme të lidhura

‘Kryengritja e radhës do jetë më madhështore’, Berisha: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës
Aktualitet

‘Kryengritja e radhës do jetë më madhështore’, Berisha: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës

14:10 - 21/04/26
Rama “harron” korrupsionin si pengesën kryesore: Siguria ushqimore, sfida më e vështirë për integrimin
Aktualitet

Rama “harron” korrupsionin si pengesën kryesore: Siguria ushqimore, sfida më e vështirë për integrimin

13:50 - 21/04/26
“Burrec dhe prostitutë politike”, Berisha: Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin anti-amerikan të organizuar nga Soros
Aktualitet

“Burrec dhe prostitutë politike”, Berisha: Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin anti-amerikan të organizuar nga Soros

13:08 - 21/04/26
Para
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit
Botë

Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit

14:25 - 21/04/26

Televizioni shtetëror iranian raporton se asnjë delegacion nga Irani nuk është nisur ende drejt Pakistanit për të marrë pjesë në...

Lexo më shumë
‘Kryengritja e radhës do jetë më madhështore’, Berisha: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës

‘Kryengritja e radhës do jetë më madhështore’, Berisha: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës

14:10 - 21/04/26
Rama “harron” korrupsionin si pengesën kryesore: Siguria ushqimore, sfida më e vështirë për integrimin

Rama “harron” korrupsionin si pengesën kryesore: Siguria ushqimore, sfida më e vështirë për integrimin

13:50 - 21/04/26
“Burrec dhe prostitutë politike”, Berisha: Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin anti-amerikan të organizuar nga Soros

“Burrec dhe prostitutë politike”, Berisha: Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin anti-amerikan të organizuar nga Soros

13:08 - 21/04/26
Bardhi dhe Tabaku zhvillojnë takime në Senatin Italian: Në Shqipëri po cënohen standardet demokratike

Bardhi dhe Tabaku zhvillojnë takime në Senatin Italian: Në Shqipëri po cënohen standardet demokratike

12:55 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com